KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bilanci i energjisë, importet u rritën mbi 75%, biznesi uli konsumin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Bilanci i energjisë, importet u rritën mbi 75%, biznesi uli konsumin
AnalizeEkonomiKryesore

Bilanci i energjisë, importet u rritën mbi 75%, biznesi uli konsumin

Përditësimi i fundit: 28 Gusht, 2024 8:54 am
119 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Situata hidrike në vitin 2024 nuk ka rezultuar aq pozitive sa ajo në vitin që lamë pas, duke sjellë për rrjedhojë një prodhim më të ulët të energjisë. Të dhënat nga bilanci i energjisë, të publikuara nga INSTAT tregojnë se ka një rritje të peshës së importeve në tremujorin e dytë të vitit me 75.2%. Sipas publikimit gjatë tremujorit të dytë të vitit 2024, energjia elektrike në dispozicion u ul me 2,2%.

“Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u ul me 18,9%, duke arritur vlerën 1.841 GWh nga 2.269 GWh energji të prodhuar në tremujorin e dytë të vitit 2023.

Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 44,6%, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 48,6% dhe nga të tjerë prodhues (Fotovoltaik) në masën 6,8% të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në tremujorin e dytë të vitit 2024, arriti vlerën 623 GWh nga 355 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu një rritje me 75,2%. Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 665 GWh nga 786 GWh duke shënuar një rënie me 15.4%”, thuhet në publikim.

Rënia e prodhimit të energjisë është vënë re si tek hidrocentralet publike ashtu edhe tek ato private. Konkretisht hidrocentralet publike, në tremujorin e dytë të vitit 2024, prodhuan 821 GWh nga 1.186 GWh të prodhuar në tremujorin e dytë të vitit 2023, duke shënuar kështu një rënie të prodhimit me 30,8%.

Hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 895 GWh nga 1.057 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rënie të prodhimit të energjisë elektrike me 15,3%.

“Shkëmbimi i energjisë elektrike (diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë), në tremujorin e dytë të vitit 2024 ka arritur vlerën pozitive prej 43 GWh, ndërsa në tremujorin e dytë të vitit 2023 kishte gjithashtu një vlerë pozitive prej 431 GWh”, vlerëson INSTAT.

Ajo që vihet re është edhe një rënie e humbjeve në rrjet si përsa i përket atyre teknike edhe atyre të klasifikuara si jo-teknike.

“Humbjet në rrjet arritën vlerën 323 GWh nga 359 GWh, duke shënuar kështu një rënie me 10,0%. Humbjet në transmetim janë ulur me 17,2%, ndërsa humbjet në shpërndarje gjithashtu kanë rënë me 8,6%.

Humbjet teknike në shpërndarje kanë shënuar një rënie me 7,5%, ndërsa humbjet jo teknike në shpërndarje kanë shënuar një rënie me 11,2%, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2023”, thuhet në publikim.

Tremujori i dytë duket se është përkufizuar me një aktivitet ekonomik më pak intensiv për bizneset në raport me një vit më parë teksa përdorimi i energjisë nga ky segment ka regjistruar rënie.

“Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e dytë të vitit 2024, u ul me 0,3% duke arritur vlerën 1.475 GWh nga 1.479 GWh që ishte në tremujorin e dytë të vitit 2023.

Në rënien e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët kanë ndikuar konsumatorët jo familjarë, ku kemi një ulje të konsumit të energjisë elektrike me 2,3%, ndërsa energjia e konsumuar nga konsumatorët familjarë është rritur me 2,1%”, nënvizon INSTAT.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Turizmi i aventurës, 8 Zip line dhe shtigje për ngjitje nga Valbona në Voskopojë
Artikulli tjetër Greva e policisë në Roterdam, pezullon ndeshjen Feyenoord-Ajax

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.