KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Raporti i i KLGJ-së rithekson problemet me vakancat
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Raporti i i KLGJ-së rithekson problemet me vakancat
AnalizeOpinion

Raporti i i KLGJ-së rithekson problemet me vakancat

Përditësimi i fundit: 12 Maj, 2026 10:13 am
156 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Ngërçi në funksionimin e sistemit gjyqësor vijon me një stok të lartë dosjesh të patrajtuara, vakanca të theksuara në trupat gjyqësore dhe probleme infrastrukturore në godinat ekzistuese e nevojë për godina të reja.

Të gjitha këto problematika janë pjesë e raportit vjetor të Këshillit të Lartë Gjyqësor në Kuvend, si problematika të trashëguara të sistemit për shkak të procesit të vetingut dhe zbatimit të hartës së re gjyqësore.

Duke e cilësuar backlog-u si një sfidë të rëndësishme KLGJ pretendon se në përgjithësi ka pasur një frenim të rritjes së backlog-ut dhe ka nisur një ulje graduale e tij, por nga ana tjetër stoku i dosjeve vijon të ketë “peshë të rëndësishme” në ngarkesën e gjykatave, sidomos në gjykatat e apelit.

“Në vlerësimin tërësor të situatës, vihet re një përmirësim i ndjeshëm në indikatorët e efiçencës për gjykatat e shkallës së parë, situata paraqitet disi më ndryshe në gjykatat e apelit. Sikurse është theksuar edhe më parë, stoku i çështjeve të prapambetura është sfida kryesore me të cilën përballen gjykatat. Backlog-u i trashëguar vazhdon të ketë peshë të rëndësishme në ngarkesën e punës së gjykatave”- pranon KLGJ në raport.

KLGJ pranon se mungesa e gjyqtarëve vijon të ndikojë drejtpërdrejt në kohëzgjatjen e proceseve gjyqësore dhe në performancën e sistemit dhe se vakancat mbeten një problem strukturor, veçanërisht në gjykatat e apelit.

“Prania e një numri të konsiderueshëm vakancash vijon të përbëjë një sfidë strukturore, me ndikim të drejtpërdrejtë në performancën dhe kohëzgjatjen e proceseve gjyqësore”, thuhet më tej në raportin e këtij institucioni.

Një vëmendje të veçantë dokumenti I kushton hapave të ndërmarrë për zbutjen e problemit të mbingarkesës në gjykata duke shpërndarë ngarkesën e punës mes gjyqtarëve dhe gjykatave. KLGJ thotë se ka vijuar zbatimi i shortit elektronik dhe rindarja e çështjeve për të garantuar balancimin e ngarkesës.

Në lidhje me nevojën për rritjen e kapaciteteve administrative dhe profesionale të sistemit, KLGJ ka përgatitur një analizë të vakancave dhe nevojave për rekrutim deri në vitin 2029, duke përfshirë edhe nevojat për staf mbështetës.

Duke u ndalur tek problemet që lidhen me infrastrukturën e godinave të gjykatave, KLGJ rithekson se shumë godina ekzistuese nuk plotësojnë standardet minimale të funksionimit dhe sigurisë, ndërsa mungojnë hapësirat e nevojshme të punës pas zbatimit të hartës së re gjyqësore.

KLGJ I kërkon Kuvendit mbështetje më të madhe financiare për të zgjidhur problemet me infrastrukturën duke e cilësuar atë emergjente.

“Nevojat emergjente për godina të reja kanë lindur, pasi në godinat ekzistuese ku gjykatat ushtrojnë aktivitetin e tyre nuk kanë sipërfaqe të nevojshme pune, nuk plotësojnë standardet e organizimit të brendshëm funksional dhe standardet e sigurisë”, thuhet në raport.

Ndër projektet prioritare për të zgjidhur këtë problematikë është ajo për Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë.

Në raport po ashtu konstatohet se ka mangësi në standardet e sigurisë në godinat e gjykatave dhe në këtë kontekst nevojitet investime në sisteme monitorimi dhe kontrolli, që janë pjesë e një projekti pilot që do të zbatohet gjatë 2026-ës.

“Ky projekt synon pajisjen e gjykatave me mjete dhe sisteme teknologjike bashkëkohore, të standardizuara, që mundësojnë monitorimin dhe administrimin e çështjeve të sigurisë në ambientet gjyqësore”, thuhet në raport.

Këshilli kërkon nga Kuvend që miratojë më shumë fonde buxhetore më të larta që do të mbështesnin politikat e ‘reformimit dhe përmirësimit të efikasitetit të shërbimit gjyqësor’

“Një rritje e qëndrueshme e fondeve buxhetore në shpenzime kapitale (investime) në vitet në vijim është thelbësore për përmbushjen e objektivave për përmirësimin infrastrukturor të gjykatave, me ndikim të rëndësishëm në funksionimin efikas të sistemit gjyqësor”- thuhet në raport.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gjermania tek faksi, por Shqipëria “dixhitale” ka ngecur tek siguria
Artikulli tjetër Rritet kosto e hekurudhës Tiranë-Durrës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.