KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: BSH: Tkurrja dhe plakja e popullsisë kërcënojnë të ardhmen e ekonomisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > BSH: Tkurrja dhe plakja e popullsisë kërcënojnë të ardhmen e ekonomisë
AnalizeEkonomiKryesoreSociale

BSH: Tkurrja dhe plakja e popullsisë kërcënojnë të ardhmen e ekonomisë

Përditësimi i fundit: 8 Prill, 2025 9:09 am
254 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Ulja e numrit të përgjithshëm të popullsisë dhe plakja e saj kanë implikime të rëndësishme për zhvillimin ekonomik, ndaj nevojitet reagim nëpërmjet reformave dhe politikave të zhvillimit. Një studim i FMN-së, i cituar nga Banka e Shqipërisë në raportin e saj vjetor, evidenton tre kanale kryesore nëpërmjet të cilave këto tendenca demografike kërcënojnë zhvillimin ekonomik.

Së pari, rënia e numrit të popullsisë shoqërohet me tkurrje të forcës së punës. Së dyti, plakja e popullsisë ka implikime fiskale, në formën e rritjes së shpenzimeve relative për sektorin e shëndetësisë dhe, potencialisht, për skemën e pensioneve. Së treti, plakja e popullsisë shoqërohet, si rregull, me një rritje më të ngadaltë të produktivitetit të punës dhe të produktivitetit të përgjithshëm. Të tre këta faktorë, në vetvete dhe në ndërveprim me njëri–tjetrin, tentojnë të ngadalësojnë ritmin e rritjes ekonomike dhe ritmin e konvergjencës së të ardhurave mesatare për frymë me atë të Bashkimit Europian.

Duke analizuar tendencat demogafike, Banka e Shqipërisë arrin në përfundimin se këto fenomene janë të pranishme edhe në Shqipëri, ndonëse me një intensitet relativisht të ulët. Sipas të dhënave të censit të fundit, rënia e numrit të popullsisë është shoqëruar me rënien e popullsisë në moshë pune (15 – 64 vjeç). Kjo kategori është pakësuar nga 1.93 milionë në vitin 2001, në 1.9 milionë në vitin 2011 dhe 1.55 milionë në vitin 2023.

Megjithatë, rënia e numrit të popullsisë së aftë për punë nuk ka ndikuar, deri tani, në aftësinë e ekonomisë shqiptare për të gjeneruar vende të reja pune. Përkundrazi, sipas të dhënave të INSTAT-it, numri i të punësuarve është rritur nga 1.14 milionë persona në vitin 2012 në 1.33 milionë persona në vitin 2023. Megjithatë, ndikimi I tkurrjes së numrit dhe i plakjes së popullsisë do të jetë një faktor gjithnjë e më kufizues në tregun e punës në horizontin afatgjatë.

Në të njëjtën kohë, shpenzimet publike për shëndetësi kanë qenë relativisht konstante gjatë kësaj periudhe, duke u luhatur në intervalin 9-10% të shpenzimeve totale. Ndërkohë, deficiti i skemave të sigurimeve shoqërore, ku sistemi i pensioneve përbën shtyllën kryesore, qëndron pranë nivelit 2% të PBB-së për vitin 2024-2025, duke shfaqur një tendencë të lehtë rënëse gjatë tre viteve të fundit. Megjithatë, ashtu si dhe me treguesit e punësimit, trendet e pafavorshme demografike sugjerojnë një rritje të mundshme të këtij deficiti, në mungesë të ndërhyrjeve.

Ekonomia shqiptare ka shfaqur rritje të produktivitetit, kryesisht në përgjigje të zhvendosjes së fuqisë punëtore nga sektorë me vlerë të ulët të shtuar në sektorë me vlerë më të lartë dhe ka bërë progres në konvergjencën për frymë me vendet e Bashkimit Europian. Gjithsesi, të dy këta tregues mbeten ende larg mesatares së Bashkimit Europian dhe trendet e pafavorshme demografike dhe e bëjnë më të vështirë rrugën e përmbushjes së tyre.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo analizë paraprake sugjeron se autoritetet publike dhe sektori privat duhet të monitorojnë me kujdes zhvillimet demografike, të identifikojnë në kohë pasojat e mundshme të tyre, dhe t’i adresojnë këto pasoja me reforma strukturore dhe politika të përshtatshme zhvillimi. Ndër të tjera, këto reforma duhet të synojnë frenimin e rënies së forcës së punës, nëpërmjet dekurajimit të emigrimit, rritjes së shkallës së pjesëmarrjes në forcën e punës dhe, aty ku është e nevojshme, tërheqjen e punëtorëve të huaj.

Reformat duhet të synojnë, gjithashtu, rritjen e produktivitetit, nëpërmjet përmirësimit të edukimit e trajnimit, nxitjes së investimeve në makineri, pajisje dhe procese teknologjike më eficiente. Gjithashtu, Banka e Shqipërisë sugjeron zbatimin me përparësi të reformës së sistemit të pensioneve, në interes të rritje së qëndrueshmërisë fiskale.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Raporti vjetor i SPAK-ut rendit 10 problemet që rrezikojnë hetimet
Artikulli tjetër 1500 ekzekutime, më 2024-ën, në botë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.