KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rritja e çmimeve/ Shqipërisë i është rritur më shumë kosto e argëtimit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rritja e çmimeve/ Shqipërisë i është rritur më shumë kosto e argëtimit
AnalizeFinance

Rritja e çmimeve/ Shqipërisë i është rritur më shumë kosto e argëtimit

Përditësimi i fundit: 21 Maj, 2026 11:36 am
136 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Rritja e çmimeve është përshpejtuar muajt e fundit, edhe sipas Inflacionit të matur me Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK). Në muajin prill 2026 është 2,8 %, i njëjtë me normën e publikuar më herët nga INSTAT. Megjithatë, ndryshe nga INSTAT, që tha se rritja më e lartë ishte në grupin e transportit, që u ndikua nga shtrenjtimi i karburantit, sipas indeksit të harmonizuar, shtrenjtimi më i lartë ishte për argëtimin.

Rritja më e madhe e çmimeve u regjistrua në grupin “Argëtim, sport dhe kulturë” me 6,6 % pasuar nga grupet “Transporti” me 4,1 %, “Pije alkoolikë dhe duhan” me 4,0 %, “Kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 3,6 %, “Restorante dhe shërbime akomodimi” me 3,0 %, “Sigurime dhe shërbime financiare” me 2,7 %, “Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ” dhe “Shërbimi arsimor” me 2,6 % secili, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,2 %, “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 1,7 %, “Veshje dhe këpucë” me 1,0 %, “Shëndeti” me 0,7 % dhe “Informacioni dhe komunikimi” me 0,5 %.
Në prill 2026, çmimet e konsumit u rritën me 0,3 %, krahasuar me muajin e mëparshëm. Rritja mujore u ndikua kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Pije alkolike dhe duhan” me 1,4 %, pasuar nga grupet “Kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 0,7 %, “Restorante dhe shërbime akomodimi” me 0,6 %, “Shërbimi arsimor” me 0,4 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike”, “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” dhe “Argëtim, sport dhe kulturë” me 0,2 % secili, “Shëndeti” dhe “Informacioni dhe komunikimi” 0,1 % secili. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” shënuan një ulje me 0,4 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,1 % secili.

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) mat ndryshimin e nivelit të çmimeve me pakicë të mallrave dhe shërbimeve nga pikëpamja e strukturës së shpenzimeve të cilat konsumatori (vendas dhe i huaj) synojnë për konsumin final në territorin e Shqipërisë. IHÇK përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Evropiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve të Evropës dhe si inflacion zyrtar i Bankës Qendrore Evropiane duke siguruar stabilitetin e çmimeve në Bashkimin Ekonomik dhe Monetar.

Ndryshimi vjetor mat ndryshimin e indeksit të çmimeve ndërmjet muajit korrent me të njëjtin muaj të vitit të mëparshëm. Ky ndryshim është rrjedhojë e ndryshimeve korrente në nivelin e çmimeve, por mund të ndikohet edhe nga efektet e papërsëritshme të cilitdo muaj.
Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Izraeli fillon deportimet e 430 aktivistëve të flotiljes humanitare, mes tyre edhe shqiptari
Artikulli tjetër Shqipëria e Bosnja janë për hapjen e tregtisë, skeptike Serbia dhe RM

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 4 Shtator, 2026
“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.