KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zjarret në Los Angeles, rreziku ende nuk është shmangur
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Zjarret në Los Angeles, rreziku ende nuk është shmangur
AnalizeBotaSocialeZhvillim

Zjarret në Los Angeles, rreziku ende nuk është shmangur

Përditësimi i fundit: 14 Janar, 2025 9:27 am
104 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Sipas shifrave zyrtare deri tani prej zjarreve shkatërruese në Los Anxhelos kanë humbur jetën të paktën 24 vetë. Autoritetet paralajmërojnë se rreziku ende nuk është shmangur. Autoritetet në Los Anxhelos njoftojnë se kushtet e motit janë të rrezikshme dhe se prej tyre mund të rindizen zjarret. Erërat që priten dhe thatësira përbëjnë një rrezik të lartë për zjarri në pjesën më të madhe të Los Anxhelosit, tha shefi i Zjarrfikësve të qarkut Los Anxhelosit, Anthony Marrone. Kurse drejtorja e Departamentit të Zjarrfikësve të Los Anxhelosit, Kristin Crowley, bëri të qartë se rreziku ende nuk është shmangur dhe kërkoi që të mos ulet vigjilenca.

Shtohet numri i të vdekurve

Autoritetet amerikane thonë se në zonën më të madhe të Los Anxhelosit, numri i njerëzve të vdekur nga zjarret e tmerrshme të ditëve të fundit është rritur në 24 – më parë ishin raportuar 16 të vdekur. Sipas raportit të fundit, 16 persona humbën jetën në zjarrin “Eaton” pranë Altadenës dhe Pasadenës, ndërsa tetë vdiqën në rrethin perëndimor pranë Paqësorit. Operacionet e shuarjes së zjarrit janë duke vazhduar, por zjarri ka përfshirë shumë godina dhe akoma nuk është nën kontroll. Kjo është një tjetër arsye pse autoritetet kanë frikë se numri i viktimave do të vazhdojë të rritet.

Frika se ka më shumë viktima

Sipas të dhënave të zjarrfikësve Cal Fire, 12.000 ndërtesa u shkatërruan, duke përfshirë edhe shtëpi e kasolle. Vetëm i ashtuquajturi “Zjarri Palisades” shkatërroi 9.500 hektarë, ndërsa zjarri “Eaton”shkatërroi rreth 5.660 hektarë. Sipas guvernatorit kalifornian Gavin Newsom, mund të duhen gjashtë deri në nëntë muaj për të pastruar rrënojat paszjarreve në Los Anxhelos për t’u pastruar. Së pari, inspektimi i të gjitha ndërtesave të prekura duhet të përfundojë brenda dy javësh, tha Newsom për CNN.

Në ditët në vijim, njëra pas tjetrës do të fotografohen dhe imazhet dhe do të publikohen në një faqe interneti, tha guvernatori. Kjo do t’u mundësojë banorëve të marrin informacion për gjendjen e ndërtesave pa pasur nevojë të udhëtojnë në zonat aktualisht të rrethuara. Shumë njerëz aktualisht nuk e dinë nëse shtëpia e tyre është djegur apo jo. Deri tani policia ka mundur të shoqërojë vetëm disa persona në pronat e tyre. Fotot do të përdoren edhe për të kontaktuar kompanitë e sigurimeve. Fushata e fotografimeve filloi në fundjavë.

Plaçkitje

Autoritetet njoftojnë për arrestimin e një grabitësi me uniformë zjarrfikësi. Policia e ka arrestuar ate “gjatë një vjedhjeje të një shtëpie”, tha sherifi i një zone në Los Anxhelos, Robert Luna. Sipas policisë, burri me një uniformë të rreme zjarrfikëse ishte pjesë e një grupi prej tre personash, që po qëndronin ilegalisht në zonën e kufizuar.

“Ka njerëz që do të bënin gjithçka për të shfrytëzuar viktimat të kësaj tragjedie”, tha shefi i LAPD-së Jim Mcdonnell. Burri përballet me një dënim më të ashpër se grabitësit e tjerë, sepse ai u maskua si zjarrfikës. Kjo formë e plaçkitjes dhe keqpërdorimit të veshjeve të autoriteteve është e dënueshme në Kaliforni me heqje lirie deri në një vit. Që nga e premtja janë angazhuar për mbrojtjen e zonave edhe ushtarët e Gardës Kombëtare. Ditët e fundit janë angazhuar edhe më shumë autoritete për shuarjen e zjarreve, por deri tani nuk kanë arritur t’i fusin nën kontroll të plotë.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Në mbrojtje të Perëndimit

“KODI I KUQ” – E majta do shfrytëzojë frikën nga humbja e vendeve të punës prej inteligjencës artificiale

Kush është njeriu që po e kthen Donald Trump-in në një makineri globale marrëveshjesh

Mungesa e punonjësve në turizëm dhe shërbime, Shqipëria kërkon 20 mijë të huaj

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria lehtëson procedurat për të huajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Hakmarrje brutale mes dy fiseve, ekzekutohet në pritë Kristian Marku
Artikulli tjetër Çfarë pritet nga BE-ja gjatë këtij viti?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Rrjeta kap vetëm “peshqit e vegjël”
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Vizita e Ramës në Romë dhe sinjalet e Brukselit për integrimin e Shqipërisë
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 17 Prill, 2026
Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI
Bota HI-Tech Opinion Sociale Zhvillim 17 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.