KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zyrtari i Bashkisë Peqin i jep tendera kompanisë që themeloi vetë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Zyrtari i Bashkisë Peqin i jep tendera kompanisë që themeloi vetë
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionZhvillim

Zyrtari i Bashkisë Peqin i jep tendera kompanisë që themeloi vetë

Përditësimi i fundit: 22 Shtator, 2025 5:57 pm
269 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Peqin, Julian Manahasa, ka krijuar një skemë të guximshme korrupsioni, duke vendosur në pozita të vështira edhe SPAK.

Nëse zyrtarët e tjerë vendor përpiqen të jenë sa më të kamufluar dhe sofistikuar kur përfshihen në përvetësimin e parave dhe pasurive publike, titullari i Bashkisë Peqin, Julian Manahasa ka vendosur t’i bie shkurt, duke i dhënë vetes paratë publike, përmes një skeme transparente korrupsioni.

Në vitin 2022, Manahasa ka themeluar komapaninë e ndërtimit T&J Construction shpk, duke qenë edhe në funksione të larta drejtuese në Bashkinë e Peqinit.

Dy vjet më pas, Manahasa i ka shitur 50 % të aksioneve shtetasit Emilian Lluca. Duke keqpërdour funksionin publik, Manahasa ka nisur që të kalojë në llogaritë e kompanisë së tij një pjesë të parave publike të Bashkisë Peqin.

Kompania T&J Construction ka marrë rreth 70 mijë euro kryesisht nga Bashkia Peqin. Në bashkëpunim ka marrë rreth 4 milionë euro tendera publikë. Ka dyshime të forta se Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Peqin Julian Manahasa është përfshirë në një skemë më thellë korrupsioni me paratë publike.

Duke parë xhiron dhe transaksionet e T&J Construction, krijohen dyshime të forta se Manahasa ka diktuar tendera me vlerë miliona euro për disa kompani klienteliste, të cilat më pas kanë kontraktuar kompaninë e tij për zbatimin e kontratave publike. Është një manovër e përdorur masivisht me qëllim për të evituar ekspozimin dhe goditjen nga SPAK-u.

Pas provave të para të suskseshme, Manahasa po gatuan një skemë korrupsioni me vlerë 800 mijë euro, për rikonstruksionin e Qendrës Kulturore ‘Ferdinand Deda’ në Peqin. Tenderi është anuluar një herë pasi nuk fitoi kompania ‘që duhej’, sepse një kompani tjetër u fut me ofertë të ulët, duke sabotuar skemën.

Këtë tender Manahasa synon t’a marrë vetë, përmes një kompanie të paracaktuar, e cila më pas do të kontraktojë kompaninë e tij T&J Construction. Kjo lojë me paratë publike ku një personazh është edhe arbitër dhe lojtar zhvillohet nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë Peqin, Bukurosh Maçi.

Manahasa dhe Maçi janë edhe ideatorët e marrëzisë së pashembullt, atë të betonizimit të Rrugës Egnatia. Studiuesi Auron Tare i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të ndërhyjë për të ndaluar këtë marrëzi të Bashkisë Peqin që të shpëtohet pa qenë vonë pjesa e Rrugës Egnatia që shtrihet në Shqipëri, një ndër 10 rrugët më të rëndësishme te civilizimit europian.

Skandali i betonizimit të rrugës historike karakterizohet nga babëzia për vjedhjen e fondeve publike, injoranca ekstreme, papërgjegjshmëria dhe mungesa e frikës nga ndëshkimi ligjor.

Jo rastësisht, tenderin për të betonizimin e rrugës antike ku shkelen legjionet romake gjatë Luftës Civile te Cezarit dhe Pompeut, e ka fituar, me pazar në tavolinë, Eral Myftaraj, i njohur si brejtësi i pyjeve, për shkak të masakrave në pyjet e Qarkut të Elbasanit. Myftaraj është skeduar si ‘xhepi’ i Blendi Çuçit dhe prestanome e tij në disa tendera me vlera të larta.

 

Marrë nga Prapaskena.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Popullsia në Tiranë rritet me më pak se 2 mijë banorë në vit
Artikulli tjetër NATO paralajmëron Rusinë kundër shkeljeve të mëtejshme

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.