KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vetëkënaqësia nga turizmi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Vetëkënaqësia nga turizmi
EditorialEkonomiFokusSociale

Vetëkënaqësia nga turizmi

Përditësimi i fundit: 27 Korrik, 2024 7:42 am
121 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Turizmi ka qenë në kuptimin e plotë të fjalës shpëtimi i ekonomisë vendase gjatë viteve të fundit.

Në verën e 2020-s, hyrjet e larta të shtetasve të huaj ndihmuan që Prodhimi i Brendshëm Bruto të shënonte rënie minimale prej 3.3% nga rreth -9% që ishin parashikimet fillestare të institucioneve ndërkombëtare.

Në vitet në vijim, teksa Shqipëria ishte në fokusin e mediave ndërkombëtare për bukuritë e saj dhe të huajt po zbulonin gjithnjë e më shumë vendin e shqiponjave, flukset e larta të hyrjeve nxitën dukshëm konsumin.

“Ndërhyrja” ishte kritike për vendin, që po vuante nga emigracioni, kryesisht i të rinjve, që u përshpejtua pas pandemisë. Rreth 10 milionë shtetas të huaj që hynë në 2023, ndonëse nuk arritën të amortizonin tërësisht rrjedhën e shqiptarëve jashtë, sërish dhanë efekt pozitiv.

Në 5 muajt e parë të këtij viti, hyrjet e shtetasve të huaj u rritën me gati 40%. Imagjinoni si do të ishin treguesit ekonomikë (përveç ndërtimit), nëse me këtë rrjedhje të popullsisë vendase nuk do të kishim pasur hyrjet e të huajve. Turizmi, nga ana tjetër, ka nxitur një sërë biznesesh në zinxhirin e vlerës, nga shërbimet mbështetëse, te transporti, agroturizmi e bujqësia.

Lejet e ndërtimit për hotele në periudhën 2018-2023, që përkon me periudhën kur nisi lulëzimi turistik, ishin gjashtë herë më të larta sesa në 5-vjeçarin e mëparshëm, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, duke krijuar një model biznesi që ka nxitur punësimin, ekonomitë lokale dhe ka tërhequr turistë nga të thjeshtët te më elitarët.

Kur sezoni turistik po arrin kulmin e vet, pikëpyetjet që po ngrihen janë të shumta: Pse kanë mbetur shezllonët bosh? A ka më shumë apo më pak turistë të huaj? A i ka ardhur fundi turizmit patriotik? A është abuzive rritja e çmimeve e kështu me radhë?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve ngrenë, në fakt, një sërë çështjesh të rëndësishme që shërbejnë për të garantuar turizëm të qëndrueshëm në periudhën në vijim.

Të dhënat tregojnë se turistët e huaj në vend janë më të shumtë këtë vit. Sipas statistikave të Airdna, net-qëndrimet e të huajve në 6-mujorin e parë, përmes platformave Airbnb në vend janë dyfishuar në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ata që mungojnë janë vendasit, teksa INSTAT tha së fundmi se rreth 500 mijë shqiptarë janë larguar dekadën e fundit me një përshpejtim pas pandemisë. Shtetasit nga Kosova janë më të vështirët për t’u matur për shkak të lëvizjes së lirë në kufi.

Por, sipas operatorëve turistikë, fluksi i tyre ka rënë në krahasim me vitet e kaluara, kurse heqja e vizave i ka shtyrë ata drejt destinacioneve të tjera. Dhe kjo tendencë ishte normale dhe e pritshme. Si shtetasit shqiptarë, ashtu dhe ata të Kosovës, ishin frekuentuesit më të rregullt të shezllonëve, ndaj nuk ka asnjë habi që ato janë bosh.

Duhet të ndërgjegjësohemi që modeli i turistit ka ndryshuar. Shezllonet, që kanë zënë pothuajse të gjitha hapësirat e mundshme të plazhit, do të vijojnë të jenë bosh edhe po të hyjnë dyfish më shumë turistë.

Udhëtarët e sotëm nuk rrinë gjithë ditën në çadër. Ata kërkojnë të eksplorojnë Shqipërinë nga Veriu në Jug, të njohin traditën, të shijojnë ushqimet vendase, madje po “zbulojnë” dhe vende që as ne nuk i njihnim më parë.

Turisti i sotëm nuk arrin ta konceptojë se si nuk i kemi zgjidhur ende problemet me plehrat (që nuk mblidheb apo digjen duke mbuluar qytetin me tym) me infrastrukturën, me shërbimin, shërbimin shëndetësor, apo me rritjen abuzive të çmimeve, sapo ka pak kërkesë të shtuar.

Për këtë fundit, të jeni të sigurt se janë më të vëmendshëm dhe se vetë shqiptarët, sidomos italianët që sot janë grupi i dytë më i madh pas shtetasve të Kosovës, me më shumë se 10% të hyrjeve të të huajve.

Turistët nuk mund të tolerojnë që të mbeten me orë të tëra në trafik, për shkak të rrugëve pa standarde apo në ndërtim, apo të mos arrijnë të orientohen me transportit publik, pasi mungojnë hartat online të orareve në stacione.

Ka ikur koha e turizmit patriotik, apo mbështetjes vetëm te vendasit. Nuk mund ta marrim më turistin për të mirëqenë.

Ashtu siç erdhën të joshur nga reklama e nga postimet me bukuritë e vendit në rrjetet sociale, po aq shpejt e gjithë kjo mund të na kthehet kundër, nëse nuk do të reflektojnë si qeveria, që kërkon me ngulm grupet armiqësore, ashtu dhe bizneset, që nuk e kanë problem të abuzojnë.

Në një vend me kaq shumë bukuri natyrore e diversivitet, turizëm do të ketë gjithmonë, por se sa i qëndrueshëm do të jetë ai dhe sa do të shërbejë si nxitës për ekonominë, kjo do të varet vetëm nga ne.

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adams dhe Rama përballen me akuza për korrupsion

Shqipëria ndër vendet me akses më të lartë në internet, e fundit për aftësitë digjitale

Kush e udhëheq Iranin?

BE çertifikon protokollin Rama-Meloni

Ndërron jetë akademik Rexhep Qosja

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Bujaria” e qeverisë me rivlerësim të pronave, me tarifë 5%
Artikulli tjetër Vivian “Xavier” Musk; Eja jeto në Shqipëri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kuvendi i Kosovës e miraton Projektligjin për çmimet tavan
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Politike Rajoni Sociale 23 Prill, 2026
Regjimi iranian nuk është Irani
Analize Bota Fokus Opinion Politike Zhvillim 23 Prill, 2026
Shqipëria mbetet pas rajonit për lirinë në internet
Aktuale Analize HI-Tech Kryesore Sociale 23 Prill, 2026
KLSH gjen shkelje të rënda në Autoritetin Portual Durrës
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 23 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.