Bordi i Transparencës ka vendosur të enjten uljen e çmimeve të karburanteve në vend.
Sipas vendimit të ri, nafta do të tregtohet me një çmim maksimal prej 210 lekësh për litër në pikat e shitjes me pakicë, ndërsa në shitjen me shumicë çmimi nuk duhet të kalojë 198 lekë për litër.
Edhe benzina pëson ulje. Çmimi i saj është përcaktuar në jo më shumë se 169 lekë për litër në pakicë dhe 157 lekë për litër në shumicë.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi këtë të enjte, në orën 13:45, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës.
Marrë nga Botasot.info