KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sandër Frangaj ble hotelin White Roads nga Gjikuria
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Sandër Frangaj ble hotelin White Roads nga Gjikuria
AktualeKorrupsionKryesoreOpinion

Sandër Frangaj ble hotelin White Roads nga Gjikuria

Përditësimi i fundit: 28 Prill, 2025 11:08 am
349 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Aleksandër Frangaj, pronari i TV Klan, ka blerë hotelin White Roads nga kompania Gjikuria. Transaksioni është njoftuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, por çmimi i shitjes nuk është bërë publik. Sipas dokumentave kontrata e shitjes së aksioneve të shoqërisë White Roads Hotel shpk është nënshkruar në datën 24 prill.

White Roads është një projekt që ka marrë statusin e investimit strategjik nga Komiteti i Investimeve Strategjike, që drejtohet nga Edi Rama. Hoteli, i cili po ndërtohet në zonën e mbrojtur të Deltës së Palasës shtrihet mbi një sipërfaqe prej mbi 33 mijë metrash katrorë.

Nga këto 30 mijë metër katrorë ishin tokë shtetërore, që ju dhanë kompanisë Gjikuria me kontratën e famshme të qirasë 1 euro, si investim strategjik.

White Roads është një resort turistik i konceptuar si një strukturë multidimensionale në tipologjitë e akomodimit dhe faciliteteve.

Projekti konsiston në një hotel me 190 dhoma, njësi për biznes & evente, sera me lule, ambiente sportive, hapësira për fëmijë, SPA, beach bar, kazino dhe njësi të tjera shërbimi.

Sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike, hoteli është një investim prej 21.3 milionë eurosh.

Tokë në zonë të mbrojtur?

Komiteti i Investimeve Strategjike ka marrë dy vendime për hotelin White Roads. Vendimi i parë u mor në prill të vitit 2022, përmes të cilit Komiteti i dha statusin e Investimit Strategjik kësaj vepre, por ndërkohë i dha dhe 9 mijë metër tokë shtetërore.

Në këtë vendim të parë, vetë Komiteti i Investimeve Strategjike theksonte se projekti shtrihet në afërsi të monumentit natyror Delta e Përroit të Palasës. “Duke qenë se zona e plazhit që ka kërkuar subjekti ka tjetër formë menaxhimi pasi ndodhet në kufi të Monumentit Natyror “Delta e Përroit të Palasës”, masa mbështetëse e lejimit të përdorimit të brigjeve të detit si dhe zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit nuk mund të miratohet me vendim të veçantë nga Këshilli i Ministrave,” thuhej në vendimin e vitit të kaluar.

Por në qershor të vitit 2023, Komiteti mori edhe një tjetër vendim për hotelin White Roads duke i dhënë kompanisë Gjikuria edhe 22 mijë metra katrorë të tjera tokë shtetërorë. Në vendimin e dytë, Komiteti i Investimeve Strategjike ndryshoi dhe gjuhën për zonën e mbrojtur.

“Duke qenë se sipërfaqja ku do te zhvillohet investimi ndodhet në afërsi të Monumentit Natyror “Delta e Përroit të Palasës”, kategoria e III e zonave të mbrojtura, kërkohet që projekti i investimit:

-të mos prekë dhe cënojë MN “Delta e Përroit të Palasës”, por të zbatohen me kushtet e lejes mjedisore;
-linjat elektrike, të ujësjellësit, të kanalizimeve dhe çdo linjë tjetër nuk duhet të shtrihen dhe prekin në sipërfaqen e Monumentit Natyror;
-përgjatë kufirit me Monumentin, zhvilluesi të kryejë punime duke krijuar një brez të gjelbër miqësor me mjedisin (mbjellje pemësh e bordura me bare antieroziv);
-punimet që do të kryhen në këtë zonë, do të monitorohen vazhdimisht nga AdZM-ja Vlorë duke bashkëpunuar me subjektin zhvillues.”

Ndërsa për përdorimin e brigjeve të detit dhe zonës përkatëse të plazhit, qeveria ja ka lënë topin në dorë Ministrisë së Turizmit.

“Duke qenë se koordinatat e përdorimit të bregut të detit që i referohen projektit, i përkasin formave të ndryshme të menaxhimit, autorizohet Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, në bashkëpunim me institucionet kompetente të përcaktojë sipërfaqet e mundshme të cilat mund të vihen në dispozicion të këtij projekti investimi si dhe regjimin ligjor respektiv sipas formave të menaxhimit apo rregullime të tjera ligjore,” shkruhet në vendimin e ri.

Pra, qeveria autorizoi Ministrinë e Turizmit që të gjente rrugët për të anashkaluar problemin e monumentit natyror për t’i dhënë kompanisë akses në brigjet e detit dhe zonën e plazhit. Dhe rruga u gjet.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Aeroporti i Vlorës fluturon për zgjedhje
Artikulli tjetër Del në ankand edhe Pallati Kongreseve: Korporata hap garën për kullate përballë Presidencës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.