KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Media franceze: “Ngritja dhe rënia e Erion Veliajt, kryetarit të Bashkisë së Tiranës”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Media franceze: “Ngritja dhe rënia e Erion Veliajt, kryetarit të Bashkisë së Tiranës”
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinion

Media franceze: “Ngritja dhe rënia e Erion Veliajt, kryetarit të Bashkisë së Tiranës”

Përditësimi i fundit: 14 Janar, 2025 9:15 am
148 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Akuzat për korrupsion po bien si rrebeshi mbi të. Ndërsa qytetarët protestojnë për dorëheqjen e tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është nën hetim nga SPAK. I braktisur nga Partia Socialiste, a do të mundet ky ish-i preferuar i kryeministrit Edi Rama t’i shpëtojë burgut?

Korrupsion, pastrim parash, deklarata të rreme pasurie… Me 26 dhjetor, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u mor në pyetje për pesë orë nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). I dyshuar për “korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë”, sipas nenit 260 të Kodit Penal, ai rrezikon një dënim nga katër deri në 12 vite burg dhe një gjobë nga një deri në pesë milionë lekë shqiptarë.

Që nga prilli i vitit 2024, opozita organizon çdo javë protesta përpara bashkisë së Tiranës. Deri tani, janë mbajtur jo më pak se 39 tubime për të kërkuar ndjekjen penale të Erion Veliajt. “Erion Veliaj, pronar de facto i incineratorit të Tiranës dhe kreu i grupit kriminal 5D, duhet të përballet me drejtësinë si nismëtar, promovues, ekzekutues dhe përfitues kryesor i çështjes më të madhe të korrupsionit që qyteti ynë ka njohur ndonjëherë!”, ka deklaruar në Facebook Belind Këlliçi, ish-deputet i Partisë Demokratike (PD) dhe ish-kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës.
Edhe pse Erion Veliaj, një figurë kyçe e Partisë Socialiste (PS) në pushtet, përballet që nga fillimi i dhjetorit me një seri kontrollesh të shumta nga drejtësia, mbetet e paqartë nëse kjo do të sjellë rezultate konkrete. Një hetim i fundit i SPAK ka ngritur dyshime për privilegje të akorduara familjes së tij, duke përfshirë banesa dhe zyra, në këmbim të shërbimeve të ofruara për një ish-trafikant droge të dënuar në Belgjikë. A përfaqësojnë këto hetime një drejtësi të reformuar nga themelet apo vetëm njëfasadë?

Në pamje të parë, hetimi duket se përmbush premtimet për një “drejtësi të paanshme”. Megjithatë, duke bërë një analizë më të gjerë, lindin dyshime: incineratori i Tiranës dhe shoqëria 5D, që janë burim skandalesh të përmasave të mëdha, nuk përmenden fare, duke sugjeruar se Erion Veliaj mund të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij individuale, por jo për rolin e tij në një sistem korrupsioni të përgjithshëm.

Pasuria e familjes së tij, veçanërisht ajo e bashkëshortes Ajola Xoxa, është gjithashtu një çështje debati. Sipas deklaratave të pasurisë, Erion Veliaj bën një jetë modeste me një kredi hipotekare dhe një pagë të moderuar, por bashkëshortja e tij duket se gëzon një situatë financiare shumë më të favorshme.

Ajo zotëron disa prona, duke përfshirë një apartament të blerë për 88 000 euro dhe një tjetër për 105 000 euro, si dhe një depozitë bankare prej 617 000 eurosh. Në vitin 2023, llogaria e saj bankare u shtua me 97 000 euro, ndër të tjera falë projekteve kulturore të financuara nga Bashkia e Tiranës apo nga Ministria e Kulturës.

Arbri, vëllai i Erion Veliajt, ka blerë 10% të aksioneve të Gogël për vetëm 1000 euro. Kjo kompani e marrëdhënieve me publikun kishte gjeneruar 100,000 euro të ardhura në vitin 2011, me një fitim prej 20 deri në 30 mijë eurosh. Pasi Arbër Veliaj u bë aksioner i vetëm i Gogël, kompania përjetoi një rritje të shpejtë, duke kaluar mbi 30 milionë euro të ardhura gjatë dhjetë viteve të fundit. SPAK duhet të hetojë ekzistencën e mundshme të konflikteve të interesit me klientët e Gogël që kanë përfituar fonde nga bashkia.

