KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Frontex akuzohet për operacione ilegale ndaj emigrantëve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Frontex akuzohet për operacione ilegale ndaj emigrantëve
AktualeKryesoreOpinion

Frontex akuzohet për operacione ilegale ndaj emigrantëve

Përditësimi i fundit: 4 Tetor, 2024 8:22 pm
143 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Agjencia e BE-së për mbrojtjen e kufijve tokësorë dhe detarë të unionit, Frontex, përballet me akuza te forta pasi sipas pretendimeve punonjës të saj kanë qenë të përfshirë në operacione të paligjshme për largimin e migrantëve përtej kufijve.

Zyrtari përgjegjës për të drejtat e njeriut në këtë agjenci, zhvilloi hetime të brendshme për disa muaj, të cilat përfunduan në akuza konkrete ndaj një pjese të stafit të agjencisë evropiane.

Hetimet nisën pas raportimeve të dy mediave gjermane, se anijet e Frontex kishin dëbuar me forcë nga ujërat greke drejt atyre turke, anije e gomone me emigrantë të huaj.

Largimi me forcë i emigrantëve nga ujërat territoriale të bllokut europian, që ndryshe quhen “pushback”, është e ndaluar sipas rregullave ndërkombëtare dhe e çimentuar në mandatin e Frontex.

Ekipi i gazetarëve gjermanë raportuan se anijet e Frontex injoruan ndihmën e kërkuar nga udhetaret e një gomoneje me 30 persona mëngjesin e 19 shkurtit 2024. Videoja e depozituar nga gazetarët gjermanë pranë agjencisë evropiane, tregon momentin kur emigrantët, mes tyre dhe fëmijë, kërkonin ndihmë, ndërsa punonjësit i lanë në mëshirën e fatit.

Në pamje duket se një nga dy anijet që ndodheshin pranë vendngjarjes mban flamurin e rojes bregdetare bullgare, e cila monitoron kufijtë midis Greqisë dhe Turqisë, si pjesë e Frontex në Detin Egje.

Sipas hetimeve mbi ngjarjen, pavarësisht thirrjeve për ndihmë, ekuipazhi i Frontex thuhet se nuk u përgjigj dhe për më tepër as nuk raportoi ndonjë incident me migrantë të rrezikuar në det të hapur.

Shkelja e dytë e punonjësve të Frontex, e dokumentuar nga gazetarët gjermanë, ka ndodhur në fund të janarit 2024. Në një video duket një gomone e mbipopulluar e cila po lundronte në det dhe një skaf që i afrohet, i cili sipas shenjave mund të thuhet me siguri se i përket rojës bregdetare greke.

Në pamje, personat e maskuar në skaf kërcënojnë me shkopinj emigrantët që kërkojnë ndihmë, ndërkohë qe një anije më e madhe e Frontex-it shihet në sfond.

Sipas rregulloreve të brendshme, stafi i Frontex-it është i detyruar të “identifikojë në mënyrë proaktive emigrantët dhe t’i informojë ata për të drejtat e tyre, nëse ata kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

A është e dënuar Europa?

Protesta studentore/ I vihet flaka koshave përballë Ministrisë së Arsimit

Operacion i madh policor në Stamboll, urdhër-arreste për 68 persona

Fitore ose burg: Beteja e fundit e Bibit

Ish-zyrtari gjerman sulmon Von der Leyen pas rënies së Vuçiçit: Brukseli mbyll sytë…

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Raporti: Paditë dhe sulmet ndaj gazetarëve në rritje
Artikulli tjetër Marash Kumbulla shënon golin e parë në La Liga, me Espanyol-in

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shanset që samiti i NATO-s, të mbahet në Tiranë janë thuajse zero
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 27 Tetor, 2026
Rama u faturon shqiptarëve 110 milionë euro taksa shtesë, në fshehtësi!
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 27 Tetor, 2026
Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 27 Tetor, 2026
Qeveria rrit taksat për biznesin/ Tatim më i lartë për fitimin dhe dividentin
Analize Finance Kryesore Politike Sociale 27 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.