KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Raporti vjetor i SPAK-ut rendit 10 problemet që rrezikojnë hetimet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Raporti vjetor i SPAK-ut rendit 10 problemet që rrezikojnë hetimet
AnalizeFokusKryesoreZhvillim

Raporti vjetor i SPAK-ut rendit 10 problemet që rrezikojnë hetimet

Përditësimi i fundit: 8 Prill, 2025 9:00 am
347 Shikime
Share
3 Min. Leximi
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82
SHARE

Në raportin vjetor të vitit që lamë pas SPAK adreson 10 problemet që ka hasur gjatë 2024.

Në vend të parë qëndron presioni i jashtëm ndaj SPAK. Po kush e ushtron presionin e jashtëm sipas SPAK?

Krimi i organizuar, politika dhe aktorë mediatikë. Këta të tre janë gjurmuar nga SPAK gjatë 2024 të dyshuar që u përpoqën të cenojnë pavarësinë kushtetuese dhe bilancin e hetimeve.

Në raportin që i është dorëzuar kuvendit përmenden dëmet që shkaktohen ndaj SPAK nga këto presione të kategorizuara si “ndërhyrjet e jashtme që rrezikojnë gjithashtu integritetin e prokurorëve.”

Si zgjidhje, SPAK propozon reagimin e të gjitha institucioneve që janë përgjegjëse në ruajtjen e pavarësisë dhe të prokurorëve që shërbejnë aty. Klima që përshkruan SPAK për vitin që lamë pas lidhet direkt me hetimet ndaj politikanëve dikur funksionarë të lartë, drejtues institucionesh të vënë nën hetim gjatë 2024 dhe që qartësisht pas sollën akuza publike  ndaj prokurorëve dhe nga ana tjetër edhe deklarata  nga KLP për ndalim të presioneve dhe gjuhës së urrejtjes.

E njëjta gjë ndodhi edhe pas goditjen që mori krimi i organizuar i ekspozuar sidomos nga aplikacionet Sky ECC,  një hetim që përfundoi  në gjykatën kushtetuese dhe rriti tensionin në drejtësi. Nga ana tjetër në listën e dhjetë problemeve të ndeshura, në vend të 2 qëndron vakumi ligjor për statusin e prokurorëve të posaçëm kur  ata të përfundojnë mandatin 9 vjeçar. Dhe një situatë e tillë rrezikon të  cenojnë standardin e hetimeve të kërkuara nga publiku, Kuvendi, Këshilli i Ministrave dhe ndërkombëtarët- përmendet në raport. Si problem i 3, është renditur mungesa e këshilltarëve ligjorë që vë në rrezik ndjekjen e çështjeve deri në gjykatën kushtetuese. Pa zgjidhje vazhdon edhe njohja e vendimeve penale të huaja ndaj personazheve  të botës së krimit të organizuar që mbahet nga gjykatat e zakonshme.

Për këtë SPAK kërkon ndryshim të ligjit.

Ndërkohë korrupsioni dhe krimi i organizuar vazhdon të denoncohet fare pak nga institucionet shtetërore përfshi edhe Policinë. Ndërsa mungesa e sistemit të administrimit të çështjeve, mungesa e njësisë së analizës, statusi i specialistit ndërlidhës për hetimet e përbashkëta ndërkombëtare i cili nuk duhet të trajtohet si nëpunës civil, presin ende zgjidhje. Sikurse edhe mos ekstradimi i shtetasve shqiptarë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Arrestohet egjiptian në Durrës, për trafikimin e qenieve njerëzore,
Artikulli tjetër BSH: Tkurrja dhe plakja e popullsisë kërcënojnë të ardhmen e ekonomisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.