Rënia e një të mbrojturi të sistemit

Rënia e Erion Veliajt është pasojë e një seri vendimesh të gabuara politike dhe marrëdhënieve të tensionuara me mentorin e tij, kryeministrin socialist Edi Rama. Që nga fillimi i tij në PS, Erion Veliaj ka kultivuar një besnikëri të palëkundur ndaj këtij të fundit, duke shpresuar se kjo do t’i garantonte një ngritje të shpejtë dhe mbrojtje politike.

Që në vitin 2024, kishin nisur të shfaqeshin shenja paralajmëruese. Në shkurt 2024, gjatë një mbledhjeje të PS, kryeministri kritikoi publikisht Erion Veliajn për mbledhje të konsideruara “të panevojshme” dhe për një qëndrim që nuk përmbushte pritshmëritë. Kjo shënoi fillimin e fundit për kryetarin e kryeqytetit, i cili nuk arriti të kuptonte se këto kritika ishin një kthesë vendimtare.

Situata u përkeqësua kur hetimet gjyqësore nisën të përqendroheshin te bashkëpunëtorët më të afërt të Erion Veliajt. SPAK intensifikoi hetimet dhe disa personalitete nga rrethi i tij u arrestuan pas akuzave për korrupsion dhe pastrim parash. Pavarësisht këtyre presioneve, Erion Veliaj vazhdoi të shfaqte vetëbesim të pakufishëm, i bindur për mbështetjen e Edi Ramës.

Në mars, SPAK arrestoi dy zyrtarë të lartë të bashkisë që ishin të afërt me të. Një muaj më parë, në shkurt, gjatë vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, në Tiranë, Erion Veliaj, i cili nuk ishte i ftuar në ceremoninë zyrtare, ngulmoi t’i shtrëngonte dorën diplomatit amerikan, gjë që acaroi Edi Ramën, duke bërë që kryeministri të distancohej publikisht nga kryetari i bashkisë.

Situata u përkeqësua edhe më tej në prill, kur Erion Veliaj u thirr nga SPAK për t’u marrë në pyetje mbi incineratorin e Tiranës, një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit në kryeqytetin shqiptar. Presioni u bë i papërballueshëm, kritikat brenda PS-së u intensifikuan dhe mbështetja e Edi Ramës u zbeh.

Në muajt që pasuan, bastisjet e kryera nga SPAK në zyrat e bashkisë, si dhe hetimet mbi marrëdhëniet e Erion Veliajt me kompani ndërtimi të korruptuara, konfirmuan përmasat e aktiviteteve të tij të paligjshme. Edi Rama u shpreh menjëherë se kushdo i përfshirë në krime duhet të ndiqet penalisht, pa dallim. Ish-i mbrojturi tani është një njeri me karrierë të shkatërruar, i rrënuar nga një sistem, pjesë e të cilit mendonte se ishte.

Më 28 dhjetor, dy ditë pas marrjes së tij në pyetje nga SPAK, Erion Veliaj udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara, pa një agjendë zyrtare. Opozita e kritikoi menjëherë këtë veprim. Megjithatë, Erion Veliaj u kthye në Tiranë më 31 dhjetor, në kohë për të admiruar fishekzjarrët.

 

Marrë nga Les Courrier des Balcans

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Në mbrojtje të Perëndimit

“KODI I KUQ” – E majta do shfrytëzojë frikën nga humbja e vendeve të punës prej inteligjencës artificiale

Kush është njeriu që po e kthen Donald Trump-in në një makineri globale marrëveshjesh

Mungesa e punonjësve në turizëm dhe shërbime, Shqipëria kërkon 20 mijë të huaj

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria lehtëson procedurat për të huajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shefi i NATO-s shpreh shqetësim për situatën e sigurisë në Evropë
Artikulli tjetër 36 institucione arsimore fushatë për PS-në, “Qëndresa Qytetare” kallëzim në KQZ

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Rrjeta kap vetëm “peshqit e vegjël”
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Vizita e Ramës në Romë dhe sinjalet e Brukselit për integrimin e Shqipërisë
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 17 Prill, 2026
Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI
Bota HI-Tech Opinion Sociale Zhvillim 17 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.