KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria e Bosnja janë për hapjen e tregtisë, skeptike Serbia dhe RM
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria e Bosnja janë për hapjen e tregtisë, skeptike Serbia dhe RM
AnalizeEkonomiKryesoreOpinionRajoniZhvillim

Shqipëria e Bosnja janë për hapjen e tregtisë, skeptike Serbia dhe RM

Përditësimi i fundit: 21 Maj, 2026 11:38 am
20 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Heqja dhe reduktimi i barrierave tregtare ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor konsiderohet shumë e rëndësishme nga kompanitë e rajonit sipas Barometrit të vitit të kaluar të realizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

Përmbajtja
Shqipëria, 75% e bizneseve konsiderojnë lehtësimin e tregtisë  të rëndësishëmBizneset e Bosnjës, 88% pro hapjes tregtareKosova, me hapjes tregtare dhe skepticizmitBizneset e Maqedonisë së Veriut, 67 % për lehtësim të barrierave
Të dhënat nga bizneset e anketuara tregojnë nevojë të gjerë për lehtësimin e tregtisë. Bizneset e Shqipërisë dhe Bosnjës e konsiderojnë me më rëndësi heqjen e barrierave tregtare në Rajon, ndërsa në Serbia dhe Maqedonia shprehen një gatishmëri më të ulët për lehtësimin e tregtisë. Gjithsesi anketa tregoi se 70 për qind e bizneseve në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor e konsideruan si shumë të rëndësishme dhe të rëndësishme heqjen e barrierave tregtare.

Shqipëria, 75% e bizneseve konsiderojnë lehtësimin e tregtisë  të rëndësishëm

Bizneset në Shqipëri shfaqin një interes jashtëzakonisht të lartë për eliminimin e pengesave në kufi. Rreth 75% e kompanive të pyetura e konsiderojnë heqjen e barrierave tregtare si “shumë të rëndësishme” dhe të “rëndësishme” për ecurinë e tyre. Vetëm një pakicë biznesesh prej 9% mendon se ky proces nuk ka asnjë rëndësi për aktivitetin e tyre. Ndërkohë, një pjesë e vogël jo më shumë se 5% shprehen neutralitet ndaj kësaj mase. Të dhënat konfirmojnë se sipërmarrësit shqiptarë e shohin rajonin si një mundësi të artë për zgjerim ekonomiko-financiar.

Bizneset e Bosnjës, 88% pro hapjes tregtare

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, nevoja për të lehtësuar qarkullimin e mallrave është gjithashtu mjaft e mprehtë. Gati 88 % e të anketuarve, konsiderojnë si shumë të rëndësishme dhe të rëndësishme heqjen e barrierave tregtare me vendet e tjera të Rajonit. Vetëm 1% e atyre që nuk e shohin barrierat tregtare të rëndësishme. Ky rezultat tregon një konsensus pothuajse absolut të komunitetit të biznesit vendas për ndryshime në lehtësimin e tregtisë ndër-rajonale. Sipërmarrja boshnjake duket se po vuan nga ngarkesat aktuale dhe kërkon me ngulm reforma lehtësuese. Bosnja ka pasur një lidhje organike të tregtisë me ish vendet e Jugosllavisë përveç Shqipërisë. Por traditat e tregtisë më këto vende dhe konfliktet ndër-etnike i kanë vështirësuar edhe kanalet e tregtisë.

Serbia më pak e interesuara e Rajonit

Serbia paraqitet disi më ndryshe në perceptimin e bizneseve mbi barrierat tregtare në Rajon. Ndonëse 50% e bizneseve e konsiderojnë heqjen e barrierave si shumë të rëndësishme dhe të rëndësishme, skepticizmi është mjaft i lartë. 28% e kompanive serbe deklarojnë se ky proces nuk ka aspak rëndësi për aktivitetin e tyre. Rreth 22% e bizneseve mbajtën qëndrim neutral  dhe kjo tregon se gati gjysma e tregut Serb nuk varet nga Rajoni. Serbia ka orientim më të madh drejt tregjeve të BE-së.

Kosova, me hapjes tregtare dhe skepticizmit

Kosova regjistron përqindjen më të lartë të bizneseve që e konsiderojnë këtë proces si “shumë të rëndësishëm”, me 60% të bizneseve dhe një tjetër kategori prej 11% e konsideron të rëndësishëm. Të dhënat e anketat tregojnë se tregtia rajonale shihet si shtyllë kryesore për rritjen e kompanive të Kosovës. Nga ana tjetër, ekziston një grup prej 17% që mendon se heqja e barrierave nuk ka asnjë rëndësi. Kjo ndarje tregon një lloj polarizimi, ku shumica absolute kërkon hapje maksimale, por ka edhe skeptikë. Pavarësisht kësaj, zëri i biznesit pro-integrimit në Kosovë mbetet dominues dhe mjaft i fuqishëm.

Bizneset e Maqedonisë së Veriut, 67 % për lehtësim të barrierave

Në Maqedoninë e Veriut 33% e bizneseve vlerësojnë heqjen e barrierave si shumë të rëndësishme për ekonominë dhe një pjesë tjetër e konsiderueshme, prej 34%, e konsideron të rëndësishme. Ndërkohë, 17% e bizneseve mbajnë një qëndrim neutral. Skeptikët apo ata që nuk preken nga ky proces përbëjnë 9%.

Mali i Zi i hapur për tregti rajonale

Bizneset në Malin e Zi shfaqin një profil të ngjashëm vlerësimi, me një fokus të lartë tek integrimi. Përqindja e atyre që e shohin heqjen e pengesave si shumë të rëndësishme dhe të rëndësishme qëndron në nivelin 68%.

Një përqindje e madhe rreth 25% shprehen qëndrim neutral dhe vetëm 7% e shohin këtë proces si krejtësisht të parëndësishëm. Tregu malazez është kryesisht pozitiv dhe pret përfitime nga lehtësimet tregtare. Fryma e bashkëpunimit mbetet e lartë, duke parë potencialin që ofron i gjithë rajoni fqinj.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Turkut Veysel Sahin i bllokohen 500 mln USD, në Shqipëri operon në Call Centera

Përbindëshi Albanian Digital Solution/ Më keq se AKSHI

Gara pa rivalë e Berishës për drejtimin e PD-së rrezikon ta fundosë politikisht partinë

Shtrenjtimi i naftës dhe plehrave kimikë ‘goditje’ për bujqësinë

KORRIDORI I TETE DHE LUFTA PËR ENERGJINË

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rritja e çmimeve/ Shqipërisë i është rritur më shumë kosto e argëtimit
Artikulli tjetër Ambasadori i OSBE: Nuk imponojmë modele për hartën territoriale dhe sistemin zgjedhor

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Parku i Karavastasë/ Rama-Balluku kontrata klienteliste
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Maj, 2026
Rama lëshon disa nga agjencitë, por ruan MIA-n
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 21 Maj, 2026
Rastet e “vetëgjyqësisë” u rritën me 34% në vitin 2025
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Maj, 2026
Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet në 2026-2027
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.