KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tenderat e AKSHI-t: Pengmarrje, kërcënime dhe ndikim politik
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Tenderat e AKSHI-t: Pengmarrje, kërcënime dhe ndikim politik
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionZhvillim

Tenderat e AKSHI-t: Pengmarrje, kërcënime dhe ndikim politik

Përditësimi i fundit: 26 Dhjetor, 2025 10:20 am
352 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Në Tiranën e fasadave digjitale, ku suksesi i qeverisë matet me numrin e shërbimeve online, dhe shkëlqimin e Diellit, një dosje voluminoze e Prokurorisë së Posaçme ka grisur velin e propagandës.

Një dosje voluminoze e Prokurorisë së Posaçme ka hedhur dritë mbi një rrjet kriminal të lidhur me biznesin, politikën dhe policinë.

Hetimet dokumentojnë ekzistencën e një celule kriminale, që dyshohet se është drejtuar nga biznesmeni Ergys Agasi, i cili përmes lidhjeve politike dhe nepotizmit, kishte vendosur nën kontroll hierarkinë e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ku tenderat e teknologjisë nuk fitoheshin përmes aftësive teknike, por përmes lidhjeve politike, nepotizmit dhe, në raste ekstreme, me pistoleta në kokë dhe fenelina policie.

Hetimet zbuluan se zyrtarë të lartë të AKSHI-t, përfshirë Drejtoreshën Mirlinda Karçanaj dhe zv/drejtoresha Hava Delibashi, firmosnin fitues të paracaktuar. Po ashtu, zv/drejtori i Policisë së Tiranës, Erion Ismaili, dyshohet të jetë përfshirë në rrjetin kriminal.

Nga dhjetori 2024 deri në shtator 2025, kompania e dyshuar EA Solution arkëtoi rreth 29 milionë euro nga tenderat e AKSHI-t.

Hetimet tregojnë fiksimin e tenderave, vendosjen e kritereve të veçanta për kompanitë e preferuara dhe përdorimin e dhunës për të përmbysur çdo pengesë.

Rasti që çeli kutinë e Pandorës ishte pengmarrja e Gerond Meçes, biznesmen dhe aksioner i disa kompanive teknologjike, paraditen e 12 gushtit 2025.

Një fuoristradë e zezë me xhama të errët dhe fenelina policie të sajuara i preu rrugën. Meçe u detyrua, nën kërcënimin e armëve, të tërhiqte ankime të kompanisë së tij ndaj tenderave të AKSHI-t, duke zbuluar një rrjet të mirëorganizuar kriminal.

Përveç hetimeve të Prokurorisë, ekspertët dhe raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) kanë ngritur shqetësime mbi mënyrën e tenderimit të AKSHI-t që, sipas Opendata, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për periudhën 2019 – 12 dhjetor 2024 ka realizuar 1,122 transaksione me vlerë totale prej 6.64 miliard lekë (~ 68.837.903 euro).

Ekspertët e sigurisë dixhitale paralajmërojnë se ky rrjet nuk rrezikon vetëm fondet publike, por integritetin e sistemit digjital të shtetit dhe sigurinë kombëtare.

Ndërkohë, Agasi dhe Beqiri janë në arrati, ndërkohë Prokuroria e Posaçme akuzon drejtoreshën e AKSHI-it, Mirlinda Karçanaj dhe zëvendësen e saj, Hava Delibashi, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal që kishte për qëllim përvetësimin e tenderave të AKSHI-t, duke treguar kështu se një rrëmbim që u krye në një paradite të zakonshme në Tiranë, zbuloi një botë ku krimi, policia, politika dhe biznesi i teknologjisë ndërthuren frikshëm, e duket se gjithçka komandohej nga ai që ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj e konsideronte si një ndërmjetës mes politikës dhe grupeve kriminale.

 

Marrë nga Shteg.org

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Të përfundosh në burg padrejtësisht
Artikulli tjetër Fermerët greke bllokojnë sërish aksin Janinë-Kakavijë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.