KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Fitimet e bankave e mikrofinancës vijnë në rritje, sigurimet me luhatje
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Fitimet e bankave e mikrofinancës vijnë në rritje, sigurimet me luhatje
AnalizeFinanceKryesore

Fitimet e bankave e mikrofinancës vijnë në rritje, sigurimet me luhatje

Përditësimi i fundit: 24 Nëntor, 2024 9:24 am
165 Shikime
Share
16 Min. Leximi
SHARE

Sistemi bankar është një ndër më të zhvilluarit në vend, i nxitur nga hyrja e bankave të mëdha perëndimore në dy dekadat e fundit. Ai mbetet dhe një ndër më fitimprurësit në ekonomi.

Në vitin 2023 bankat, në pjesën më të madhe, përmirësuan fitimet dhe treguesit e kthyeshmërisë nga kapitali dhe aktivet, si rrjedhojë e rritjes më të shpejtë të interesave të kredive (në kahun e të ardhurave) në raport me ato të depozitave (në kahun e kostove), në një mjedis me politikë monetare shtrënguese, që çoi në kosto më të lartë të parasë.

Procesi i konsolidimit të sistemit bankar që nisi në 2019-n, dhe vijoi për rreth katër vjet, duke ulur numrin e bankave nga 17 në 11, duket se ka ndikuar pozitivisht në performancën e bankave ekzistuese.

Fitimi i sistemit për vitin 2023, i raportuar sipas standardeve lokale, ishte 32.5 miliardë lekë, me rritje prej 50% në krahasim me vitin e mëparshëm, duke arritur nivelet më të larta të regjistruara ndonjëherë.

Rritja shumë më e shpejtë e të ardhurave nga interesat, në krahasim me shpenzimet për to, ishte arsyeja kryesore që ndikoi në përmirësimin e ndjeshëm të performancës së sistemit bankar.

Rritja e lartë e fitimeve çoi në përmirësim të treguesve të rentabilitetit. Kthyeshmëria nga Aktivet (RoA) ishte mesatarisht 1.85% në vitin 2023, nga 0.94% në 2022. Kthyeshmëria nga Kapitali (RoE) u rrit në 15.92% në 2023, nga 8.48% që rezultoi vitin e mëparshëm, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.

Kreditë me probleme iu rikthyen rënies në gjysmën e dytë të 2023, duke e mbyllur vitin në nivelin e 4.74%, nga 5% në dhjetor 2022. Ky është niveli më i ulët që nga tetori i vitit 2008.

Banka e Shqipërisë i raporton fitimet e sistemit bankar sipas standardeve lokale, duke zbatuar kritere më të rrepta për shpenzimet për provigjionime.

Ndërsa në Tatime, bankat raportojnë sipas standardeve ndërkombëtare. Diferenca kryesore mes standardeve lokale dhe atyre ndërkombëtare qëndron në mënyrën se si raportohen shpenzimet për provigjionimet për huatë me probleme, teksa Banka e Shqipërisë, që kërkon raportim me ato lokale, ka standarde më të rrepta për shpenzimet që duhen lënë mënjanë për mbulimin e huave, të cilat nuk kthehen në afat.

Në vitin 2023, sipas raportimeve në Tatime, pjesa më e madhe e bankave kanë deklaruar rritje të larta të fitimeve. Në 2023, për të dytin vit radhazi, të gjitha bankat raportuan fitime, me përjashtim të Bankës së Bashkuar të Shqipërisë (UBA), e cila ka më pak se 1% të tregut, sipas madhësisë së aktiveve.

Sipas të dhënave nga bilancet e bankave, që raportojnë bazuar në standardet ndërkombëtare të kontabilitetit, fitimi i 10 bankave (pa përfshirë UBA) ishte 33.6 miliardë lekë, me rritje 20% me bazë vjetore, e ndihmuar nga rritja e marzhit mes interesave të depozitave e kredive, në një kohë që Banka e Shqipërisë vijoi politikën shtrënguese monetare, me qëllim luftimin e inflacionit.

