KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trump: “Nuk ka pothuajse më, asnjë objektiv për t’u sulmuar në Iran”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Trump: “Nuk ka pothuajse më, asnjë objektiv për t’u sulmuar në Iran”
AktualeAnalizeBotaFokusKoment

Trump: “Nuk ka pothuajse më, asnjë objektiv për t’u sulmuar në Iran”

Përditësimi i fundit: 12 Mars, 2026 9:50 am
242 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Presidenti amerikan Trump ka riafirmuar mendimin e tij se lufta kundër Iranit mund të përfundojë shpejt.

“Nuk ka pothuajse më asnjë objektiv për t’u sulmuar”, tha  Presidenti i SHBA Donald Trump  për platformën e lajmeve Axios. Fundi i luftës varet vetëm nga vullneti i tij.

Sipas deklaratave të tij, SHBA kanë bombarduar më shumë se 5.000 objektiva në Iran. Këto përfshijnë qendrat e komandës së Gardës së Revolucionit, sistemet e mbrojtjes ajrore, lëshuesit e raketave, vendet e programit bërthamor iranian, anijet dhe aeroportet ushtarake. Selitë e udhëheqësve politikë dhe fetarë janë sulmuar gjithashtu. Ajatollah Ali Khamenei u vra në një nga sulmet. Ndërkohë, biri i tij, Mukhtaba, është emëruar pasardhësi i tij.

Por objektivat e ndjekura nga qeveria amerikane me sulmet e saj janë reduktuar që nga fillimi i luftës. Ndërsa fillimisht fokusi ishte në ndryshimin e regjimit dhe shkatërrimin e plotë të programit bërthamor të Iranit, kohët e fundit qëllimi ka qenë të frenohen aftësitë ushtarake të Iranit.

.Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, i hodhi poshtë shpresat për një përfundim të shpejtë të luftës: “Ky operacion do të vazhdojë pa limit kohor, për aq kohë sa të jetë e nevojshme, derisa të kemi arritur të gjitha objektivat tona dhe beteja të ketë mbaruar”, deklaroi ai, sipas zyrës së tij, në një takim me komandantët e ushtrisë në selinë ushtarake në Tel Aviv.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan , bëri thirrje për t’i dhënë fund luftës. Ajo duhet të ndalet përpara se i gjithë rajoni “të përfshihet nga flakët”, i tha ai Parlamentit. Një fund i luftës është i mundur, nëse diplomacisë i jepet një shans. Turqia është në bisedime me të gjitha palët për ta arritur këtë.

Sipas deklaratave të veta, ushtria izraelite ka nisur valë të reja sulmesh kundër kryeqytetit libanez, Bejrutit, dhe kundër Iranit. Incidente të reja kanë ndodhur në Ngushticën e Hormuzit. Disa anije tregtare janë goditur nga predha në ngushticë. Sipas CNN, Garda e Revolucionit Iranian ka filluar vendosjen e minave në zonë. Por sipas Ministrit të Jashtëm gjerman Johann Wadephul, deri tani nuk ka prova për këtë. Megjithatë, Ngushtica e Hormuzit aktualisht është praktikisht e bllokuar. Kjo ka një ndikim të rëndësishëm në furnizimin global me energji. Ashtu si Erdogani, ministri i Jashtëm gjerman Wadephul kërkoi një zgjidhje diplomatike për krizën.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lirohen katër nxënësit shqiptarë të ndaluar në Mal të Zi, pse bënë simbolin e shqiponjës

Champions League sot/ Spektakël me nëntë sfida

Apeli i Posaçëm vendos për Vlora Hysenin/ Arrest shtëpie sërish, ish-drejtoresha e SHISH

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë 2026/ Kritika për Kuvendin, ndërhyrjet politike në drejtësi dhe lirinë e medias

“Ngërçi institucional e ka penguar Kosovën, në rrugën e anëtarësimit në BE”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Nafta, lufta dhe Ngushtica e Hormuzit
Artikulli tjetër Raportohet për sulme iraniane në Irak, Bahrein dhe Oman

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Marta Kos në Parlamentin Europian: “Tirana duhet të vazhdojë punën në sistemin e drejtësisë dhe mjedisit”
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 4 Nëntor, 2026
Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit në atë spitalor
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 4 Nëntor, 2026
Stërvitje pranë Aeroportit të Rinasit, Ministria: Nuk ka emergjencë reale
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 4 Nëntor, 2026
Qeveria planifikon mbi 1 miliard euro për projekte hekurudhore
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 4 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.