KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rama u jep oligarkëve rezidencat qeveritare në Vlorë për të ndërtuar hotele me 5 yje
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Rama u jep oligarkëve rezidencat qeveritare në Vlorë për të ndërtuar hotele me 5 yje
AktualeKorrupsionKryesoreOpinion

Rama u jep oligarkëve rezidencat qeveritare në Vlorë për të ndërtuar hotele me 5 yje

Përditësimi i fundit: 21 Janar, 2025 11:21 am
213 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Korporata e Investimeve Shqiptare i ka hapur rrugë ndërtimit të hoteleve me 5 yje brenda godinave dhe territorit të rezidencave qeveritare te zona e Ujit të Ftohtë, në Vlorë.

VoxNews ka zbardhur dokumentin e Korporatës, ku rezulton se tre godinat shtetërore do të shndërrohen në zona private, ku disa suita do t’u lihen edhe qeveritarëve.

Redaksia jonë paralajmëroi këto ndërtime pas publikimit të ankandit në APP, teksa pasditen e 20 janarit u publikua edhe raporti.

Sipas dokumentit, qëllimi i projektit do të jenë te rezidencat qeveritare të Vlorës, dikur ndërtesa të dedikuara për pritjen e personaliteteve të rëndësishme dhe organizimin e ngjarjeve zyrtare.

“Megjithatë, me kalimin e kohës dhe ndryshimin e nevojave, këto prona kanë humbur funksionalitetin e tyre dhe janë kthyer në struktura rrallëherë të shfrytëzuara, duke u bërë një barrë financiare për mirëmbajtje dhe një pasuri e fjetur pa një kthim të prekshëm ekonomik” thuhet në këtë dokument.

Më tej sqarohet se në këto ambiente do të bëhen hotel-butik me 5 yje, ku personalitetet e larta do të vazhdojnë të përfitojnë nga shërbimet që këto godina qeveritare do të ofrojnë.

Korporata shkruan se rezidencat qeveritare pranë Ujit të Ftohtë në Vlorë, rreth 6 km larg nga qendra e qytetit u ndërtuan gjatë periudhës së regjimit komunist për të akomoduar funksionarët e lartë të shtetit dhe personalitetet zyrtare.

“Të vendosura në një nga zonat më të bukura në hyrje të Rivierës Shqiptare, ato ofrojnë peizazhe të veçanta dhe mbresëlënëse, si dhe afërsi me pikën ku ndahen Adriatiku dhe Joni. Historikisht, këto rezidenca kanë shërbyer si hapësira për pushime dhe takime zyrtare për udhëheqës politikë dhe delegacione diplomatike.

Megjithëse janë ende funksionale, ato janë të amortizuara dhe kërkojnë mirëmbajtje të konsiderueshme për të përmbushur standardet moderne” shkruan institucioni në varësi direkte të qeverisë.

Më tej shkruhet se këto ambiente përdoren shumë rrallë, duke u kthyer në pasuri të nënshfrytëzuara që ofrojnë një mundësi të shkëlqyer për transformim dhe zhvillim ekonomik.

“Pronat ku do të zhvillohet ky projekt janë rezidenca qeveritare ‘Vila nr. 2’ me sipërfaqe 1.126 m2. ‘Vila nr.6’ me sipërfaqe ndërtese 332.48 m2 dhe ‘Vila nr.9’ me sipërfaqe 186.18 m2” shkruhet në dokumente.

VoxNews mësoi se Korporata shkruan se zona e Ujit të Ftohtë në Vlorë është rajon me rëndësi të veçantë natyrore dhe historike në Shqipëri dhe i pashfrytëzuar.

“Ky projekt ofron një mundësi për të ndërthurur ruajtjen e trashëgimisë së përdorimit të këtyre rezidencave me adoptimin e standardeve më të avancuara të mikpritjes dhe menaxhimit të hapësirave luksoze” është justifikimi i kësaj agjencie.

Më tej sqarohet se sipërfaqja e konkursit është 1.644.7 m2, ku rezidenca është 6 km larg nga Vlora dhe 190 nga Tirana.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “IntelliNews”: Në Shqipëri priten trazira pas zgjedhjeve, Kurti drejt mandatit të dytë
Artikulli tjetër SPAK kërkon 1 vit burg për ish-drejtoreshën e ARRSH, Sonila Qato

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.