KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Uria dhe pengjet në Rripin e Gazës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Uria dhe pengjet në Rripin e Gazës
AktualeAnalizeBotaFokusSociale

Uria dhe pengjet në Rripin e Gazës

Përditësimi i fundit: 5 Gusht, 2025 9:37 am
173 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet urgjentisht për të diskutuar gjendjen e pengjeve izraelite që mbahen ende nga Hamasi – në një gjendje të rëndë shëndetësore – sipas burimeve izraelite.

Hamasi, të cilin BE, SHBA, Gjermania  dhe të tjerë e konsiderojnë një organizatë terroriste, besohet se mban pesëdhjetë pengje të tjera të marra në tetor 2023 – rreth njëzet prej tyre janë ende gjallë.

Hamasi ka publikuar pamje propagandistike që tregojnë Eviatar Davidin (24), një nga pengjet, të uritur dhe në gjendje të keqe shëndetësore. Në pamje ai duket se po gërmonte varrin e tij në një nga tunelet e kontrolluara nga Hamasi.

“Kur e shoh kështu, nuk besoj se mund të jetojë më shumë se disa ditë në këto kushte”, tha Tal Shoam për ARD. Ai ka qenë vet midis pengjeve para se të shkëmbehej. Ai thotë se e njohu tunelin në të cilin ishte mbajtur me Davidin për muaj të tërë.

Videoja ka shkaktuar kritika dhe indinjatë ndërkombëtare. Duke pasur parasysh gjendjen e pengjeve, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka kërkuar ndihmë nga Kryqi i Kuq. Ai tha se do të vazhdojë me vendosmëri angazhimin deri në shkatërrimin e Hamasit dhe çlirimin e pengjeve. Ndërsa Hamasi i ka hedhur poshtë kërkesat për ndihmat e Kryqit të Kuq, pa plotësimin e kushteve të tij.

Përfaqësuesit e Hamasit thonë, se do ta lejojnë Kryqin e Kuq të ndihmojë pengjet, vetëm nëse Izraeli lejon menjëherë që ndihmat humanitare t’u dërgohen popullsisë së Gazës dhe ndalon sulmet ajrore gjatë shpërndarjes së ndihmës.

“Pushtim” i të gjithë Rripit të Gazës?

Ministri i Brendshëm izraelit, një politikan i krahut të djathtë radikal, Itamar Ben-Gvir, ka bërë thirrje që “i gjithë Rripi i Gazës të pushtohet sot”, të shpallet sovraniteti izraelit atje dhe popullsia palestineze të “inkurajohet të emigrojë vullnetarisht”.

Izraeli po përballet me akuza për spastrim etnik gati dy vjet pas sulmeve terroriste të Hamasit që vranë rreth 1,200 vetë dhe morën 250 pengje.

Gjatë hakmarrjes izraelite, pjesa më e madhe e Rripit të Gazës u rrafshua. Sipas disa vlerësimeve, rreth 60,000 palestinezë u vranë, një e treta e tyre fëmijë. Kështu pohon Ministria e Shëndetësisë në Gazë, e kontrolluar nga Hamasi.

Popullsia është e futur në zona që përbëjnë gati dhjetë përqind të Rripit të vogël të Gazës dhe janë të furnizuara shumë dobët – shumë vetë po vdesin nga uria. Kjo është arsyeja pse Izraeli kritikohet vazhdimisht nga Kombet e Bashkuara dhe shumë vende të ndryshme.

Trump dëshiron një paqe gjithëpërfshirëse?

Amerikanët, nga ana tjetër, thuhet se kanë një plan për t’i dhënë fund gjithçkaje – si luftës ashtu edhe vuajtjeve të pengjeve.

Siç raportohet nga portali Axios dhe disa media izraelite, presidenti i SHBA-së Donald Trump po përpiqet të ndryshojë qasjen e tij – në vend të hapave të vegjël, armëpushimeve dhe ndihmave të vogla humanitare, ai thuhet se synon një zgjidhje gjithëpërfshirëse.

Hamasi militant ka njoftuar se armët janë “e drejta” e tyre për sa kohë që zgjat “pushtimi” – dhe se ata nuk do t’i dorëzojnë ato derisa të ketë një shtet palestinez.

Kështu Hamasi reagoi ndaj lajmeve për planet e SHBA-së jo vetëm për një armëpushim në Gaza, por edhe për t’i dhënë fund luftës dhe, që sipas disa burimeve nënkupton edhe çarmatimin e Hamasit.

“Jemi afër fundit të kësaj lufte”, tha i dërguari special i SHBA-së Steve Witkoff, i cili u takua me familjet e pengjeve izraelite të mbajtura nga Hamasi. “Kemi një plan për t’i dhënë fund luftës dhe për t’i sjellë të gjithë në shtëpi.”

Por tani për tani nuk i shihet fundit kësaj lufte dhe vuajtjeve të shumta të popullsisë civile.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Turqia njofton inflacion me 33,5 përqind
Artikulli tjetër 16 vatra zjarri në 24 orët e fundit, aktive vetëm një në Skrapar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.