KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Çifti” shqiptaro-spanjoll kthen “Sarajet e Tiranës” në Muze Etnografik
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > “Çifti” shqiptaro-spanjoll kthen “Sarajet e Tiranës” në Muze Etnografik
AnalizeEkonomiKryesoreKulture

“Çifti” shqiptaro-spanjoll kthen “Sarajet e Tiranës” në Muze Etnografik

Përditësimi i fundit: 11 Dhjetor, 2024 11:12 am
284 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Dy arkitektë, njëra spanjolle dhe tjetri shqiptar, do të projektojnë Muzeun Etnografik të Tiranës, në vendin ku ndodhen “Sarajet e Tiranës”.

Tenderi i hapur nga Bashkia e Tiranës ka shpallur fitues këtë “çift”, të cilët kanë ndarë edhe përqindjet e punës.

Sipas dokumenteve, firma “ARCHISPACE” me pronar shjqiptarin Rais Petrela dhe Elena Casanova Garcia, shtetase shqiptare, kanë qenë të vetmit në garë, ku kanë kërkuar 60 mijë euro për kryerjen e kësaj pune, nga 65 mijë që ishte edhe fondi limit.

80 % e projektimit do e bëjë Petrela, ndërkohë Garcia do të realizojë 20 %.

Këta individë kanë 8 muaj kohë që të bëjnë projektin, teksa në dokumentet shoqëruese shkruhet se banesa ku do të bëhet Muzeu Etnografik është “Sarajet e Tiranës”, një godinë që është shpallur monument kulture.

“Sarajet u ndërtuan rreth viteve 1833-1840 dhe janë një nga të paktat saraje feudalësh të ruajtura në Shqipëri. Në fazën e parë të ndërtimit të saj ka qenë me çardak e hajat në ballin kryesor. Në katin e parë janë ambientet ndihmëse ndërsa në katin e dytë ambientet e ndenjes dhe anekset e shërbimit” thuhet në këto dokumente.

Në fillim të shekullit të 20-të, godina ka qenë dhe selia e legatës së SHBA. “Godinat janë të zbukuruara me dekoracione të ndryshme. Ato përbëjnë një kompleks arkitektonik me mure, oborre, puse, rrugë, porta të mëdha, banesa dhe ambiente ndihmëse. Banesa ka brenda një ‘Hamamxhik’, hamam me dimenesione të vogla”.

Në dokumente ka edhe një historik të përdorimit të godinës. “Nga shqyrtimi i materialit arkivor vërehet që ndër vite kjo strukturë është përdorur në përiudha të
ndryshme për funksione.

Në shekullin e 18-të shtëpi e familjes Toptani, në shekullin e 19-të pronë e Familjes Libohova.

Në vitet 1925-1928 Ambasadë e Shteteve të Bashkuara, deri në 1939 Bibloteka Kombëtare gjatë mbretërimit të Mbretit Zog.

Në komunizëm si bibliotekë, në 1963 si zyra të Insitutit të Monumenteve të Kulturës dhe në 1973 godina kategorizohet si monument kulture” shkruhet në dokumente.

Ndërkohë, pas viteve ’90 godina i kthehet pronarëve dhe në 2013 është përdorur si Bar Restorant. Që prej vitit 2021 godina kthehet në pronësinë e Bashkisë së Tiranës. “Hapësira në fjalë të kthehet në muzeun Etnografik të Tiranës, kjo duke vlerësuar dhe pozicionin strategjitk në qendër të Tiranës. Godina kryesore ka një sipërfaqe rreth 1050 m2, e kompozuar ne dy kate. Godina ndihmëse ka një sipërfaqe rreth 250 m2 e kompozuar në një kat” shkruhet në dokumente.

Në specifikime detajohet edhe gjendja ekzistuese, ku godina ka dëmtime të mureve të qerpiçit të dukshme në fasada në pjesën jugore. “Ka dëmtime të rifiniturave tavaneve dhe dyshemeve. Duhet theksuar se termeti i vitit 2019 ka lënë disa gjurmë dëmtimesh në muraturë, por kryesisht me rënie të suvave apo çarje të tyre.

Projektuesit, sipas dokumenteve, dueht të hartojnë një plan masash për të kryer ndërhyrje restauruese dhe konservuese në godinën e Sarajeve, si edhe muzealizimin (të projektojë ndarjen e hapësirave të brendshme muzeale) për të krijuar një ambient miqësor për turistët, me tematika të ndryshme që lidhen me etnografinë në zonën e Tiranës.

“Transformim i Muzeut si pikë tërheqëse për aktivitete të ndryshme që mund të përfshihen në program (bar i hapur, hapësirë rekreative, hapësirë pushimi, hapësira edukimi etj)” thuhet në këto dokumente.

 

Marre nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rekord gjobash pas ndryshimit të Kodit Rrugor, 28 milionë euro në një vit
Artikulli tjetër “Lamtumirë Noel: Kullat po fshijnë shpirtin e Tiranës”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.