KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Raporti: Sistemi shëndetësor shqiptar vuan nga buxhetimi i ulët
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Raporti: Sistemi shëndetësor shqiptar vuan nga buxhetimi i ulët
AnalizeKryesoreOpinion

Raporti: Sistemi shëndetësor shqiptar vuan nga buxhetimi i ulët

Përditësimi i fundit: 7 Nëntor, 2024 10:33 am
139 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një raport monitorimi i organizatës “Together for Life” nxjerr në pah nivelin më të ulët të buxhetimit për shërbimet parësore, rritjen e shpenzimeve personale të qytetarëve për problematikat shëndetësore si edhe mungesë transparence lidhur me menaxhimin e fondeve publike të këtij sektori.

Organizata “Together for Life” prezantoi, në një tryezë të rrumbullakët, gjetjet e raportit të monitorimit të Strategjisë Kombëtare të Shëndetësisë për vitet 2021-2030.

Ky raport evidenton rënien e buxhetit për shërbimin shëndetësor parësor, rritje në nivel rekord të shpenzimeve nga xhepi të qytetarëvë shqiptarë për shëndetin, mungesë investimesh për shëndetin mendor të popullatës, si edhe mungesë transparence lidhur me zbatimin e kontratave koncesionare.

“Buxheti për shëndetësinë përbën vetëm 2.78% të GDP-së në Shqipëri. Asnjë vend në rajon nuk e ka këtë buxhet kaq të ulët,” tha Eglantina Bardhi, drejtore ekzekutive e Together for Life.

Strategjia Kombëtare e Shëndetësisë 2021-2030 bazohet në arritjet e Strategjisë Kombëtare të Shëndetësisë 2016-2020 dhe siguron vazhdimësinë e punës së kryer më parë, adresimin e sfidave aktuale dhe të ardhshme të sistemit shëndetësor. Pavarësisht këtyre përpjekjeve në letër për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në vend, gjetjet tregojnë se në realitet kjo strategji lë për të dëshiruar.

“Nga viti 2020 deri në 2024, financimi për shërbimin parësor nga buxheti i shtetit ka rënë nga 11.4% në 9.1% të buxhetit total për shëndetësinë, duke treguar një dobësim të mbështetjes financiare për kujdesin parësor,” thuhet në raport.

Raporti tregon gjithashtu se shpenzimet e shëndetit që qytetarët detyrohet t’i mbulojnë nga xhepi i tyre janë rritur në 59.7% në vitin 2021, ndryshë nga se tregojnë vlerat e Ministrisë së Shëndetësisë me 44.5%.

“Duhet ta pranojmë se është përkeqësuar mbështetja për shëndetësinë, kjo reflektohet në shërbimet ndaj qytetarëve dhe në shpenzimet e tyre të xhepit,” tha Alma Lahe, menaxhere projekti pranë Together for Life.

Ngjashëm, edhe ekspertë të shëndetit pranojnë përkeqësimin e situatës lidhur me financimin e këtij sektori dhe si pasojë ofrimin e dobët të shërbimeve.

“Sistemi shëndetësor në Shqipëri vuan nga buxhetimi i ulët. Qeveria është ambicioze në letër, por çalon në praktikë,” tha Zheni Gjergji, deputete e Partisë Demokratike dhe kryetare e Komisionit Parlamentar për çështjet e Shëndetësisë.

Grupe të tjera vulnerabël që preken nga mungesa e financimeve dhe shërbimeve në fushën e shëndetësisë janë ata që vuajnë problemet e shëndetit mendor, si dhe fëmijët.

Sipas gjetjeve të raportit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale ka dështuar në fuqizimin e shërbimeve për trajtimin e personave me çrregullime të shëndetit mendor dhe në përmirësimin e aksesit dhe cilësisë në këto shërbime.

“Lidhur me rritjen e kapaciteteve të stafit dhe trajnimet për shëndetin mendor, nuk është arritur të realizohet asnjë prej aktiviteteve të tjera të parashikuara deri në 2024”, citon raporti i Together for Life, ku ndër të tjera theksohet se nga katër shtëpitë e reja mbështetëse të planifikuara të ngrihen në periudhën 2022-2024 në Tiranë, Vlorë, Dibër dhe Pogradec për përsonat që transferohen nga spitalet psikiatrike, nuk është ngritur asnjë.

Raporti thekson gjithashtu mungesën e transparencës mbi kontratat koncesionare, mes të cilave është edhe ajo e kontrollit mjekësor bazë të njohur si Check Up.

“Në vitin 2022, koncesionari u pagua edhe për 20,182 pacientë që nuk e kryen kontrollin, gjë që ka ngjallur një debat të madh publik për kontratën e hartuar dhe firmosur në mungesë të madhe transparence dhe, për më tepër, në dëm të interesave publike,” përfundon raporti.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Ankimoi masën, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin

Makineria politike e Sorosit po hedh miliona përpara ditës së zgjedhjeve në SHBA

Arrestimi i drejtoreshës së SHISH, skandali më i rëndë në sektorin e sigurisë kombëtare

Në Shqipëri ka 28 mijë gra më shumë sesa burra

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Arrestohen një numër i madh njerëzish, në protestat në Novi Sad
Artikulli tjetër Banka e Shqipërisë ul normën për të dobësuar lekun dhe nxitur ekonominë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gjermani: 281 shqiptarë, mes rreth 8 mijë të dyshuarve për krim të organizuar
Analize Bota Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
Ngushtohet hendeku i pagave, mes burrave dhe grave
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
“Lëvizja e Studentëve” në Serbi dhe paralelet me “Revolucionin e Flamingove” në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Shtator, 2026
5 eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta
Analize Fokus Kryesore Politike 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.