KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vivian “Xavier” Musk; Eja jeto në Shqipëri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Vivian “Xavier” Musk; Eja jeto në Shqipëri
EditorialKryesore

Vivian “Xavier” Musk; Eja jeto në Shqipëri

Përditësimi i fundit: 27 Korrik, 2024 8:07 am
183 Shikime
Share
11 Min. Leximi
SHARE

Nga Avokate Brikena Bogdo

 

Miliarderi Elon Musk bëri disa komente bombastike, gjatë një interviste me Jordan Peterson. Ai u zotua se do të shkatërrojë virusin majtist, që i ‘vrau’ djalin e tij. Musk tha se, virusi majtist e mashtroi atë, duke lejuar që një prej djemve të tij të kthehet në një vajzë transgjinore.

“Më mashtruan për të firmosur dokumentet për një prej djemve të mi, Xavierin,” tha ai. “Kjo ndodhi, përpara se të kuptoja, se çfarë po ndodhte realisht. Ishte edhe koronavirusi në atë kohë dhe kishte shumë konfuzion. Më thanë se, Xavier mund të kryente vetëvrasje,” tha Musk.

“Ishte diçka djallëzore dhe mendoj se, personat që promovojnë diçka të tillë, duhet të shkojnë në burg,” shtoi Musk. Nuk më shpjeguan në fakt se, bllokuesit e pubertitetit janë thjesht ilaçe sterilizuese”.“E kam humbur djalin tim. Ata e quajnë ‘emërvdekur’. Djali im, Xavier ka vdekur, i vrarë nga virusi majtist’.

‘Emërvdekur’ është një term që përdorin transgjinorët, kur dikush u referohet atyre me emrin që kanë pasur, përpara se të ndryshojnë gjini.

“Jam zotuar të shkatërroj virusin majtist, pas kësaj dhe po bëjmë progres,” tha Musk. Djali i tij Xavier e ndërroi emrin ligjërisht në vitin 2022 dhe tani quhet Vivian. Në një dosje gjyqësore, ai thotë se, nuk do të ketë asnjë lidhje me mbiemrin Musk. Më herët, Elon Musk e akuzoi Vivian se, është një komuniste që mendon se, kushdo që është i pasur, është djalli vetë.

Xavier “Vivian” Musk nuk e kupton që është viktimë e propagandes komuniste. Edhe sikur të ekzistonte makina e kohës, nuk ka asnjë arsye ta kthejmë, në komunizmin e egër, sidomos atë shqiptar. Atë e ftoj, të vijë në Shqipëri, ku ende komunizmi është realitet dhe të shikojë e provojë se kush janë djajtë e vërtetë, të provojë djajtë e komunizmit, politikat soçiale, shërbimet falas, shpopullimin, nëpërmjet emigracionit, apo politikave transgender, të cilët gllabërojnë pasuri botërore dhe jetë njerëzish masivisht, për dominim global.

 

Elon Musk po ndërgjegjësohet tashmë, për korelacionin midis këtyre politikave komunisto-majtiste, dhe nxitësve të tendencave transgender. Ky ndërgjegjësim e nxiti për deklaratën “Soros po shkatërron njerëzimin”.

Cfarë lidhje kanë me njëra tjetrën? Pse Musk deklaron, që Soros po shkatërron njerëzimin? Cfarë politikash po nxit Soros? Kush ka rënë në rrjetën e tij destruktive? Djali i një prej miliarderëve botërorë, Elon Musk.

“No face, no name, no number”, ka qenë titulli i një shkrimi tim. Ky është qëllimi, pa emër, pa fytyrë (me maska), turma pa identitet, për dominim qëndror botëror. Xavier “Vivian” Musk identifikon të pasurit djaj, por djalli i vërtetë ishte komunizmi, që i shpalli luftë, Zotit dhe mjetit kryesor të tij, riprodhimit, për vazhdimësinë e njerëzimit. Djalli i vërtetë është komunizmi dhe shërbëtorët e tij, që përdorin mjete, forma, propaganda, tranformime transgjinore, për shpopullim dhe sterilizim, si përfundim, shkatërrimin e njerëzimit, për të cilin Musk akuzon sot, publikisht Sorosin dhe sorosizmin, që po tenton ta përhapë si axhendë, botërisht. Prindërit, në Amerikë, po kërkojnë që fëmijët e tyre të jenë “të vetmësuar”, të shkolluar në shtëpi, pasi po e shikojnë sistemin arsimor si kanosës të personaliteteve, të fëmijëve të tyre, duke i shndërruar në të vdekur, të pakallur.

