KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bizneset raportojnë keqësim të gjendjes financiare
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Bizneset raportojnë keqësim të gjendjes financiare
AktualeAnalizeEkonomiFinanceKryesoreSociale

Bizneset raportojnë keqësim të gjendjes financiare

Përditësimi i fundit: 13 Tetor, 2026 9:00 am
44 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Sipas vrojtimit periodik të Bankës së Shqipërisë, vlerësimet e bizneseve për gjendjen financiare dhe normën e shfrytëzimit të kapaciteteve kanë pësuar rënie për shumicën e sektorëve të ekonomisë, ndërsa rritje ka shënuar vetëm sektori i ndërtimit.

Shfrytëzimi i kapaciteteve pësoi rënie në sektorin e industrisë, me 0.6 pikë përqindje, në sektorin e shërbimeve, me 0.8 pikë përqindje dhe në sektorin e tregtisë, me 0.9 pikë përqindje. Ndërkohë, në ndërtim u regjistrua një rritje e shfrytëzimit të kapaciteteve me 1.2 pikë përqindje.

Nj ecuri të ngjashme shfaqi edhe treguesi i gjendjes financiare, që u rrit në sektorin e ndërtimit, me 2.8 pikë përqindje, por regjistroi rënie në sektorin e shërbimeve, me 2.2 pikë përqindje, në sektorin e industrisë, me 5.9 pikë përqindje dhe më shumë në sektorin e tregtisë, me 13 pikë përqindje.

Rënia e vlerësimeve të biznesit për shkallën e shfrytëzimit të kapacitetit prodhues ishte në linjë edhe me ecurinë e treguesi të ndjesisë ekonomike. Për muajin shtator indeksi i besimit u rrit vetëm nga ndërtimi dhe pjesërisht nga ndjesia konsumatorë, ndërkohë që pësoi rënie në të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë.

Shfrytëzimi më i ulët i kapaciteteve prodhuese, në vija të përgjithshme, përputhet edhe me një ngadalësim të ritmeve të rritjes ekonomike gjatë këtij viti. Të dhënat e INSTAT treguan se për 3-mujorin e dytë të vitit ekonomia shqiptare u rrit me 3.61%, normë kjo më e ulët se rritja e rishikuar prej 3.71% e tremujorit të parë.

Deri tani, rritja ekonomike është në nivele të përafërta me gjysmën e parë të vitit të kaluar, ndërsa struktura e rritjes vazhdon të jetë e ngjashme.

Ekonomia shqiptare vazhdon të vuajë ecurinë e dobët të sektorëve të saj prodhues, ndërsa rritja po mbështetet kryesisht te sektorët e lidhur kryesisht me konsumin dhe ofrimin e shërbimeve.

Bujqësia po vijon edhe këtë vit tendencën disavjeçare rënëse. Industria shënoi një rritje shumë të vogël në tremujorin e dytë, por kontributi i saj në rritjen ekonomike për gjysmën e parë të vitit ngeli negativ.

Kontribuuesi kryesor në rritjen ekonomike në gjysmën e parë të këtij viti ka qenë sektori publik, ndërsa tregtia, ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme kanë vijuar rritjen, të mbështetura në një masë të madhe edhe nga turizmi dhe kërkesa e jashtme.

Ndërkohë që rritja ekonomike po reziston në nivele relativisht të larta, struktura e saj vazhdon të shtrojë shqetësime, sidomos për shkak dobësimit të vazhdueshëm të degëve të prodhimit dhe një varësie në rritje nga turizmi dhe pasuritë e paluajtshme.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koçeku reagon për ndalimin e studentëve

Shtëpia e Bardhë heton akuzat për zhdukjen e 6 miioln $ nga Grenell

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e protestës, 89 persona të lënduar

Ryshfeti në administratë, bizneset shqiptare drejtojnë gishtin nga inspektorët dhe tatimet

Rama nis “Kur do flasim?” 2.0 me studentët!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si po e afron Rama Shqipërinë me Izraelin?
Artikulli tjetër AMP arreston dy policë në Tiranë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Fatura e prepotencës politike
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Tetor, 2026
Seanca plenare u anulua për shkak të protestës, reagon Kuvendi: Do të mbahet javën e ardhshme!
Aktuale Analize Koment Kryesore Politike 15 Tetor, 2026
Rikthehet kaosi në Tiranë/ Studentët gjuajnë me gurë, policia me gaz lotsjellës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Tetor, 2026
Sanilevich bëhet gati për kulla në Tiranë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 15 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.