KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: BOOKING: Plazhet bosh apo plot?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > BOOKING: Plazhet bosh apo plot?
AnalizeEkonomiFokusKryesoreSociale

BOOKING: Plazhet bosh apo plot?

Përditësimi i fundit: 23 Korrik, 2024 6:52 am
100 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ditët e fundit Shqipëria është përfshirë nga një debat i ndezur mbi ecurine e sezonit turistik të këtij viti.

Një numër gjithmonë e më i madh zërash janë duke artikuluar se sezoni po shkon drejt dështimit, teksa shpesh në rrjetet sociale qarkullojnë edhe pamjet e plazheve bosh.

Por qeveria thotë se Shqipëria po përjeton një bum turistik, që sipas saj dëshmohet nga statistikat e hyrjeve të të huajve në pikat kufitare të vendit.

Si qëndron e vërteta?

“Kapitali” konsultoi statistikat e platformës booking për rezervimet e periudhës 1 deri në 15 gusht, që përkojnë me pikun e sezonit turistik në Shqipëri dhe vendet fqinje konkurrentë në fushën e turizmit.

Shqipëria, sipas të dhënave zyrtare nga booking, për periudhën nga 1-15 gusht Shqipëria ka gjithsej rreth 18 mijë prona të listuara në booking.

Nga këto aktualisht janë të lira rreth 4.782 prona, të cilat janë ende të disponueshme për t’u rezervuar.

Për të njëjtën periudhë rezulton se norma e padisponueshmërisë në rang kombëtar është 73 për qind.

Kjo do të thotë se 73 për qind e pronave të listuara në booking nga ne shqiptarët, janë të rezervuara për periudhën 1 me 15 gusht.

Fqinjët:

Sipas të dhënave të booking, për periudhën 1 me 15 gusht, Greqia ka të rezervuara 89 për qind të pronave që qytetarët grekë kanë listuar në booking.

Mali i Zi për periudhën 1-15 ka aktualisht në rang kombëtar 83 për qind të pronave të listuara, të rezervuara.

Italia, fqinji perëndimor i Shqipërisë rezulton se ka një normë rezervimesh prej 86 për qind për periudhën 1 me 15 gusht.

Maqedonia e Veriut nuk hyn tek destinacionet më të nxehta të turizmit. Vendit i mungon vija bregdetare, por ai konkurron në treg me disa atraksione turistike liqenore. Sipas të dhënave nga booking, Maqedonia e Veriut rezulton të ketë një normë rezervimi prej 79 për qind në periudhën 1 me 15 gusht.

Kroacia, kampioni i padiskutueshëm i turizmit në vendet fqinje ka një normë rezervimi prej 96 për qind të pronave të listuara për periudhën 1-15 gusht.

Kroacia është një vend, i cili kohët e fundit po ndërmerr politika për të dekurajuar flukset turistike për shkak të problemeve me mbishfrytëzimin e burimeve, por edhe efekteve anësore që turizmi shkakton për banorët lokalë.

Të paktën sipas platformës booking, Kroacia rezulton e para dhe Shqipëria mbetet e fundit në rajon për pronat e rezervuara nga 1 në 15 gusht.

REZERVIMET

Kroacia 96 përqind

Greqia 89 përqind

Italia 86 përqind

Mali i Zi 83 përqind

Maqedonia 79 përqind

Shqipëria 73 përqind

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

SHBA-ja do që ta ndryshojë hartën energjetike të Ballkanit

Shqiptari i dënuar për vrasje rikthehet në Angli. pas ekstradimit në Shqipëri

Indeksi i cilësisë së jetës mbulon me turp shifrat ekonomike

Peter Magyar sulmon pronarin e One duke e quajtur oligark

Lufta “shpëton” eksportet shqiptare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kamala Harris siguron mbështetjen e demokratëve dhe 81 milionë dollarë fonde
Artikulli tjetër Analiza: Tërheqja e Presidentit Biden nga gara shkakton konfuzion

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Integrimi në BE, mes polarizimit politik dhe mungesës së transparencës
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 18 Maj, 2026
Si përdoren mediat për të mbrojtur të akuzuarit për korrupsion?
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Maj, 2026
Si amplifikohen narrativat ruse në mediat shqiptare?
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Maj, 2026
Një drejtor Tatimesh pastroi paratë e korrupsionit në AKSHI
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Zhvillim 18 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.