Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar republikanin, Donald Trump, i cili është vetëm katër vota elektorale larg Shtëpisë së Bardhë.
Osmani në X, ka uruar Trumpin, duke shkruar se SHBA-ja mbetet partneri i palëkundur dhe aleati i pazëvendësueshëm i Kosovës.
“Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, i shpreh urimet tona të përzemërta Donald Trump dhe JD Vance për zgjedhjen e tyre si President dhe Zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara. SHBA-ja mbetet partneri i palëkundur dhe aleati i pazëvendësueshëm i Kosovës.
Mezi pres të punoj me administratën e re për të thelluar më tej lidhjen tonë unike dhe aleancën strategjike. Zoti e bekoftë Amerikën, liderin e botës së lirë!”, ka shkruar Osmani në X.