KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Reduktimi i zonave të mbrojtura u bë për t’i hapur rrugë ndërtimeve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Reduktimi i zonave të mbrojtura u bë për t’i hapur rrugë ndërtimeve
AnalizeKryesoreOpinion

Reduktimi i zonave të mbrojtura u bë për t’i hapur rrugë ndërtimeve

Përditësimi i fundit: 19 Nëntor, 2024 10:33 am
141 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Qeveria ndryshoi sipërfaqet e të paktën pesë parqeve kombëtare për t’i hapur rrugë ndërtimeve dhe hidrocentraleve në zona të mbrojtura. Ajo madje shpërfilli edhe rekomandimet e ekspertëve të saj për t’i paraprirë ndryshimet me studime të detajuara, të cilat do të mund të evidentonin vlerat e zonave që do të hiqeshin nga rrjeti.

Parqet Kombëtare Lurë-Mali i Dejës, Divjakë-Karavasta, Butrint, Dajt dhe Shebenik-Jabllanicë u ndryshuan në vitin 2022 bashkë me zonat e nëntë parqeve të tjera, pa u paraprirë me studime dy-pesë vjeçare, sikurse iu rekomandua qeverisë në një raport të konsultuar edhe me grupe interesi.

Kjo u kuptua gjatë seancës së radhës gjyqësore në Gjykatën Administrative të Apelit ku 11 organizata të shoqërisë civile kanë paditur qeverinë për veprime, prej të cilave, ata thonë se, dëmtohen habitate natyrore.

Gjatë kësaj seance gjykata kishte thirrur ekspertët që morën pjesë në hartimin e raportit mbi të cilin qeveria vendosi të ndryshonte sipërfaqet e parqeve.

“Ekspertët nuk morën përsipër të dëshmonin se qeveria i ka kryer këto studime, ndërkaq, dihet se qeveria nuk i kreu kurrë studimet e rekomanduara nga ekspertët e saj përpara vendimmarrjes,” tha në një postim në Facebook Shoqëria Ornitologjike Shqiptare (AOS).

Në rastin e Parkut Kombëtar Lurë-Mali i Dejës, ekspertët e qeverisë pranuan se kanë rekomanduar heqjen e rreth 900 hektarëve “për interesa të njohur publike”, në këtë pikë raporti i vitit 2020 që vlerësonte rrjetin e zonave të mbrojtura përmendte nevojën e heqjes së sipërfaqeve nga statusi i mbrojtjes për leje hidrocentralesh, urbanizimi apo zhvillimi infrastrukture.

Në seancën e shkuar eskpertë biologë dëshmuan se qeveria shpërfilli edhe opinionet shkencore të cilat tregonin se sipërfaqet që po zhvisheshin nga mbrojtja kishin vlera të biodiversitetit me habitate të rëndësishme speciesh të rrezikuara.

Ata argumentuan se heqja nga zona e mbrojtur e këtyre sipërfaqeve cenon jo vetëm ato pjesë por edhe vetë integritetin e parqeve në tërësi, duke iu bashkuar kështu opinioneve të paraqitura më herët nga 11 shoqatat paditëse.

Prej shkurtit të vitit 2023 njëmbëdhjetë shoqata të shoqërisë civile janë në gjyq me qeverinë për dy vendime të vitit 2022 që ndryshoi sipërfaqen e zonave të mbrojtura:

  • VKM Nr.59 datë 26.01.2022 “Për miratimin e ndryshimit të statusit dhe sipërfaqes së Ekosistemeve Natyrore të Parkut Kombëtar (Kategoria II) të Zonave të Mbrojtura Mjedisore”
  • VKM Nr. 60 datë 26.01.2022 “Për shpalljen e Ekosistemeve Natyrore, Rezervave Natyrore të Parkut të Menaxhuar/Natyral (Kategoria IV) si dhe miratimin e ndryshimit të statusit të sipërfaqeve ekzistuese të Zonave të Mbrojtura që i përkasin kësaj kategorie”.

Deri më tani, gjyqi që po gjykohet nga Ardian Dvorani, ka zhvilluar 27 seanca, ku pjesa kryesore e tyre kanë qenë seanca përgatitore dhe shqyrtimi opinionesh të ekspertëve.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Veliaj i “dhuron” 7 pasuri burrit të drejtoreshës së bashkisë Tiranë
Artikulli tjetër Qeveria “devijoi” nga rekomandimet e ekspertëve për tkurrjen e Zonave të Mbrojtura

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.