KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zjarr i madh në depon e naftës pranë Soçit, pezullohen fluturimet, Rusia akuzon Ukrainën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Zjarr i madh në depon e naftës pranë Soçit, pezullohen fluturimet, Rusia akuzon Ukrainën
AktualeBotaFokusSociale

Zjarr i madh në depon e naftës pranë Soçit, pezullohen fluturimet, Rusia akuzon Ukrainën

Përditësimi i fundit: 3 Gusht, 2025 9:38 am
198 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një depo nafte pranë vendpushimit rus në Detin e Zi, Soçi, ndërsa autoritetet ruse akuzojnë për sulm me dron ukrainas.

Për pasojë, aeroporti i Soçit ka pezulluar fluturimet deri në një njoftim të mëtejshëm.

Guvernatori i Rajonit të Krasnodarit, Veniamin Kondratyev, njoftoi në Telegram se mbeturinat e një droni kanë goditur një rezervuar karburanti dhe 127 zjarrfikës po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë, një sulm me raketa i forcave ruse ka goditur qytetin jugor ukrainas, Mykolaiv, duke shkatërruar shtëpi dhe infrastrukturë civile. Të paktën shtatë civilë u plagosën, ndërsa tre prej tyre po marrin trajtim në spital, sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës.

Sulmi me dron ndaj rafinerisë së Soçit ishte pjesë e disa sulmeve ukrainase gjatë fundjavës në qytete ruse si Ryazan, Penza dhe Voronezh. Guvernatori i Voronezhit tha se katër persona u plagosën nga një tjetër sulm me dron.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë deklaroi se mbrojtja e saj ajrore ka rrëzuar 93 dronë ukrainas gjatë natës, 60 prej të cilëve mbi rajonin e Detit të Zi. Nga ana tjetër, forcat ajrore ukrainase thanë se Rusia qëlloi 83 dronë dhe shtatë raketa gjatë natës, duke rrëzuar 61 prej tyre, ndërsa 16 dronë dhe gjashtë raketa goditën objektiva në tetë vende të ndryshme.

Ngjarjet ndodhin pas një jave shumë të vështirë për civilët në Ukrainë, përfshirë sulmin në Kiev të enjten, ku u vranë të paktën 31 persona. Në këtë sulm u përdorën më shumë se 300 dronë dhe tetë raketa lundrimi, duke e bërë atë një nga më të përgjakshmit që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022.

Pas sulmeve, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje për sanksione më të forta ndërkombëtare ndaj Rusisë, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump dënoi veprimet e Moskës dhe paralajmëroi sanksione të reja ndaj eksportit rus të naftës dhe produkteve të tjera.

Në korrik, Trump kishte vendosur një ultimatum prej 50 ditësh për Putinin që të përfundojë luftën, përndryshe SHBA do të vendosë tarifa të ashpra ndaj Rusisë. Javën e fundit, ai përcaktoi një afat të ri prej 10-12 ditësh, që skadon më 8 gusht.

 

Marrë nga Reuters

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pallati në Elbasan u dogj dhe u shemb, Policia: Shkak rrjedhja e gazit në banesën e një prej viktimave

‘Plumbi i artë’, SPAK: 302 vite burg për 15 të pandehur

Skandali i mashtrimit 20 miliardë $, që po trondit Turqinë

Ilir Meta denoncon: “Regjistrohen bisedat e mia me avokatin, në burg”

Kryeministri Rama flet për herë të parë për akuzat e Veliajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Australia përfshihet nga reshjet e dëborës, ndërprerje masive të energjisë elektrike
Artikulli tjetër Hamasi refuzon të çarmatoset: “Nuk do të ndodhë, derisa të krijohet shteti palestinez”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Kryesore Sociale 5 Nëntor, 2026
Çfarë fshihet pas fluturimit të tre besnikëve të Vuçiçit?
Analize Fokus Opinion Politike Rajoni Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Pse super të pasurit po zhvendosen në Athinë?
Analize Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Si u “pastrua” në KPP tenderi i mirëmbajtjes së rrugëve, ku fituesi pranoi falsifikimin
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.