Gjatë vitit 2023, Banka e Shqipërisë e rriti normën bazë dy herë, me nga 0.25 pikë përqindje, duke e çuar në 3.25%.

Në vlerë absolute, banka me fitimin më të lartë është BKT, për vetë madhësinë e saj, me 7.9 miliardë lekë, e ndjekur nga “Raiffeisen”, me 7.8 miliardë lekë, “OTP”, 4.1 miliardë lekë, që u renditën të tria në listën e 10 më të mëdhave sipas fitimeve në vend (shiko renditjen në fillim).

“Intesa SanPaolo Bank Albania” u ngjit në vendin e katërt, pas rritjes së fitimeve me 140%, në 3.65 miliardë lekë. Përmirësimi i rezultatit erdhi si rrjedhojë e rritjes së fortë të të ardhurave nga interesi dhe mbajtja nën kontroll të shpenzimeve.

“Banka Amerikane e Investimeve” renditet e pesta për fitimet më të larta në sistemin bankar, me 3.1 miliardë lekë, me rritje 47% me bazë vjetore, si rrjedhojë e rritjes së fortë të të ardhurave nga interesat dhe fitimit më të ulët të shpenzimeve për interesa.

“Tirana Bank” raportoi një rritje të fitimeve me 81%, në 2.3 miliardë lekë, e ndikuar nga shtimi i të ardhurave dhe mbajtja nën kontroll e shpenzimeve.

“Credins” rezultoi me fitime 2.2 miliardë lekë, me rritje prej 45% me bazë vjetore, e ndikuar nga rritja shumë më e shpejtë e të ardhurave, në raport me fitimet.

“Banka e Parë e Investimeve” deklaroi zgjerim me 20%, me fitime që arritën në 1.2 miliardë lekë.

“Union Bank” shënoi rënie të fitimeve me 12%, në 953 milionë lekë. Ndonëse të ardhurat u rritën, negativisht ndikoi përkeqësimi i zërit “Shpenzime të tjera”.

“ProCredit” deklaroi fitime relativisht të larta për të dytin vit radhazi, pasi kishte rezultuar për disa vite radhazi me humbje, duke hyrë në listën e “Monitor”, sipas fitimeve. Në vitin 2023, fitimet u rritën me 65%, në 227 milionë lekë.

E vetmja me humbje është “Banka e Bashkuar e Shqipërisë”, me një rezultat negativ prej 550 milionë lekësh në vitin 2023.

Normat e fitimit në sistem në vitin 2023 u luhatën nga 10% në 45%.

Për bankat, fitimet shënojnë luhatje të mëdha nga njëri vit në tjetrin, të ndikuara nga shpenzimet për provigjionime, të cilat lihen mënjanë për kreditë e këqija.

Në shumicën e rasteve, përfitueshmëria e sistemit është ndikuar nga provigjionimet si në rastet pozitive (profitabilitet i lartë për rimarrje të provigjioneve) ose ato negative (profitabilitet i ulët, apo edhe humbje, për arsye të provigjioneve të larta për kreditë me probleme – NPL).

Mikrofinanca po gjen gjithnjë e më shumë terren vitet e fundit. Operatorët, që veprojnë në këtë segment dhe premtojnë hua në shuma të vogla, të cilat merren shpejt dhe pa shumë dokumente, po shtohen ndjeshëm së fundmi.

Mikrofinanca ka interesa të larta, për shkak të kostove të shtuara administrative dhe riskut të lartë dhe si rrjedhojë, po gjeneron norma të kënaqshme fitimi, rreth 20-25%. Kjo tendencë vijoi edhe në vitin 2023, teksa kompanitë e kredive të shpejta konsumatore arritën fitime rekord.

Në pjesën më të madhe, institucionet e mikrofinancës nuk duket të jenë ndikuar nga tavanet e normave të interesit. Prej fillimit të vitit 2022, Banka e Shqipërisë filloi të zbatonte ngrirjen e normave maksimale efektive të interesit (NEI Maksimal) mbi kredinë konsumatore.

