Hekurudha Shqiptare ka hapur një tender me vlerë 1.5 miliardë lekë (rreth 15.7 milionë euro) për realizimin e projektit të linjës hekurudhore që lidh Terminalin e Transportit Publik me Stacionin Qendror të Trenit në Tiranë.
Tenderi përfshin edhe ndërtimin e dy ndalesave të ndërmjetme, Tirana 1 dhe Tirana 2, që synojnë maksimizimin e aksesit dhe lidhjes me rrjetet lokale të transportit publik.
Një pjesë tjetër e projektit është përfundimi i punimeve të mbetura për urën mbi Unazën e Tiranës, e cila do të shtrihet mbi hapësirën prej 71 metrash.
Sipas dokumenteve të tenderit, kontrata gjithashtu përfshin rehabilitimin e rrugëve lokale të prekura nga punimet, përfshirë asfaltimin, zgjerimin dhe ndërtimin e trotuareve, si dhe vendosjen e barrierave të sigurisë dhe zgjidhjeve për reduktimin e zhurmës. Linja do të elektrifikohet dhe do të pajiset me sinjalistikë dhe sistem telekomunikimi të integruar me pjesën ekzistuese të linjës Durrës–Tiranë.
Por që grupi i ekspertëve të Hekurudhës Shqiptare përmes skicë idesë së propozuar, hapin mundësinë e rishikimit të kësaj rrezeje dhe mbajtjen e rrezes së gjurmës ekzistuese hekurudhore prej 300m” thuhet në dokumente.
Projekti për Tiranë-Durrës dhe zgjatimi në Rinas ka nisur zbatimin nga vitit 2021 dhe është ende në proces e sipër pa një datë të saktë të përfundimit të saj. Linja është projektuar për shpejtësi prej 70–100 km/orë, me mundësi rishikimi të rrezeve minimale për të optimizuar rrugën dhe përputhjen me gjurmën ekzistuese.
Marrë nga Monitor