KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: FSHZH 3.3 milionë euro për ahengje, në 61 bashki
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Korrupsion > FSHZH 3.3 milionë euro për ahengje, në 61 bashki
KorrupsionOpinionZhvillim

FSHZH 3.3 milionë euro për ahengje, në 61 bashki

Përditësimi i fundit: 17 Tetor, 2024 10:37 am
219 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një nga institucionet që ka “dorë të lirë” në paratë publike është Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

I krijuar për “punë publike”, shumë shpejt ky institucion është kthyer në një “levë politike” për qeverinë, duke pasur “në dorë” pjesën më të madhe të bashkive, ato me të ardhura të mesatare dhe të vogla.

rej shumë vitesh, FSHZH-ja bën dhjetëra tendera për rrugë lokale, fasada apo edhe sheshe, në kuadër të Rilindjes Urbane.

Këto të fundit i ka bërë nga dy herë si në Berat, Dibër, Tiranë, Kavajë, Kuçovë etj. Por, kur “mbaroi punë” me këto vepra, Fondi ka kthyer sytë nga “tallavaja”.

Dhe s’ka si ta bëjë më mirë në vitin elektoral, duke akorduar një shumë të majme prej 3.3 milionë euro vetëm për ahengje në 61 bashki të vendit.

Lista e kërkesave të FSHZH-së për pajisje ngjason me ato të këngëtarëve apo grupeve më të mëdha të muzikës botërore.

“VoxNews” ka siguruar dokumentet e këtij tenderi, i cili ka një objekt “mbështetje për gjallërimin e aktivitetit social kulturor në funksion të forcimit të identitetit rajonal dhe lokal”, me një fond 333.333.110 lekë pa TVSH.

Një fond i konsiderueshëm, duke parë se nuk bëhet fjalë për punë publike, parqe, godina, sheshe apo fasada, por vetëm për muzikë dhe aheng në gjithë vendin.

FSHZH shkruan në dokumente se paratë janë financuar nga qeveria për vizionin “Shqipëria 2030”.

Por, ky slogan më shumë është elektoral sesa i qeverisë, pasi prej shumë kohësh slogani po përdoret nga eksponentë të mazhorancës, të cilët kanë filluar edhe fushatën për zgjedhjet e përgjithshme 2025.

Në dokumente citohet se qytetet e mesme dhe të vogla kanë mungesë në aktivitete dhe gjallërimi i jetës social-kulturore, duke përfshirë edhe rritjen e krenarisë.

Por, krenaria nuk rritet me muzikë, por me hapjen e vendeve të punës, me një arsim, shëndetësi dhe rend të mirë.

Në rreshta FSHZH shkruan se synon të promovojë artistë të rinj. Po vetë Fondi nuk u ngrit si një televizion, por për të rregulluar disa punë lokale të lëna pas dore.“Projekti shtrihet në territorin e 61 bashkive të Republikës së Shqipërisë” shkruhet në këto dokumente.

Krahas shpjegimeve për tenderin, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka publikuar edhe listën e pajisjeve të kërkuara.

Ata kërkojnë bokse për muzikë, fjalim, foni, monitor skene. Gjithashtu edhe dhjetëra mikersa audiosh, dhjetëra mikrovonë apo shpërndarës sinjali.

Kërkojnë disa ekrane LED me përmasa të ndryshme, pajisje DJ, video procesor apo edhe kamera me rezolucion Full HD / 4k.

Kërkesat nuk mbarojnë, pasi duan edhe projektor ndriçimi, LED panel dhe disa lloje ndriçimesh. Kërkojnë edhe tymuese skenike, mikser regjie dhe ndriçimi, skela hekuri apo edhe foltore me ekran LED.

Lista është shumë e gjatë, ndërsa duan edhe skenë të mbuluar me çati, podiume, karrige, tavolina e tapete e mokete.

 

Marrë nga Vox news

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?

Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’

Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?

“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it

Skema se si ‘Iute’ zbraz fitimin dhe taksat nga Shqipëria

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zgjedhjet presidenciale amerikane, Trump “shkërmoq” Harrisin në sondazhin e fundit
Artikulli tjetër Erë benzine brenda sallës, Spiropali ndërpret seancën; Elda Hoti: Hodha parfum

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Shtator, 2026
Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’
Koment Kryesore Politike Sociale 15 Shtator, 2026
Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin
Aktuale Fokus Kryesore Politike 15 Shtator, 2026
Ndërron jetë Flora Brovina
Aktuale Analize Kryesore Politike Rajoni 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.