KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Miliona lekë dëm buxhetit dhe një tra i padukshëm në doganën e Rinasit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Miliona lekë dëm buxhetit dhe një tra i padukshëm në doganën e Rinasit
AktualeAnalizeFinanceKorrupsionKryesore

Miliona lekë dëm buxhetit dhe një tra i padukshëm në doganën e Rinasit

Përditësimi i fundit: 18 Qershor, 2025 2:10 pm
236 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kontrolli i Lartë i Shtetit përfundon auditimin e doganës së Rinasit, ndërsa rezulton se aty trau në favor të shtetit nuk ekziston për abuzuesit. Sipas raportit të siguruar nga weblajm.com rezulton se me mallrat që është abuzuar dhe toleruar më shumë duke shkaktuar dëm ekonomik për të cilin sipas KLSH-së në dijeni është edhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave janë pajisjet mjekësore si dhe telefonat celularë.

Shkelje të rënda dhe abuzime me të ardhurat doganore janë konstatuar në Doganën e Rinasit, sipas raportit të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Auditimi ka zbuluar një sërë parregullsish në vlerësimin e mallrave, zbatimin e TVSH-së, procedurat doganore dhe administrimin financiar, të cilat kanë sjellë humbje të konsiderueshme për buxhetin e shtetit.

  1. Përjashtime të pajustifikuara nga TVSH për pajisje mjekësore
    Gjatë viteve 2023 dhe 2024 janë evidentuar 12 raste ku pajisje mjekësore janë përjashtuar në mënyrë të pajustifikuar nga TVSH-ja në import. Mungesa e kontrolleve dokumentare dhe fizike ka sjellë të ardhura të munguara në vlerën 34,863,712 lekë. Gjithashtu, nuk janë aplikuar gjoba për agjencitë doganore, në një total prej 600,000 lekësh.
  2. Vlerësime të gabuara për smartphonë të importuar
    Për periudhën 2023–2024 janë evidentuar 39 raste në të cilat janë bërë vlerësime të gabuara për smartphonë me kod tarifor 85171300, duke mos respektuar metodat dhe dokumentacionin përkatës. Si rezultat, janë llogaritur 9,043,218 lekë të ardhura të munguara për shtetin.
  3. Mospërfshirja e mallrave me skonto në vlerën doganore
    Në deklaratat doganore për mallra të kapitullit 12 janë konstatuar 13 raste me mangësi, ku nuk janë përfshirë zbritjet (skontot) në vlerën e deklaruar, duke shkelur Kodin Doganor. Humbjet për buxhetin kapin vlerën 2,466,666 lekë.
  4. Klasifikime të gabuara dhe penalitete të paaplikuara
    Në 6 raste janë konstatuar shkelje të klasifikuara gabimisht dhe janë vendosur penalitete jo në përputhje me nenet përkatëse të Kodit Doganor. Kjo ka rezultuar në mungesë penalitetesh në shumën 272,212 lekë.
  5. Mungesë transparence dhe dokumentacioni në procesverbalet e shkeljeve
    Procesverbalet e hartuar nga dogana për shkeljet nuk përmbajnë referenca të qarta për nenet e shkelura, sanksionet dhe dokumentimin e njoftimeve për palët. Këto mangësi bien ndesh me nenet 273–276 të Kodit Doganor.
  6. Parregullsi në zbatimin e Regjimit të Përpunimit Aktiv
    Në këtë regjim janë evidentuar mospërputhje si mungesa e kontrolleve fizike apo dokumentare, dosje të paplota dhe mungesë e akteve rakorduese. Këto cënojnë mbikëqyrjen efektive dhe bien në kundërshtim me udhëzimin nr. 4, datë 28.09.2018.
  7. Moszbatim i procedurave për Magazinimin e Përkohshëm
    Dega e Rinasit nuk ka kryer kontrollet periodike tremujore dhe nuk ka trajtuar siç duhet mallrat që kishin kaluar afatin 90-ditor të magazinimit. Këto veprime janë në shkelje të drejtpërdrejtë të dispozitave përkatëse të Kodit Doganor.
  8. Diferencë e madhe në llogarinë “Debitorë të ndryshëm”
    Në fund të vitit 2022, u konstatua një mospërputhje e madhe mes regjistrimeve kontabël dhe të dhënave të sektorit të borxhit, me një diferencë prej 81,464,557 lekësh. Kjo shkelje bie ndesh me udhëzimet e Ministrisë së Financave për pasqyrat financiare dhe rrit rrezikun për keqmenaxhim të fondeve publike.

 

Marrë nga Weblajm.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bashkia Korçë zhduk kalldrëmet e Dardhës. I shtron me asfalt
Artikulli tjetër Raporti i Këshillit të Europës: Në Shqipëri prostitutat nuk trajtohen si viktima trafikimi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.