KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Resorte në fshatin Vrinë, buzë detit Jon
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Resorte në fshatin Vrinë, buzë detit Jon
AktualeAnalizeKorrupsionKryesore

Resorte në fshatin Vrinë, buzë detit Jon

Përditësimi i fundit: 26 Maj, 2025 11:37 am
270 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Një projekt i Korporatës së Investimeve Shqiptare, i iniciuar nga një vendim i Këshillit të Ministrave, i hap rrugën resorteve dhe ndërtimeve në skajin më jugor të Shqipërisë, fshatin Vrinë në Konispol. Ky fshat njihet për fushat e stërmëdha, që shtrihen në kufijtë e Parkut të Butrintit, te Kalaja e Ali Pashës dhe në kufi me Greqinë.

Prej disa kohësh kanë filluar verifikimet e statusit të pronës në atë zonë, për t’i hapur më pas rrugën ndërtimeve. Ose më saktë, prona private dhe ajo shtetërore, do t’i jepet firmave private ku shteti do të marrë një përqindje ndërtimi. Duket një skemë e mirëfilltë zhvatje, ku qeveria do t’i marrë pronën banorëve të zonës, më pas do të hartojë ndërtimet dhe do t’a shpallë në ankand.

E njëjtë siç ka ndodhur edhe me prona të tjera shtetërore, në Tiranë apo edhe në zonat bregdetare. Duket si një vjedhje e pastër, apo më keq transformimi i një pasurie të stërmadhe shtetërore. Shtrirja e fshatit Vrinë është në skajin fundor të Shqipërisë, atje “ku mbaron harta”, teksa zona më e lakmuar është ajo buzë detit Jon.

VoxNews shfletoi njoftime të shpallura nga Korporata e Investimeve Shqiptare, e cila thotë se disa javë më parë ka nisur një verifikim të pronave në fshatin Vrinë, Konispol.

Korporata shfajësohet se po bën këto verifikime në bazë të një VKM-je, të datës 20 nëntor 2024. Objekti i Vendimi është “për autorizimin e korporatës së investimeve shqiptare, për koordinimin e procesit të identifikimit të pronës shtetërore me interes për të realizuar projekte investimi në fshatin Vrinë, Bashkia Konispol”.

“Korporata Shqiptare e Investimeve është ngarkuar me identifikimin dhe zhvillimin e pronave shtetërore me potencial investimi në zonën e fshatit Vrinë, Bashkia Konispol. Ky angazhim përfaqëson një hap konkret drejt nxitjes së zhvillimit ekonomik dhe urban të zonave me pasuri të pashfrytëzuara” thuhet në këtë njoftim. Sipas saj, Korporata ka disa detyra kyçe si konsolidimi i pronës shtetërore.

“Në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe njësitë e qeverisjes vendore, Korporata Shqiptare e Investimeve do të koordinojë verifikimin e të drejtave të pronësisë, përcaktimin e saktë të kufijve të pronave dhe përfundimin me përparësi të regjistrimit të tyre në regjistrat zyrtarë” është në nga detyrat.

Një tjetër është negociatat me subjektet private. “Korporata do të zhvillojë negociata me palët private që kanë lidhje juridike me pronat në fjalë, me qëllim qartësimin e statusit ligjor dhe definimin e qartë të pjesës shtetërore” shkruhet në njoftim.

Detyra e tretë, pasi të kenë mbaruar dy të parat, është hartimi i masterplanit. “Në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), KSI do të hartojë një masterplan zhvillimi për të gjithë zonën, duke siguruar një qasje të integruar dhe të qëndrueshme urbanistike. Shpenzimet për këtë proces do të mbulohen nga buxheti i KSI-së” thuhet në njoftim.

Por, më pas është detyra e zhvillimit të projektit të pronës. “Gjithashtu, në koordinim me AKPT-në, do të përgatitet një projekt zhvillimi konkret për pronën shtetërore në këtë zonë, duke përcaktuar drejtimet kryesore të investimit dhe funksionalitetin e strukturave të ardhshme. Ky proces i integruar synon jo vetëm aktivizimin e pasurive të fjetura shtetërore, por edhe krijimin e një modeli zhvillimi të qëndrueshëm për zona me potencial të lartë ekonomik, duke vendosur themelet për investime të reja dhe mirëqenie afatgjatë për komunitetin lokal” përfundon njoftimi.

Katër detyra që kanë një emërues të përbashkët; tjetërsimin e pronës shtetërore, për t’ia dhënë më pas firmave dhe oligarkëve privatë.

Redaksia jonë shfletoi edhe VKM-në që i hap rrugë tjetërsimit të pronave në fshatin Vrinë, në Konispol. Vendimi autorizon Korporatën që të koordinojë me institucionet shtetërore dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, të përfshira në çështjet e pronësisë apo administrimit të këtyre pronave për dhënien dhe shkëmbimin e informacionit apo të dokumentacionit të kërkuar në lidhje me të drejtat e pronësisë, që është i nevojshëm për një pasqyrim të gjendjes së pronësisë, caktimin më të saktë të kufijve të zonës dhe përfundimin me prioritet të procesit të regjistrimit të pronës në regjistrat e pasurive të paluajtshme.

Synimi është hartimi i një masterplani të zhvillimit të zonës, në të cilat ndodhen prona shtetërore.

Çfarë pronë do t’i jepet privatit?!

VoxNews bëri një kërkim të thjeshtë në internet, ku fshati Vrinë është në skajin fundor të Shqipërisë. Është një fushë e stërmadhe, ngjitur me Parkun e Butrintit dhe ngjitur me Kalanë e Ali Pashës. Nëse fushat e stërmëdha duhet të jenë ndarë me ligjin 7501, synimi i privatëve do të jetë zona bregdetare, në kufi me Greqinë. Janë disa gadishuj të vegjël, disa plazhe dhe ishulli fundor i Shqipërisë, Tongo.

E gjithë zona është përballë ishullit të Korfuzit, madje edhe qytetit me të njëjtin emër në Greqi. A mos ndoshta kjo zonë do të shndërrohet me resorte?!

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si u shndërrua Fondi Shqiptaro-Amerikan në një zgëqe burokratike që ndan miliona për rroga dhe bonuse
Artikulli tjetër Rruga Elbasan-Qafë Thanë rrezikon lumin Shkumbin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.