KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dy deputetë shqiptarë anëtarët më të rinj të Parlamentit Europian
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Dy deputetë shqiptarë anëtarët më të rinj të Parlamentit Europian
EditorialFokusKryesorePolitike

Dy deputetë shqiptarë anëtarët më të rinj të Parlamentit Europian

Përditësimi i fundit: 16 Korrik, 2024 11:34 pm
143 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Përbërja e Parlamentit të ri Europian ka gjithsej 720 deputetë ose 15 deputetë më shumë se në përbërjen e legjislaturës së mëparshme. Prej tyre 39 për qind janë femra, ndërsa 54 për qind janë zgjedhur si deputetë për herë të parë.

Këtë të enjte PE-ja do të votojë edhe për zgjedhjen e Ursula von der Leyen si presidente e Komisionit Europian për një mandat të ri pesëvjeccar. Nëse ajo nuk merr të paktën 361 vota, atëherë BE-ja mund të hyjë në një krizë institucionale.

Seanca e parë konstituoi përbërjen e dhjetë të Parlamentit Europian, ndërsa po aty u zgjodh si kryetare e tij, Roberta Metsola. Edhe më parë, ajo ishte në krye të legjislativit europian, ndërsa do ta vazhdojë një funksion të tillë edhe për dy vjet e gjysmë, për ta lëshuar më pas vendin për një deputet tjetër që mund të vijë nga radhët e socialistëve ose demokratëve.

Zgjedhja e saj, është një rezultat konsensusi mes tri grupeve kryesore politike për një paketë, në të cilën janë edhe tri funksione të tjera udhëheqëse në institucionet e BE-së.

Maltezja mori 562 vota nga 599 deputetë të pranishëm, shumë përtej shumicës së nevojshme prej 50 për qind, plus një votë.

Pas votimit Metsola u premtoi deputetëve se nuk do t’i zhgënjejë dhe do të punojë për një Europë më të drejtë, më të sigurt dhe më të barabartë për të gjithë qytetarët e saj.

Ajo tha se do të angazhohet për vazhdimin e ndihmës në Ukrainë, e cila po vazhdon të përballet me agresionin rus.

“Na duhet të ngrihemi dhe të jemi gati. Në mandatin e fundit mësuam se e ardhmja nuk është asgjë tjetër veçse e paparashikueshme. Kjo duhet të jetë një shtëpi që nuk mund të ketë frikë për të udhëhequr dhe për të ndryshuar. Ne kemi filluar, por nuk kemi mbaruar ende”, ka thënë Metsola në fjalimin e saj.

Parlamenti Europian me këtë përbërje ka tetë grupime politike, një më shumë se ai para tij.

Grupimi më i madh, me 188 deputetë, do të jetë ai i qendrës së djathtë me emrin Partia Popullore Europiane. Socialistët dhe Demokratët me 136 kanë mbetur në vendin e dytë, ndërsa në të tretin është ngritur grupimi i ri i krijuar nga partitë e ekstremit të djathtë “Patriotët për Europën” me 83 deputetë.

Konservatorët janë në vendin e katërt me 78 deputetë, ndërsa me vetëm një deputet më pak në vendin e pestë janë liberalët që kanë shënuar rënie të madhe.

Grupimi i të Gjelbërve është në vendin e gjashtë me 53 deputetë, ndërsa pas tyre vijnë grupi i të majtëve me 46, dhe ai i Sovranistëve me 25 deputetë. Të tjerët, pra 33 deputetë, do të veprojnë si të pavarur jashtë grupeve ekzistuese politike.

Në këtë përbërje do te jetë edhe një deputet shqiptar nga Suedia dhe një deputet grek nga Shqipëria.

Deputeti me prejardhje shqiptare dhe me shtetësi suedeze është Adnan Dibrani nga radhët e Socialistëve dhe Demokratëve. Para tij, nga Suedia ka qenë edhe një eurodeputete, Arba Kokalari, nga radhët e Partisë Popullore Europiane.

Ndërsa nga Shqipëria i zgjedhur në listën e Partisë greke Demokracia e Re është Alfred Beleri. Atij i është dhënë leja e posaçme nga autoritetet e burgjeve në Shqipëri ku po e vuan dënimin për shkak të manipulimeve në procesin zgjedhor, për të bërë betimin.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Dramat turke rrëzojnë telenovelat latine, për kulmin e shikueshmërisë
Artikulli tjetër Musk, i zhgënjyer me ligjet e Kalifornisë, zhvendos selitë e kompanive SpaceX dhe X

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.