Une sot do t’u vjedh bluzave të bardha, bisturinë, jo për një operacion kirurgjikal, por operacion analitik, se si një sistem, apo axhendë e mirëmenduar, shndërron natyrën, nga njerëzore, në kafshërore. Po i shpjegoj pak më në detaje Vivian Muskut realitetin shqiptar. Në Shqipëri, shërbimi shëndetësor është falas, cka rezultoi dështimi më i madh i politikave qeverisëse socialiste. Dua t’i shpjegoj Vivianit, që mjekët të cilët duhet të jenë ëngjëjt për njerëzit e sëmurë, janë shndërruar në djaj, pasi ilacet për të sëmurët me kancer, nuk ua japin të sëmurëve, por i vjedhin për spitalet private. E njëjta situatë është në shërbimin arsimor, apo në drejtësi. Po nuk pagove nën dorë, asnjë shërbim nuk mund të marrësh.

Cështja e mjekëve të onkologjikut, na riktheu në memorje, transformimin e njeriut, nga këto politika sociale dhe shërbime falas, në ujk, për tjetrin. Instinktet kafshërore kanibaliste, janë brenda nesh si atavizma, ardhur nga thellësitë e shekujve. Njeriu modern me kohën i veshi instinktit, petkun e modernizmit, përpunimit, qytetërimit. Për të arritur në këtë nivel qytetrimi, iu desh jo pak, por shekuj, derisa erdhi komunizmi si përbindëshi me shumë koka, që prodhon vetëm djaj, për t’i rikthyer instinktet kafshërore.

Pikërsiht ky system komunisto-socialist-majtist po depërton në instinktet më të egra atavike mbijetuese njerëzore, në kafshën pa emër. Kjo, jo rastësisht, por me koshiencë, strategji, axhendë globaliste.

Luajnë me hallet, varfërinë njerëzore, për disa arsye ekonomiko-politike. Politikat sociale, shërbimet falas janë politikat më të sofistikuara, për të devijuar paranë, në xhepat e shumë pak pushtetarëve, për forcimin e pushtetit të tyre ekonomik, më pas atë politik. Ja ku arritëm në axhendën mjtiste, globalizëm, internacionalizmin, më pas qeverinë qëndrore globale, me një “Messia majtist” në krye. “Politikat sociale, Shërbimi falas”, të praktikuara në komunizëm, shkatërruan karakterin njerëzor, sollën shkatërrime masive të pronës shtetërore, barazi, në varfëri ekstreme të të gjithëve, megjithë terrorin, frikën e vrasjet, për “vjedhjen e pronës shtetërore”.

Në kohët moderne, kur axhendat më të sofistikuara shpopulluese, po punojnë pikërisht për shkatërrimin e ndërgjegjes, mjeti për të arritur qëllimet makiaveliste, janë  pikërisht politikat  sociale dhe shërbimet falas, si strategjia më diabolike, për ta kthyer qenien njerëzore, gjithmonë e më shumë, në “no face, no name, no number”.

Në komunizëm, shtetëzimet, politikat sociale shërbimet falas, ishin mjeti më efikas për të vjedhur pasuritë e një kombi . Sot, në komunizmin modern të kamufluar, me petk globalizmi ndërshtetesh, projekte, resorte, investitorë strategjikë, janë formatet e reja për të vjedhur pasuri përrallore kombesh dhe shtetesh.

Shtatë apo tetë mjekë, që u kapën nga SPAK-u nuk e zgjidhin problemin, sepse ata tashmë janë kategori kriminale, prodhuar nga sistemi i shërbimeve falas. Atë sistem korruptivo-kriminal në Shqipëri e njoh shumë mirë edhe si gazetare investigative, në dokumentarët që kam realizuar, “Shitja e ilaceve spitalore”, “Rimbursimi i ilaceve” që mund t’i ndiqni në You Tube.

Vivian Musk, të mos jetojë në ëndrra, utopi, demogogji, por ka një realitet në Shqipëri. Vivian hajde jetoje ëndrrën tënde në Shqipëri, që të bësh diferencat, midis djallit dhe zotit. Shqipëria nuk është fosil komunist, por një bishë e gjallë, si për të kujtuar njerëzimin se, ku do të mbërrijë në vrapimin e tij. Cfarë e lidh komunizmin me homoseksualizmin? Të dyja janë format më efikase për degradimin, deri në zhdukjen e racës njerëzore. Projeksioni i axhendës shpopulluese është, dy gra lezbike që mbesin të fundit e racës njerëzore, që nuk mund të riprodhohen.

