KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vangjel Tavo rrit lartësinë e ndërtimeve, bregdeti i HIImarës kthehet në kantier
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Vangjel Tavo rrit lartësinë e ndërtimeve, bregdeti i HIImarës kthehet në kantier
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionZhvillim

Vangjel Tavo rrit lartësinë e ndërtimeve, bregdeti i HIImarës kthehet në kantier

Përditësimi i fundit: 20 Qershor, 2025 11:49 am
242 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

E nisi Jorgo Goro, por e përfundoi Vangjel Tavo. Bëhet fjalë për rishikimin e planit urbanistik të Himarës. Dokumenti i ri i përgatitur nga Bashkia e shndërron të gjithë Himarën në një zonë ndërtimi, por jo vetëm kaq.

Paralelisht plani i ri urbanistik rrit intensitetin e ndërtimeve, lartësinë e ndërtesave dhe koefiçentin e shfrytëzimit të tokës. Në Himarë, për shembull, lartësia e ndërtimeve rritet më shumë se dy herë, nga 8 metër që është sot, në 18 metër.

Me pak fjalë, ky është plani që e varros të gjithë Himarën nën thundrën e betonit masiv, duke fshirë zonat e virgjëra të bregdetit më të bukur të Shqipërisë, përfshirë ato që janë të mbrojtura.

Rritja e agresivitetit të ndërtimeve prej të gjithë zonat më të lakmuara të bregdetit. Palasa, Dhërmiu, Gileka, Himara, Livadhi, Qeparoi, Borshi me planin e ri do të kenë ndërtime më të larta, por edhe zgjerim masiv të zonave ku mund të ndërtohet.

Plani i rishikuar

Plani për ta vënë të gjithë bregdetin jugor nën thundrën e ndërtimeve masive nisi që në tetor të vitit 2023, kohë në të cilën bashkia e Himarës drejtohej nga Jorgo Goro, sot në qeli.

Në 30 tetor 2023 Këshilli Bashkiak i Himarës zhvilloi një mbledhje me axhendë të ngjeshur, por edhe me jo pak tensione. Pika më e rëndësishme e rendit të ditës, ishte një nismë e propozuar nga kryetari i atëhershëm i Bashkisë, Goro për rishikimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Himarës.

Në relacionin shoqërues të projektvendimit, që iu paraqit Këshillit, Bashkia Himarë e justifikonte nevojën e rishikimit të planit rregullues me kërkesat e ardhura nga qytetarët, por jo vetëm.

“Arsyet për ndërmarrjen e kësaj nisme lidhen me nevojën e bashkisë për përgjigjen e 132 kërkesave të interesit nga banorët dhe bizneset si dhe kërkesave të ardhura nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit në kuadrin e përmirësimit të shërbimeve në zonën me rëndësi kombëtare si dhe investimeve strategjike,” thuhet në relacion.

Justifikimi i rremë i banorëve

Edhe pse bashkia e Himarës përpiqet që ta justifikojë ndryshimin e planit edhe me kërkesat e ardhura nga banorët për ndërtim, në fakt ky duket një mashtrim. Qytetarët e Himarës e kanë të pamundur të ndërtojnë për shkak se në këtë zonë janë bllokuar prej kohësh certifikatat e pronësisë së tokës.

Të vetmit që arrijnë t’a çajnë këtë bllokadë janë oligarkët dhe biznesmenët e fuqishëm të investimeve strategjike, të cilët ngrenë resortet në bregdet. Dhe në mes të rreshtave këtë e pranon qartë edhe vetë Bashkia e Himarës.

“Rishikimi vjen edhe si nevojë e përshtatjes së Planit të Përgjithshëm Vendor me kërkesat aktuale të zhvillimit të turizmit si dhe fokusimin në zhvillimin ekonomik të zonës,” vijon relacioni i projektvendimit.

Mbledhje me tension

Diskutimi i kësaj nisme u shoqërua me tensione në Këshillin Bashkiak të Himarës. Këshilltarët e opozitës akuzuan se pas ndryshimit të planit qëndronin interesat e oligarkëve.

“E dini kush përfiton nga kjo? Përfitojnë të gjithë ata që kanë certifikatat. Kush janë këta? Mafiozët. Më thoni mua në zonën 3, kush ka certifikata nga banorët? Asnjë. I kanë bllokuar. Dhe për kë po e bëjmë ne këtë? Për ata 5 që na vijnë nga andej dhe na marrin pronat? Për ata po bëhet kjo,” tha Timoleo Gërdhuqi i kolacionit opozitar.

Pas debateve në Këshill, projektvendimi u miratua vetëm me votat e këshilltarëvë të Partisë Socialiste. Kryetari me dy emra i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ishte iniciatori.

Por vepra për betonizimin e Himarës u kompletua nga Vangjel Tavo. Plani i rishikuar tashmë është gati për votim dhe menjëherë pas kësaj në bregdetin e Jugut betoni do të vërshojë lumë duke mos pyetur as për zonat e mbrojtura dhe as për impaktin mjedisor.

Ndoshta kjo ishte dhe arsyeja se pse Fredi Beleri u palos në burg dhe bashkia e Himarës u rrëmbye me pahir nga qeveria, për t’ia lëshuar të gjithë bregdetin e saj oligarkëve strategjikë të Edi Ramës. Dhe tani SPAKU mund të veprojë lirshëm se nuk prish më punë:

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Paqja Fiskale” pa konsultim me BE-në, Brukseli i shqetësuar
Artikulli tjetër Moisi Lazaj zapton Ujin e Ftohtë në Vlorë dhe nis ndërtim pa leje

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.