KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Erion Veliaj do të blejë 13 milionë lekë një aparat fotografik
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Erion Veliaj do të blejë 13 milionë lekë një aparat fotografik
AktualeKorrupsionOpinion

Erion Veliaj do të blejë 13 milionë lekë një aparat fotografik

Përditësimi i fundit: 20 Nëntor, 2024 2:11 pm
229 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Bashkia Tiranë ka zyrën më të madhe të marrëdhënieve me publikun nga të gjitha institucionet.

Kjo zyrë prodhon foto dhe video të kryetarit në aksion, në mbjellje pemësh, fillim punimesh, inaugurime, takime, sidomos përdoren fëmijët për të kuruar imazhin e tij.

Erion Veliaj nuk pranon të fotografohet apo filmohet nga gazetarët, ai i përgatit vetë reportazhet dhe kronikat.

Për këtë duhen mjete. Vazhdimisht blihen aparatura për profesionistët e manipulimit të opinionit. Këtë radhë ka vendosur të blejë dy aparate fotografik profesional.

Këtë e morëm vesh nga Agjencia e Prokurimeve Publike e cila e njoftoi tenderin më datë  17 tetor 2024, me objekt ‘Blerje aparat fotografik profesional’.

“Gara” ka qëndruar hapur deri më 29 tetor 2024, kur është mbajtur edhe tenderi.

Këto aparate duhet të kenë cilësi të larta që ta nxjerrin Veliajn si top model.

Është dorëzuar vetëm një ofertë nga firma “QuantX IT Solutions” shpk, prandaj procedura duhej anuluar për mungesë  konkurrence.

Pa nevojë konkurrence, pa marrë mundimin të shqyrtojë dokumentet e ofertës së dorëzuar, duke cenuar rregullat kryesore të Prokurimeve Publike, komisioni i Veliajt ia dhuroi këtë tender kompanisë “QuantX IT Solutions” shpk, duke firmosur në fund kontratën 13 milionë lekëshe.

Na duket shumë shtrenjtë ky çmim sepse në treg aparatet fotografik të markave më të mira botërore, Canon apo Nikon me të dhënat që kërkon Bashkia Tiranë, i gjen nga 1 deri 5 mijë mijë euro, madje edhe më lirë.

Sa për informacion, gjetëm online disa tipe për t’ia sugjeruar Lali Erit, që janë në pamjet më poshtë:

Më datë 14 nëntor 2024, komisioni i Veliaj ka bërë publike kontratën përfundimtare me fitues “QuantX IT Solutions” shpk, ku shënohet ndër të tjera, se “nuk ka operator të skualifikuar”.

Open Data Albania e ka vlerësuar tenderin me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Ju duket një thërrime ky tender, por bashkia shpërdoron shumë para për sende të tilla, për paga dhe zyra që helmojnë opinionin publik.

Mediat transmetojnë të pandryshuara lajmet e gatshme të përgatitura nga “redaksia” prej dhjetëra punonjësish në Bashkinë e Tiranës.

Bashkia e Tiranës ka një influencë të madhe në redaksitë e mediave kombëtare e lokale të cilat publikojnë pa asnjë filtër informacionet e dërguara nga zyra e PR-it, duke lejuar bombardimin me propagandë politike të opinionit publik.

Drejtoria e Përgjithshme e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun ka në varësi të saj 3 drejtori të tjera të ndara në 6 sektorë të ndryshëm.

Më specikisht, drejtoria e përgjithshme ndahet në Drejtorinë e Informacionit, Drejtorinë e Komunikimit me Qytetarët si dhe Drejtorinë e Protokollit dhe Marrëdhënieve me Jashtë.

Së bashku me drejtorin e përgjithshëm, këto tre drejtori kanë afro 50 punonjës, ku përfshihen 3 drejtorë, 5 përgjegjës sektori dhe 34 specialistë.

Këto drejtori, me punonjësit dhe mjetet teknike dhe financiare të vendosura në funksion të tyre, administrojnë prezencën në media dhe rrjete sociale të kryetarit te bashkisë së Tiranës.

Përveç këtij grupi drejtorësh dhe specialistësh, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka edhe këshilltarë për median në kabinetin e tij. 216 mijë euro në vit i kushton taksapaguesve shqiptarë vetëm flota e këshilltarëve të Erion Veliajt.

Marrë nga Publik.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Më shumë se gjysma e pronave në Kosovë zotërohen nga burrat
Artikulli tjetër Mark Zuckerberg ka paralajmëruar fundin e smartfonëve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.