KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Përcaktimi i kufijve detarë, Athina dhe Ankaraja nuk gjejnë gjuhë të përbashkët
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Përcaktimi i kufijve detarë, Athina dhe Ankaraja nuk gjejnë gjuhë të përbashkët
AktualeAnalizeRajoni

Përcaktimi i kufijve detarë, Athina dhe Ankaraja nuk gjejnë gjuhë të përbashkët

Përditësimi i fundit: 8 Nëntor, 2024 6:33 pm
125 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Megjithëse kanë rënë dakord që rajoni shekullor ku banojnë duhet të ketë edhe një miqësi shekullore, Athina dhe Ankaraja ende nuk gjejnë gjuhë të përbashkët mbi shtrirjen e çështjeve që duhen trajtuar për përcaktimin e kufijve të tyre detarë.

Në takimin disaorësh të dy ministrave të Jashtëm në Athinë mesditën e së premtes pala greke ka përsëritur se të dy vendet duhet të diskutojnë vetëm çështjen e përcaktimit të zonës ekskluzive ekonomike dhe kufijve të shefit kontinental dhe se nuk pranon “qëndrimin e Turqisë për ndarjen në mes të zonave detare në Egje dhe Mesdheun Lindor”.

Georgios Gerapetritis, ministri i Jashtëm i Greqisë u shpreh se “kjo ishte një qasje fillestare, e të sinqertë ndaj një çështjeje të vështirë dhe kritike. Qëndrimet tona në lidhje me gamën e diskutimit ndryshojnë, qëndrimi ynë është se ka vetëm një çështje që të dy vendet duhet të diskutojnë”.

Ndërsa pala turke sheh një momentum pozitiv në marrëdhëniet dypalëshe , por thotë se në tryezën e negociatave duhen vendosur të gjitha problemet për të cilat dy fqinjët kanë pozicionime të kundërta.

Hakan Fidan, ministri i Jashtëm i Turqisë tha se “ka shumë çështje të lidhura me njëra-tjetrën në Egje për të cilat ne duhet të punojmë dhe të kërkojmë zgjidhje. Ne nuk mund t’i reduktojmë të gjitha vetëm në çështjet e delimitimit detar ose zonave ekskluzive ekonomike.”

Greqia dhe Turqia, aleate të NATO, por njëkohësisht edhe kundërshtarë historikë, pasi kanë prej kohësh mosmarrëveshje për kufijtë detarë, hapësirën ajrore, burimet e energjisë, emigracionin, fluturimet mbi detin Egje dhe çështjen qipriote, pas vitesh tensionesh që shpesh shkuan pranë konfliktit ushtarak, ranë dakord në dhjetor të vitit të kaluar mbi një udhërrëfyes për të rifilluar marrëdhëniet.

Tashmë , kryediplomatët e dy vendeve fqinjë, Gerapetritis dhe Hakan, kanë pohuar se janë të vetëdijshëm për ndasitë në lidhje me kufijtë në Egje, dhe kanë vendosur që të bisedojnë përsëri pas disa javësh, për të përcaktuar pikat e një takimi të nivelit të lartë mes kryeministrit Mitsotakis dhe presidentit Erdogan në vazhdimësinë e kësaj atmosfere të qetë muajt e fundit mes dy vendeve.

Ndërsa në tryezën e bisedimeve është diskutuar edhe çështja e minoritetit mysliman të Trakës i cili duhet të bëhet urë lidhëse siç kanë theksuar, dy ministrat kanë pohuar gjithashtu se duan të mbajnë kanalet e komunikimit të hapura, të rrisin volumin e marrëdhënieve tregtare në mbi 10 mld dollarë dhe të bashkëpunojnë më ngushtë në sektorë si turizmi, dhe kultura , por edhe në fushat e sigurisë dhe të përballjes me emigracionin ilegal.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kroacia gropos 14.7 tonë speca të kuq të fermerëve fierakë

SPAK-u godet call center-in në Tiranë/ 8 masa sigurie, tre persona në burg

Champions League/ Edhe sot 6 përballje në fushë

Hagë/ Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin, për pengim të drejtësisë

Braktiset dëgjesa për Reformën Territoriale në Rrajcë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Demokratët nxjerrin “thikat”: Kush e tradhtoi Kamala Harris
Artikulli tjetër Çfarë nënkupton fitorja e Trump, për NATO-n dhe Evropën?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 10 Shtator, 2026
Kontinenti i vjetër nuk është më i lakmueshëm, bien me 17% kërkesat për azil në BE
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 10 Shtator, 2026
Ngërçi me pagat: Kryetarët e gjykatave kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
Protesta zhvendoset para SPAK-ut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.