KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Investitorët nga jashtë blenë 143 milionë euro borxh shqiptar në 2024-n
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Investitorët nga jashtë blenë 143 milionë euro borxh shqiptar në 2024-n
AnalizeFinanceKryesoreZhvillim

Investitorët nga jashtë blenë 143 milionë euro borxh shqiptar në 2024-n

Përditësimi i fundit: 17 Shkurt, 2025 10:35 am
196 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Investitorët nga jashtë vendit blenë 14.4 miliardë lekë ose rreth 143 milionë euro instrumente borxhi në lekë të qeverisë shqiptare vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investitorët jorezidentë luajtën një rol të rëndësishëm në kërkesën për titujt e borxhit publik. Shuma e investuar prej tyre përbënte 29% të shtesës së huamarrjes së brendshme për vitin 2024.

Për herë të parë gjatë vitit të kaluar, investitorë institucionalë nga jashtë vendit, kryesisht fonde të huaja investimi, morën pjesë edhe në ankandet e titujve në lekë të qeverisë shqiptare. Interesi i këtyre investitorëve ishte kryesisht për obligacionet dhe në veçanti titujt referencë me maturim 3-vjeçar, 4-vjeçar dhe 5-vjeçar.

Shifrat e raportuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë qartë se investitorët e huaj kanë luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e kërkesës në tregun e titujve të borxhit në lekë të qeverisë shqiptare. Kjo rritje e kërkesës ndikoi edhe në uljen e mëtejshme të yield-eve të bonove dhe obligacioneve për vitin e kaluar. Ulja e borxhit publik në vitet e fundit dhe ecuria e mirë e ekonomisë në periudhën pas pandemisë sollën edhe përmirësimin e vlerësimit të borxhin Sovran të vendit nga agjencitë S&P Global Ratings dhe Moody’s, vitin e kaluar.

Agjencia e vlerësimit “S&P Global Ratings” (Standard&Poor’s) në muajin mars 2024 përmirësoi për herë të parë vlerësimin afatgjatë të borxhit sovran të Shqipërisë nga B+ në BB-, ndërsa në tetor edhe agjencia tjetër Moody’s e përmirësoi vlerësimin nga Ba1 në Ba3. Përmirësimi i vlerësimit nga agjencitë e specializuara, por edhe kthimet e kënaqshme i kanë bërë titujt qeveritarë shqiptarë të emetuar në tregun e brendshëm tërheqës edhe për investitorë të huaj.

Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, huamarrja neto në tregun e brendshëm rezultoi rreth 50 miliardë lekë, aq sa niveli i planifikuar për vitin 2024. Shtesa e huamarrjes në tregun e titujve, sikurse dhe një vit më parë, u realizua vetëm në instrumente afatgjata, e cila kompensoi dhe reduktimin me rreth 20.5 miliardë lekë të huamarrjes neto në bono thesari. Rreth 68% e shtimit të huamarrjes së re u përballua nga sektori bankar, i cili është dhe mbajtësi kryesor i portofolit të titujve afatgjatë të qeverisë.

Një kërkesë e lartë nga investitorët u regjistrua edhe në emetimin e Eurobondit shqiptar në Bursën e Londrës, në fillim të kësaj jave. Kërkesa për Eurobondet shqiptare e paraqitur nga investitorët ka qenë shumë e lartë dhe arriti shumën totale të 3.7 miliardë eurove, nga 650 milionë euro që ishte vlera e ofruar. Shteti shqiptar emetoi Eurobonde 10-vjeçare për një vlerë totale prej 650 milionë eurosh, me një yield prej 5%.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?

Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit

59% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve në vitin 2025

Gjeneva miraton rezolutën: “Shqipëria nuk është në shitje”

ARRSH vijon të “qerasë” me tendera biznesmenët në dosjen Balluku

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kufijtë e BE-së regjistruan mbi 120,000 kthime të emigrantëve në vitin 2024
Artikulli tjetër Importet e orëve dhe bizhuterive të çmuara në rritje të shpejtë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë
Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 18 Shtator, 2026
Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Rajoni 18 Shtator, 2026
Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve, shqetësim për mos zbatimin e vendimit të ,Kushtetuese për pagat e magjistratëve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
Vera 2026/ Mes premtimeve për siguri dhe 19 viktimave
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.