KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: KFOR refuzon kërkesën e Kosovës për dërgimin e FSK-së në veri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > KFOR refuzon kërkesën e Kosovës për dërgimin e FSK-së në veri
AktualeKryesoreOpinionRajoni

KFOR refuzon kërkesën e Kosovës për dërgimin e FSK-së në veri

Përditësimi i fundit: 2 Dhjetor, 2024 10:39 am
103 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se institucionet e Kosovës, pas shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit në Komunën e Zubin Potokut në veri më 29 nëntor, kishin kërkuar autorizim nga komandanti i KFOR-it për dërgimin e mundshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në zonën e prekur.

“Komandanti i KFOR-it nuk ka dhënë një autorizim të tillë, bazuar në vlerësimin e tij të sigurisë dhe veprimet që tashmë janë ndërmarrë nga KFOR-i”, tha KFOR në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Kosova e bëri këtë kërkesë në përputhje me marrëveshjen e vitit 2013 të nënshkruar mes institucioneve të Kosovës dhe NATO-s, sipas së cilës, kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, e siguroi NATO-n se FSK-ja nuk do të shkojë në veri pa pëlqimin paraprak të KFOR-it.

“Siç është komunikuar në deklaratën tonë, KFOR ka vendosur njësite për të siguruar zonën e dëmtuar të kanalit të ujit në Zubin Potok. KFOR gjithashtu ka ofruar ndihmë shtesë për institucionet në Kosovë, duke përfshirë mbështetje logjistike dhe për asgjësimin e mjeteve shpërthyese”, tha KFOR në përgjigjen e tij.

Misioni shtoi se komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt me të gjithë partnerët e tij kryesorë dhe se po e mban situatën nën vëzhgim.

Kosova fajëson Serbinë se qëndron pas shpërthimit në veri, akuzë që Serbia e mohon.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën në mbrëmje gjatë një konference për shtyp nuk iu përgjigj pyetjes nëse ai i kishte kërkuar KFOR-it leje për ta dërguar FSK-në në veri, por tha se “ne jemi të kufizuar në veri duke qenë se ushtria jonë, bazuar në marrëveshjen e vitit 2013, nuk mund të shkojë në veri.”

“Prandaj, situata atje nuk është e njëjtë si në pjesët e tjera të vendit tonë.”

Kurti shtoi se, edhe pse nuk i pëlqen zotimi i dhënë për mosdërgimin e FSK-së në veri, ai do ta respektojë atë.

“A do të ishte më mirë dhe më e sigurt të ishte ushtria e Kosovës? Po, do të ishte. Mirëpo, nuk është atje, dhe ne e respektojmë atë zotim që ka dhënë Thaçi”, ka thënë Kurti.

Më herët gjatë ditës, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se Kurti e ka bërë këtë kërkesë NATO-s.

Shpërthimi ndaj kanalit në fshatin Varragë të Zubin Potokut nuk shkaktoi viktima, por e krijoi një çarje të madhe në murin anësor të tij, duke shkaktuar rrjedhe të ujit jashtë kanalit, duke bërë që disa pjesë të vendit të përballeshin me reduktime uji.

Nga hidro-sistemi Ibër-Lepenci, në Gazivodë (Zubin Potok), furnizohet me ujë i gjithë veriu i Kosovës, rajonet e Mitrovicës si dhe Prishtina me rrethinë, përfshirë edhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Tirana, ndër qytetet me raportin më të dobët mes kostos dhe cilësisë së jetës

Raiffeisen Bank financon makinerinë e Putinit

Eksperimenti europian që nuk i uli çmimet dhe pyetjet pa përgjigje në Shqipëri

Protestat e ndjekin Ramën edhe në SHBA

Në kulmin e protestave për Rrjollin, biznesmeni Bashkim Ulaj merr leje për resort në Jalë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shpërthimi në Ibër-Lepenc, Kurti takim me Hovenier dhe ambasadorët e tjerë në Kosovë
Artikulli tjetër Familja e Martin Canit kërkon ndihmë, hapet Gofundme

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Si po treten miliardat e qytetarëve në investime jo rentabël, nga Fondi i Zhvillimit?
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Shtator, 2026
Shqipëria, socializmi i Edi Ramës pa të majtën
Analize Kryesore Opinion Politike 21 Shtator, 2026
Kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, lë fshatrat pa ujë të pijshëm
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 21 Shtator, 2026
Prishen pazaret e drogës në Siçili, italianët ‘luftë’ me rrjetin shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.