Nivelet e NEI-t maksimal publikohen në fillim të çdo 6-mujori dhe bazohen në kreditë e disbursuara në 6-mujorin paraardhës. Sipas rregullores, ky tregues ndërtohet si mesatare e normës efektive të interesit për secilin produkt dhe interval, e shtuar me një të tretën.

Qëllimi ishte mbrojtja e konsumatorit nga normat potencialisht abuzive të interesit, të aplikuara kryesisht nga disa institucione financiare jobanka.

Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, normat efektive të interesit para hyrjes në fuqi të rregullores, arrinin deri në 256% për kreditë në shuma të vogla dhe afate minimale maturimi.

“Kredo Financë” deklaroi fitime prej 1.1 miliardë lekësh, me rritje vjetore prej 20%. Norma e kthimit mbeti e pandryshuar në rreth 36%.

“IuteCredit Albania” ka shënuar në vitin 2023, fitime 751 milionë lekë, më se dyfishim nga 2022. Norma e kthimit ishte 19.2%, nga 10% vitin e mëparshëm.

“NOA”, operatori tjetër që vepron në tregun e mikrofinancës, deklaroi fitime që arritën në 480 milionë lekë, pothuajse në të njëjtin nivel me një vit më parë. Norma e fitimit u ul në 22.5%, nga 28% vitin e mëparshëm.

“Fondi Besa” kishte fitime rreth 216 milionë lekë në vitin 2023, me një rritje të lehtë në raport me vitin e mëparshëm, me normë rreth 7.1%.

Mikrofinanca e kredive të shpejta ka marrë zhvillim të shpejtë pas vitit 2016, duke sjellë në Shqipëri modele biznesi të zbatuara më parë në vendet baltike dhe në vende të tjera të Europës Lindore. Këto kredi, përgjithësisht, jepen në shuma të vogla dhe me afate të shkurtra maturimi.

Avantazhi i tyre konsiston në vendimmarrjen e shpejtë dhe me procedura burokratike minimale, por, që nga ana tjetër, ato bartin rreziqe më të mëdha dhe norma efektive interesi shumë të larta se kreditë që ofron sektori bankar.

Këto produkte janë kryesisht të orientuara te segmenti i konsumatorëve me informalitet dhe me rrezik më të lartë, që ka vështirësi për të gjetur akses në financim nga sektori bankar.

Që nga fillimi i vitit 2021, ky sektor po përballet me normat tavan të interesit të vendosura nga Banka e Shqipërisë për kreditë konsumatore.

Ky rregullim i ka ulur normat efektive të interesit që ofrojnë këto institucione, por fitimet e tyre kanë vazhduar të rriten, edhe falë zgjerimit të shpejtë të volumit të kreditimit.

Banka e Shqipërisë po punon për ndryshime rregullatore, që pritet të sjellin shtrëngime të ndjeshme për kredidhënien e institucioneve mikrofinanciare, veçanërisht atyre që japin kredi të shpejta.

Disa nga parimet ku do të mbështetet rregullorja e re do të jenë një analizë e shtuar financiare e huamarrësve, vendosja e një credit scoring (pikëzimi i kredimarrësve) dhe kufizimi i numrit të kredive për një huamarrës të vetëm.

Ndryshe nga sistemi bankar, sigurimet kanë norma më të ulëta fitimi, që luhaten në nivele njëshifrore, duke reflektuar zhvillimin më të ulët të këtij segmenti të tregut financiar.

Fitimet e tyre janë të lidhura dukshëm me ecurinë e pagimit të dëmeve, në varësi të aksidenteve të ndodhura dhe të provigjionimeve për dëmet e pagueshme. Nga viti në vit ka luhatje të fitimeve mes shoqërive të sigurimit.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), gjatë vitit 2023, tregu i sigurimeve ka pasur rritje prej 8.9%, krahasuar me vitin 2022, duke arritur në një vëllim të primeve të shkruara bruto prej 22.9 miliardë lekësh.

Sigurimi i jo-jetës vijon të ketë peshën dominuese në primet e sigurimit, me 91.8% të totalit në 2023, sipas të dhënave të AMF-së, duke e lënë jetën me vetëm 8.2%. Në raport me një vit më parë, pesha e sigurimit të jo-jetës është rritur me gati 1 pikë përqindjeje.

