KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Endri Puka favorizoi Bankersin kur ishte drejtor i Albpetrol, përfitoi 1.4 milion euro
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Endri Puka favorizoi Bankersin kur ishte drejtor i Albpetrol, përfitoi 1.4 milion euro
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionZhvillim

Endri Puka favorizoi Bankersin kur ishte drejtor i Albpetrol, përfitoi 1.4 milion euro

Përditësimi i fundit: 4 Gusht, 2025 9:36 am
274 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ish drejtori i shoqërisë publike të naftës Albpetrol Endri Puka, i njohur si mëkëmbës i Koço Kokëdhimës, rezulton i përfshirë në një skemë korruptive sa banale aq edhe flagrante me kompaninë private të naftës Bankers Petroleum, nën akuzë për ‘gropën’ 5.5 miliardë euro me pasurinë nëntokësore të Shqipërisë.

Përmes veprimeve korruptive, Puka dhe ‘ustallarët’ e Bankersit kanë dëmtuar shtetin shqiptar, në funksion të përfitimeve monetare të kundraligjshme të përbashkëta.

Endri Puka, ish administrator i kompanive të Koço Kokëdhimës, ka drejtuar Albpetrolin gjatë periudhës 2014-2018, me ndërhyrjen e dyshuar të ish pashait të Jugut, para krisjes me Edi Ramën. Përpos të tjerave, Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një raport të vitit 2017, ka konkluduar se Albpetrol i ka shkaktuar shtetit 150 milionë euro dëm, si pasojë e monitorimit të dobët të marrëveshjeve hidrokarbure me Bankers.

Sipas raportit, kur drejtohej nga Endri Puka, Albpetrol ka miratuar pasqyrat e fryra dhe abuzive finamciare të Bankersit, kompani e cila çdo vit manipulonte shpenzimet për të mospaguar taksa dhe përfituar nga skema e TVSH-së, siç edhe e ka komfirmuar hetimi i Prokurorisë Fier. Mashtrimi i madh financiar i Bankersit është vulosur nga Albpetrol, ku palët dyshohet se kanë ndarë ‘plaçkën’ e vjedhur.

Gjithashtu, Albpetrol është implikuar në skandalin e shpërthimeve në Patoz – Marinëz, duke lejuar Bankersin për të injektuar sasi squfuri në kundërshtim me normat e lejuara nga OBSH. Favorizimi i Bankers nga Albpetrol duke tradhtuar interesin publik, është bërë nga të gjithë ish administratorët dhe nga drejtuesi aktual Eltar Deda, por Endri Puka ka vendosur që t’i marrë një pjesë të parave nga Bankers përmes sistemit bankar, me kontrata dhe faturime fiktive.

Në vitin 2019, pas shkarkimit si administrator i Albpetrol dhe hapjes së një dosje penale, Endri Puka themelon kompaninë AKSENT L&BC, me objekt hartimin e strategjive të biznesit. Puka është administrator dhe aksioner me 75 % të aksioneve. Gjatë viteve 2023-2024, përmes kompanisë AKSENT L&BC, Endri Puka përfiton 1.4 milionë euro nga kompania Bankers.

Hetimi i Prokurorisë së Fierit për aferën Bankers, ndonëse i brishtë dhe i mangët, ka konstatuar se faturimet mes Bankers dhe kompanisë së Pukës janë fiktive, që do të thotë se Bankers i ka dhënë Pukës 1.4 milionë euro jo për ndonjë shërbim të ligjshëm, por në kuadër të skemës së vjedhjes kur Puka drejtonte Albpetrolin.

Nisur nga këto fakte, ngrihen dyshime bazuar në prova se Puka ka dëmtuar interesat e shtetit kur ishte administrator i Albpetrol, duke favorizuar Bankers, ndërsa Bankers i ka dhënë në këmbinim ryshfet 1.4 milionë euro, kamufluar si shërbim në dukje i rregullt.

 

Marrë nga Papaskena.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Spektakli politik, psikologjia e turmave dhe trauma shoqërore
Artikulli tjetër Korrupsioni në Ukrainë: 30 përqind ryshfet për dronë të rinj

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.