Ndërkohë që shteti shqiptar është tregtari i madh dhe kryesor i drogës, të rinj mbahen në burg për 30 gr. hashash. Drejtësia, lë në burg një përdorues, që i nevojitet mjeku, jo burgu. Ai është thjesht një viktimë e kësaj shoqërie axhendiste. Arsimi falas, nuk i jep dije fëmijës, vetëm nëse prindi paguan mësuesin, në mësime private

Ish-kryeministri anglez Cameron deklaronte, përpara se të vinte në pushtet, që do të mbronte me cdo kusht disa të drejta dhe shërbime, pikërsisht Shërbimin Shëndetësor Kombëtar. SHSHK i ofronte shërbime shëndetësore cdo shtetasi britanik, për gjatë të gjithë jetës dhe pjesa më e madhe e shërbimeve ishin pa pagesë. Njëri prej këshilltarëve të Cameronit shkoi deri aty sa ta quante SHSHK-në, “gjënë më të përafërt që anglezët kanë, me fenë”. Kjo deklaratë u bë përpara Steven D. Levitt dhe Stephen J. Dubner dy autorët e libit “Mendo si një gjeni”, bestseller i Neë York Times. Një deklaratë e tillë të bën t’i vësh gishtin kokës, sidomos po të kemi parasysh që anglezët e kanë një fe, thonë autorët e librit. Nuk është e rastësishme kjo deklaratë. Unë e thelloj mendimin dhe shqetësimin e tyre, që armiku kryesor për komunistët dhe komunizmin është feja, të cilën e luftuan në vendet e lindjes dhe egërsisht e shkatërruan në Shqipëri, si eksperimentin më të egër njerëzor. “Unë jam Messia”- deklaroi Soros, si “tejkalim i pushtetit të Zotit”. A janë këta djalli i  vërtetë?

Megjithëse si ide, shërbimet tërë jetën dhe falas, janë për t’u lavdëruar, ana ekonomike paraqet disa pengesa. Sipas autorëve të librit “Mendo si një gjeni”, njerëzit kur kanë shërbime falas, bëhen makutë dhe marrin më shumë, se sa duhet. Njerëzit konsumojnë më shumë se kanë nevojë, njerëzit që shtiren bëhen më të shumtë në numër, se ata që vërtet kanë nevojë, koha që pacientët duhet të presin është më shumë e gjatë dhe ata që vuajnë pasojat janë mosha e tretë. Ky lloj konsumi dorëlëshuar, duke qenë se kostoja e SHSHK-së, po i afrohet 10% të GDP-së së Britanisë dhe dyfishit të SHBA-së, duhet të ndalet dhe duhet menduar  seriozisht, nëse po shpërndahet dhe po mbulohet financiarisht në mënyrën e duhur – shprehen autorët e librit.

Vendet e Europës perëndimore, që nuk e implementuan drejtpërdrejt komunizmin, aktualisht po  depërtojnë indirekt politikat komuniste, sistemet sociale, apo shërbimet falas shëndetësore, të cilat kanë filluar të japin efeket e tyre  në rritjen e korupsionit, në abuzimet dhe shpërdorimet, duke gërryer buxhete shtetesh të fuqishme ekonomikisht.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adams dhe Rama përballen me akuza për korrupsion

Shqipëria ndër vendet me akses më të lartë në internet, e fundit për aftësitë digjitale

Kush e udhëheq Iranin?

BE çertifikon protokollin Rama-Meloni

Ndërron jetë akademik Rexhep Qosja

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vetëkënaqësia nga turizmi
Artikulli tjetër Ndërprerja e trenave në Francë pritet të zgjasë, gjithë fundjavën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kuvendi i Kosovës e miraton Projektligjin për çmimet tavan
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Politike Rajoni Sociale 23 Prill, 2026
Regjimi iranian nuk është Irani
Analize Bota Fokus Opinion Politike Zhvillim 23 Prill, 2026
Shqipëria mbetet pas rajonit për lirinë në internet
Aktuale Analize HI-Tech Kryesore Sociale 23 Prill, 2026
KLSH gjen shkelje të rënda në Autoritetin Portual Durrës
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 23 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.