Brenda segmentit të sigurimit të jo-jetës dominon sigurimi i detyrueshëm i mjeteve motorike, me rreth 66.5% të totalit të primeve, rreth 1 pikë përqindje më pak se një vit më parë.

Sipas AMF-së, në vitin 2023 janë paguar gjithsej 6.96 miliardë lekë dëme, ose 1.89% më shumë se në vitin 2022.

Pasi pësoi disa goditje vitet e fundit, nga tërmeti te pandemia, tregu i sigurimeve ishte më i qetë në vitin 2023, duke u mundësuar shoqërive që të përmirësojnë disi rentabilitetin. Kjo ka bërë që të shtohet numri i shoqërive të sigurimit në listën e më të mëdhenjve sipas fitimeve.

“Sigal Uniqa Group Austria”, kompania më e madhe në tregun e sigurimeve, raportoi fitime prej 392 milionë lekësh në vitin 2023, me rënie 30% me bazë vjetore.

Përkeqësimi i rezultatit financiar erdhi si rrjedhojë e rritjes së zërit “Ndryshim në rezervën e dëmeve të sigurimit dhe risigurimit”. Norma e fitimit u ul në 7%, nga 10.5% vitin e mëparshëm.

“Albsig” deklaroi në vitin 2023 fitime me vlerë 255 milionë lekë, me rënie prej 30% me bazë vjetore. Norma e fitimit zbriti në 7.1%, nga 11.7% vitin e mëparshëm. Rënia e fitimeve erdhi si rrjedhojë e rritjes së dëmeve të paguara, sipas të dhënave në bilanc.

“Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group” raportoi fitime prej 401 milionë lekësh, me rritje 26%, e ndikuar nga zgjerimi i të ardhurave, teksa dëmet u rritën me ritme më të ulëta. Norma e fitimit u përmirësua në 13%, nga 10.8% vitin e mëparshëm.

Sipas raportit vjetor, “Përgjatë vitit 2023, pavarësisht rritjes së ngadaltë të tregut të sigurimeve, ndikuar kryesisht nga inflacioni në vend dhe krizës në rajonin e Europës Lindore, Sigma VIG ka një performancë pozitive, duke zënë rreth 12.3%  të tregut me një rritje mbi 7%.

Mbi 186 mijë klientë kanë zgjedhur si partnerin e tyre të sigurisë Sigma VIG përgjatë vitit 2023, duke iu përgjigjur dëmeve në më shumë se 7.500 të rasteve dhe situatave. Mbi 25 milion euro janë të ardhurat nga primet e shkruara bruto gjatë vitit 2023 për Sigma VIG”.

“Eurosig” rezultoi me fitim të jashtëzakonshëm prej 1 miliard lekësh, nga 224 milionë lekë në 2022. Ndërsa të ardhurat u rritën me 20%, përmirësimi i fitimeve erdhi nga përgjysmimi i shpenzimeve, ku uljen më të madhe e kishin ato për shpenzime administrative dhe marketing.

“Intersig Vienna Insurance Group” arriti të përmirësojë lehtë rezultatin me 21%, me fitime prej rreth 161 milionë lekësh, me normë 6.9%.

“INSIG” është një hyrje e re në listë, pas gati trefishimit të fitimeve në 286 milionë lekë.

“Sigal Life Uniqa”, pjesë e grupit austriak, është një tjetër hyrje e re, pas dyfishimit të fitimeve në 208 milionë lekë.

Një shoqëri që renditet çdo vit në listën e më të mëdhenjve sipas fitimeve është “Star Broker”, ndërmjetësi i sigurimeve.

Kjo kompani deklaroi fitime prej gati 300 milionë lekësh, me një normë shumë më të lartë se sipërmarrjet e sigurimeve, që në vitin 2023 arriti në 60%.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Max Verstappen bën “poker” në Formula 1, Russell fiton GP të Las Vegasit
Artikulli tjetër 120 palestinezë të vdekur nga sulmet izraelite gjatë 48 orëve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.