KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bankat kanë investuar më shumë se 940 milionë euro në Eurobonde të qeverisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Bankat kanë investuar më shumë se 940 milionë euro në Eurobonde të qeverisë
AnalizeFinanceKryesoreZhvillim

Bankat kanë investuar më shumë se 940 milionë euro në Eurobonde të qeverisë

Përditësimi i fundit: 20 Shkurt, 2025 9:52 am
176 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Sektori bankar rriti më tej investimin në Eurobondet e qeverisë shqiptare gjatë vitit të kaluar.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se letrat me vlerë në valutë të huaj të qeverisë shqiptare në bilancin e sektorit bankar në fund të vitit 2024 arritën vlerën e 92.5 miliardë lekëve ose afërsisht 942 milionë euro (me kursin e ditës së fundit të vitit të kaluar). Krahasuar me një vit më parë, vlera e këtyre aseteve është rritur me 11.5%.

Megjithatë, nëse e zhveshim rritjen nga efekti i kursit të këmbimit, ajo do të rezultonte edhe më e lartë. Kursi i këmbimit euro-lek e mbylli vitin 2024 në nivelin 98.15 lekë.

Ky është kursi më i ulët historik i regjistruar në fund të vitit kalendarik dhe shumë afër nivelit minimal historik të të gjitha kohërave, të regjistruar në nëntor 2024. Krahasuar me fundin e vitit 2023, kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë me 5.5%.

Pesha specifike e Eurobondeve të qeverisë shqiptare në bilancin e sektorit bankar ka shënuar një rritje të lehtë, në 4.3% të aktiveve nga 4.2% që përbënte një vit më parë.

Ndërkohë, duke përfshirë edhe letrat e borxhit në lekë, ekspozimi total i sektorit bankar ndaj qeverisë shqiptare përbënte 27.1% të vlerës totale të aktiveve, në rritje të mëtejshme nga niveli prej 26.4% i një viti më parë.

Instrumentet e borxhit në valutë të qeverisë shqiptare kanë tërhequr një interes në rritje të sektorit bankar shqiptar në vitet e fundit. Investimi në këto instrumente ka ofruar kthime të kënaqshme, përgjatë një periudhë kur normat e interesit për monedhën euro kanë qenë shumë të ulëta.

Investimi në Eurobonde në disa prej emetimeve të tyre është favorizuar edhe nga kushtet lehtësuese të përkohshme të mundësuara nga Banka e Shqipërisë, që ka lejuar bankat që këto investime të ponderohen me një koeficent rreziku më të ulët, krahasuar me nivelet standarde të kërkuara nga kuadri rregullator, për efekt të llogaritjes së treguesit të mjaftueshmërisë së kapitalit.

Ndërkohë, këtë muaj qeveria shqiptare emetoi Eurobondin e shtatë, me vlerë totale prej 650 milionë eurosh dhe afat maturimi 10-vjeçar. Në përgjithësi, shuma e ofruar për bankat tregtare vendase në emetimin primar nuk është shumë e madhe dhe në asnjë rast nuk e ka kaluar 10% të gjithë vlerës së emetimit. Megjithatë, në një masë të madhe investimet e bankave në Eurobonde kryhen nëpërmjet blerjeve në tregun dytësor.

Rritja e lartë e depozitave në valutë gjatë viteve të fundit ka krijuar sasi të konsiderueshme likuiditetesh të lira për bankat. Në fund të vitit 2024, depozitat në monedhën europiane arritën shifrën rekord të 8.04 miliardë eurove, në rritje me 10.2% krahasuar me një vit më parë.

Nga ana tjetër, kuadri rregullator i Bankës së Shqipërisë tenton ta bëjë më të kushtueshëm kreditimin në valutë të huaj për subjektet me të ardhura në lekë, çka i kufizon hapësirat e rritjes së kredisë në euro për sektorin privat shqiptar. Në këtë mënyrë, Eurobondet në vitet e fundit kanë shërbyer edhe si një instrument për thithjen e likuiditeteve të lira në valutë të sektorit bankar.

Duke patur parasysh se i gjithë stoku i emetuar dhe i pashlyer i Eurobondeve shqiptare në fund të vitit 2024 ishte rreth 2.27 miliardë euro, mund të llogaritet se sektori bankar zotëronte më shumë se 41% të gjithë portofolit të tyre.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kroacia gropos 14.7 tonë speca të kuq të fermerëve fierakë

SPAK-u godet call center-in në Tiranë/ 8 masa sigurie, tre persona në burg

Champions League/ Edhe sot 6 përballje në fushë

Hagë/ Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin, për pengim të drejtësisë

Braktiset dëgjesa për Reformën Territoriale në Rrajcë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “MIRA”, Inteligjenca artificiale që do të gjurmojë punësimin informal
Artikulli tjetër ‘Protagonizmi tragjik’ i kryeministrit Rama pas arrestimit të Erion Veliajt

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 10 Shtator, 2026
Kontinenti i vjetër nuk është më i lakmueshëm, bien me 17% kërkesat për azil në BE
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 10 Shtator, 2026
Ngërçi me pagat: Kryetarët e gjykatave kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
Protesta zhvendoset para SPAK-ut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.