KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tender 1.5 mln euro i Bashkisë Kavajë do të fitohet nga “Lluca” sh.p.k?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Tender 1.5 mln euro i Bashkisë Kavajë do të fitohet nga “Lluca” sh.p.k?
AktualeKorrupsionKryesoreOpinion

Tender 1.5 mln euro i Bashkisë Kavajë do të fitohet nga “Lluca” sh.p.k?

Përditësimi i fundit: 5 Mars, 2025 10:27 am
237 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një tender i Bashkisë së Kavajës, me vlerë 1.5 milionë euro, për rikonstruksionin e rrugës Skuraj dyshohet se ka fituesin e paracaktuar, përpara se procedura të nisi zyrtarisht.

Bashkia e Kavajës, e drejtuar nga Fisnik Qosja, ka publikuar në Regjistrin e Parashikimeve të Agjencisë së Prokurimit Publik (APP) për vitin 2025, tenderin “Rikonstruksion i rrugës Skurraj”, me fond limit 150 milionë lekë të reja.

Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, ky tender ende nuk rezulton i vendosur në rubrikën “Njoftimi i shpalljes së kontratës” të APP-së, gjë që do të thotë se ende nuk është i hapur për të pritur oferta nga subjekte private.

Megjithatë, disa të dhëna të siguruara në avancë nga “Boldnews.al” krijojnë dyshime të forta se tenderi duket se është i projektuar për një kompani private.

Informacionet e mbërritura në formën e denoncimit në adresën e redaksisë thonë se tenderi 1.5 milionë pritet të fitohet nga kompania “Lluca” shpk.

Denoncuesit sugjerojnë të dhëna, të cilat në vlerësimin e tyre janë konkrete, mbi bazën e të cilit krijojnë dyshimin se fituesi është përzgjedhur para se të shpallet tenderi, duke ngritur alertin për një rast tipik të shkeljes së barazisë në tendera.

Shoqëria “Lluca” është krijuar në vitin 2003 dhe është në pronësi të Naim, Blerim e Gabriel Lluca. Ajo e ka selinë në fshatin Përparim të Elbasanit. Referuar të dhënave publike të “openprocurment”, subjekti “Lluca” shpk ka fituar tendera kryesisht në institucionet vendore, kryesisht në rajonin Rrogozhinë-Peqin-Elbasan.

Referuar të njëjtin burim informacioni, “Lluca” shpk ka arkëtuar nga fondet publike mbi 3 milionë euro për periudhën 2019-2025.

Vepra penale e “shkeljes së barazisë në tendera” është kompetencë hetimore e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pas ndryshimeve të Kodit të Procedurës Penale, në kuadër të Reformës në Drejtësi.

Aktualisht, dhjetra procedime me një numër të lartë zyrtarësh publikë, po hetohen ose gjykohen për këtë vepër penale.

Pas hekurave për “shkelje të barazisë me tendera” kanë përfunduar zyrtarë të nivelit të lartë, përfshirë ministra e kryebashkiakë, si edhe shumë zyrtarë të niveleve të ndryshme, në administratën qendrore e lokale.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vetëm 13.6% e 1.8 milionë zgjedhësve në emigracion do të votojnë me postë
Artikulli tjetër Sulmet e Ramës ndaj SPAK vënë në pikëpyetje angazhimet e qeverisë për integrimin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.