KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Air Albania-n e ka falimentuar”. Ahmetaj nxjerr fakte për Ramën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > “Air Albania-n e ka falimentuar”. Ahmetaj nxjerr fakte për Ramën
AktualeKorrupsionKryesoreOpinion

“Air Albania-n e ka falimentuar”. Ahmetaj nxjerr fakte për Ramën

Përditësimi i fundit: 28 Janar, 2025 10:16 am
205 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka nxjerrë fakte dhe prova të reja, në lidhje me qeverinë Rama dhe lidhjet kriminale e aferat nga kjo qeveri. Ahmetaj ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama për aferën e Eco Parkut duke thënë se familjarët e tij janë të përfshirë në korrupsion dhe konflikt interesi.

Ahmetaj tregoi një episod me Ramën dhe një mikun e tij izraelit, ku Rama i ka kërkuar që t’i kalonte borxhin jashtëm 1 mld euro të vendit.

Duke folur për AKSHI-n, Ahmetaj është shprehur se ai është kopshti privat i Ramës. Ish-zv.kryeministri ka deklaruar se deri më tani prokuroria ka kërkuar dy urdhër arreste për AKSHI-n, të cilat janë rrëzuar nga gjykata.

Ahmetaj ka ngritur akuza se ‘kompania First’ e baxhanakut të kryeministrit Rama ka marrë projektin 15 milionë euro te AKSHI-i, pa u bërë asnjë tender.

Ahmetaj për projektin e TVSH-së ka theksuar se ka ardhur i parashkruar drejtpërdrejt nga kryeministri dhe ishte projekt që cënonte sigurinë kombëtare, fiskale dhe financiare.

Për Air Albania, Ahmetaj deklaroi se Rama e ka falimentuar kompaninë ajrore me fluturimet e tij me charter. Ahmetaj theksoi se nga 31 dhjetori i 2019 humbja e Air Albania tejkalon gjithë totalin e aksioneve të grupit, 20 mln euro.

Ahmetaj tha se kanabizimi i vendit është produkt i kryeministrit Edi Rama, të cilin e kanë kundërshtuar vetëm 5 ministra nga qeveria e tij që kanë qenë Saimir Tahiri, Erion Veliaj, Ditmir Bushati, Damian Gjiknuri dhe vetë Ahmetaj.

Ahmetaj ka deklaruar se Shqipëria ndodhet në dorën e krimit, duke theksuar se për shkak të dosjeve të Encro Chat dhe SKY të ardhura në Belgjika dhe Franca, kanë rënë katër qarqe elektorale në vend që janë Shkodra, Durrësi, Elbasani dhe Tirana.

Duke folur për Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, Ahmetaj theksoi se vetë Rama kishte kërkuar shkarkimin e tij për korrupsion, në kohën që ai ishte Ministër i Financave.

Për Inceneratorët, Ahmetaj ka deklaruar se nuk ka firmosur në asnjë kontrakt, por ka zbuluar dhe një atë të Elbasanit ndodhet firma e Niko Peleshit.

Po ashtu Ahmetaj ka deklaruar se është sulmuar nga televizioni Top Channel me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ahmetaj u shpreh se pronarët faktik të inceneratorit të Tiranës, janë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama dhe se SPAK nuk guxon ta hetojë.

Ahmetaj ka deklaruar se në burg në Shqipëri shkon ai që do Rama, duke ngritur një pyetje se për atë është kërkuar arrest me burg, ndërsa Benet Beci, Erion Veliaj dhe Frida Krifca janë lënë të lirë nga SPAK.

Ahmetaj ka bërë publik dhe një kërcënim ndaj tij para tre ditësh, ku sipas tij i kanë thënë: Kur të të ngremë ne furtunën ti do të fluturosh në qiell.

Ahmetaj tha se një biznesmen ka paguar 10 mijë euro seancë që Edi Rama dhe Linda Rama të shkojnë në një hotel që shërben si qendër detoksifikimi nga droga.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kontratat 1 euro, hapet rruga për blerjen e pronës, shteti mund ta rimarrë nëse shkelen kushtet

Shifrat pas sherrit të pagave/ Formula ‘me bonuse’ që rrit rrogat e magjistratëve

Pesë shkolla në Astir?! Tre vite nga premtimi i Veliajt, asnjë godinë e përfunduar

Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa/ Reagon shoqata e gazetarëve

Kontrolle në burgun e Bradasheshit, ku mbahet dhe Ergys Agasi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Banka Botërore sugjeron 6 instrumente për pensione të sigurta
Artikulli tjetër Albin Kurti sulmohet me mjete piroteknike gjatë takimit në Skënderaj

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

A do mbushet bregdeti i Semanit me parqe foto voltaike?
Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Shtator, 2026
Vandalizohet statuja e Charlie Kirk në SHBA
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 14 Shtator, 2026
Email-et dhe dokumentet në dosje, SPAK ia atribuon vilën në “Green Coast” Belinda Ballukut
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Zhvillim 14 Shtator, 2026
Pezullohet polici që qëlloi me grusht në stomak protestuesin e prangosur
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 14 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.