KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bashkitë realizojnë vetëm 17% të programit të investimeve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Bashkitë realizojnë vetëm 17% të programit të investimeve
AnalizeKryesore

Bashkitë realizojnë vetëm 17% të programit të investimeve

Përditësimi i fundit: 13 Shtator, 2024 7:00 pm
100 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Realizimi i investimeve kapitale sipas programit po ndeshet me vështirësi si në pushtetin qendror dhe në atë lokal. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave në 6-mujorin e parë të vitit pushteti vendor kishte realizuar vetëm 17% të programit vjetor të investimeve publike. Nga 41 miliardë lekë që është buxheti i pushtetit vendor për investime në vitin 2024 janë realizuar në gjashtëmujorin e parë vetëm 7,2 miliardë lekë ose 17 % e programit.

Bashkia e Tiranës që dominon programin e investimeve me 15 miliardë lekë të planifikuara ka realizuar vetëm 2 miliardë lekë në 6-mujorine parë ose vetëm 12.9 për qind te planit vjetor. Sipas të dhënave zyrtare Bashkia e Durrësit realizoi rreth 900 milionë lekë investime në 6-mujorin e parë të vitit ose rreth 25% të planit vjetor.

Investimi më i madh nga bashkitë në gjysmën e parë të vitit janë projektet e rindërtimit pas tërmetit në Bashkinë e Durrësit me rreth 528 milionë lekë. Projekti i dytë më i madh janë ndërtimi i shkollave në arsimin e mesëm të përgjithshëm ne Tiranë me 211 milionë lekë. Projekti i tretë më i madh është rehabilitimi i rrjetit rrugore rural në Bashkinë e Lezhës me 159 milionë lekë.Projekti i katërt më i madh është rindërtimi i shkollave në Bashkinë Kamzë me rreth 138 milionë lekë.

Vitin e kaluar pushteti vendor dështoi me realizimin e investimeve publike. Të dhënat zyrtare e Ministrisë së Financave tregojnë se nga totali i programuar prej 48 miliardë lekësh (460 mln euro) i investimeve kapitale janë investuar vetëm 45 për qind e tyre, një vlerë 26 miliardë lekë (252 mln euro). Nga 5228 projekte në total që ishin programuar për tu financuar me 2023, janë financiar më pak se gjysma, ose vetëm 2546 projekte.

Në një kohë që fondet e bashkive mbeten stok pa u realizuar, rajone të tëra rurale në të gjithë vendin janë duke u shpopulluar si rezultat i mungesës së infrastrukturës, rrugore, shëndetësore dhe shkollave. Nga ana tjetër turizmi që po shërben si nxitës për zhvillimin e zonave rurale nuk mund të lidhet me këto komunitete për shkak të mungesës së infrastrukturës bazike.

Zonat popullore të turizmit malor vuajnë furnizimin e rregullt me energji, ndërkohë që bukuritë e zonave rurale të vendit nuk mund të shndërrohen në leverdi ekonomi si rrjedhojë e mungesave në infrastrukturë.

Inspektimet e mëparshme nga Kontrolli i lartë i Shtetit kanë gjetur se bashkitë vuajnë nga menaxhimi i dobët i ligjeve të prokurimeve. Pothuajse të gjitha prokurimet janë në parregullsi, duke ekspozuar taksat ndaj shpërdorimeve të mëdha.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Oligarkët, patronazhistët dhe krimi: si e transformoi Shqipërinë qeverisja Rama?

I nxehti ekstrem pushton Evropën

E besuara e Vuçiç thumbon Ramën: Dhunon opozitën, por i bindur ndaj Brukselit

Lufta për kontrollin e ngushticave detare të botës

E-Albania 2.0 nxjerr nga shinat Shqipërinë dixhitale

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Akuza ndaj Ilir Metës, pagoi 300 mijë euro për t’i dhënë dekoratën Sulejman Rexhepit
Artikulli tjetër Për herë të parë në dekada, Kina rrit moshën e daljes në pension

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

FMN paralajmëron Bashkimin Europian: Borxhi publik mund të dalë jashtë kontrollit
Finance Opinion Politike Zhvillim 25 Maj, 2026
Cilët janë projektet që do të marrin 8 miliardë euro, deri në 2030-ën
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 25 Maj, 2026
BB: Emigrantët shqiptarë fitojnë 2 herë më pak se pritshmëritë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale 25 Maj, 2026
Të zhdukurit e komunizmit, kërkohet veprim nga prokuroria
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 25 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.