KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 136 diga në vend kanë humbur funksionin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 136 diga në vend kanë humbur funksionin
AnalizeEkonomiZhvillim

136 diga në vend kanë humbur funksionin

Përditësimi i fundit: 23 Tetor, 2024 9:34 am
116 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ndryshimet klimatike por edhe fenomenet natyrore më ekstreme si efekt i tyre, kanë kthyer vëmendjen kudo në botë tek masat që duhet të merren, për rreziqet potenciale që vijnë nga këto zhvillime. Në Shqipëri viteve të fundit ka gjithashtu një theks të vazhdueshëm për masat që duhet të merren sa i takon digave të mëdha të cilat janë me funksione të ndryshme.

Një institucion që vazhdimisht në dokumente ka vënë theksin për vëmendjen që duhet të ketë ky aspekt është Komiteti i Digave të Mëdha i cili vlerëson se ka nevojë për masa konkrete në disa rajone. Por një prezantim i fundit në një simpozium për Sigurinë e Digave nga kryetari i këtij institucioni Arjan Jovani vlerëson se në vend janë të paktën 136 diga jofunksionale sa i takon qëllimit të tyre kryesor se pse janë ndërtuar sipas projektit origjinal.

Nga këto janë 35 diga të mëdha dhe 101 më të vogla. Sipas studimit 9 diga të vogla nuk ekzistojnë nga ana strukturore kurse 17 të tjera janë pranuar nga bashkitë për ti dekomisionuar. Shifrat tregojnë se 46 digave të tjera u mungojnë koordinatat kurse në 8 raste rezervuarët janë kthyer në toka bujqësore.

Sipas shifrave zyrtare të prezantuara janë të paktën 650 diga (350 të mëdha dhe 300 të vogla) që janë ndërtuar për qëllime të ndryshme duke nisur nga ujitja ku bëjnë pjesë 626 diga dhe ku përfshihen edhe funksione të tjera të integruara si turizmi, peshkimi, rekreacioni dhe adresimi i problematikave të prurjeve të larta të ujit në momente të caktuara. Të paktën 24 diga të tjera kanë si funksion parësor prodhimin e energjisë por shërbejnë edhe në funksion të transportit, peshkimit dhe turizmit. Dy diga të tjera kanë për qëllim furnizimin me ujë.

Sipas kreut të Komitetit të Digave aktualisht kuadri ligjor për dekomisionimin e digave është në rregull, por duhet të përgatiten udhëzuesit dhe standardet teknike për procesin e dekomisionimit apo ‘eliminimit’ të digës.

Sipas ligjit dhe vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.147, datë 18.03.2004, digat do të dekomisionohen në momentin që do të kenë humbur funksionet kryesore dhe rezervuarët do të jenë mbushur me sedimente. Aktualisht nuk është bërë asnjë dekomisionim dige në Shqipëri teksa shumë diga janë shumë të vjetra pra mbi 50 vjeç dhe shumë rezervuarë janë mbushur me sedimente duke paraqitur rreziqe për komunitetet në pjesën e poshtme të tyre.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?

Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit

59% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve në vitin 2025

Gjeneva miraton rezolutën: “Shqipëria nuk është në shitje”

ARRSH vijon të “qerasë” me tendera biznesmenët në dosjen Balluku

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SHBA, dhjetëra të sëmurë nga hamburgerat e McDonald’s, humb jetën një person
Artikulli tjetër Mali i Zi dhe regjistrimi, DW: Shtet civil, apo “Bosnja e vogël”?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë
Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 18 Shtator, 2026
Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Rajoni 18 Shtator, 2026
Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve, shqetësim për mos zbatimin e vendimit të ,Kushtetuese për pagat e magjistratëve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
Vera 2026/ Mes premtimeve për siguri dhe 19 viktimave
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.