KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Çmimet e konsumit në Kosovë vazhdojnë të rriten
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Çmimet e konsumit në Kosovë vazhdojnë të rriten
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreRajoniSociale

Çmimet e konsumit në Kosovë vazhdojnë të rriten

Përditësimi i fundit: 13 Tetor, 2026 8:48 am
26 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur për 7,8% në shtator 2026 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Transporti dhe shpenzimet e banimit, energjisë e ngrohjes regjistruan rritjet më të mëdha, ndërsa inflacioni mujor ishte 0,2%. Çmimet e konsumit në Kosovë kanë vazhduar të rriten, duke e çuar inflacionin vjetor në 7,8% në shtator 2026.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) ishte 7,8% më i lartë në shtator të këtij viti krahasuar me shtatorin e vitit 2025, ndërsa rritja mujore, në raport me gushtin, ishte 0,2%.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë në një mesatare prej 7,8 % në muajin shtator 2026, krahasuar me muajin shtator 2025. Inflacioni mujor ishte 0,2 % në muajin shtator 2026”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Shtrenjtimi më i madh është regjistruar te transporti, ku çmimet janë rritur për 23,9% brenda një viti. Pas tij renditet grupi i strehimit, ujit, energjisë elektrike, gazit dhe lëndëve të tjera djegëse, me rritje prej 11,9%. Këto dy kategori përfshijnë shpenzime të rëndësishme për familjet dhe bizneset, duke e bërë rritjen e çmimeve të ndjeshme edhe jashtë shportës ushqimore.

Rritje vjetore është regjistruar edhe te pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët, me 6,3%, te restorantet dhe shërbimet e akomodimit me 5,2%, si dhe te shëndetësia me 4,5%.

Çmimet e kujdesit personal, mbrojtjes sociale dhe mallrave e shërbimeve të ndryshme janë rritur për 3,8%, ndërsa mobiliet, pajisjet shtëpiake dhe mirëmbajtja rutinore e shtëpisë për 3,5%.

Veshjet dhe këpucët janë shtrenjtuar për 3%, kurse ushqimet dhe pijet joalkoolike për 2,4%. Rritje më të vogla janë shënuar në rekreacion, sport dhe kulturë, me 1,8%, në informacion dhe komunikim, me 0,7%, si dhe në sigurime dhe shërbime financiare, me 0,3%. E vetmja kategori me rënie vjetore të çmimeve ishte ajo e shërbimeve arsimore, me 0,3%.

Edhe pse rritja mujore e çmimeve ishte më e ulët, ajo mbeti pozitive. Sipas ASK-së, në shtator çmimet u rritën për 0,2% krahasuar me gushtin.

Rritjet më të mëdha mujore u regjistruan te pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët, si dhe te transporti, me nga 0,9%. Shërbimet arsimore u shtrenjtuan për 0,5%, sigurimet dhe shërbimet financiare për 0,3%, ndërsa kujdesi personal, shëndetësia, restorantet, akomodimi, strehimi dhe energjia shënuan rritje prej 0,2%. Në të njëjtën periudhë, çmimet e rekreacionit, sportit dhe kulturës ranë për 1,8%, ndërsa ushqimet dhe pijet joalkoolike për 0,2%.

Në anën tjetër, të dhënat e tregtisë së jashtme tregojnë se Kosova vazhdon të blejë nga tregjet e huaja mallra në vlera shumë më të mëdha sesa arrin të shesë jashtë vendit.

Gjatë gushtit 2026, importet arritën në 668,5 milionë euro, ndërsa eksportet ishin vetëm 100,5 milionë euro. Kështu, deficiti tregtar arriti në 568 milionë euro, me mbulueshmëri të importeve nga eksportet prej rreth 15%.

Krahasuar me gushtin e vitit 2025, kur deficiti tregtar ishte 536,8 milionë euro, ai është rritur për 5,8%. Në të njëjtën kohë, importet janë rritur për 9%, ndërsa eksportet kanë shënuar rritje prej 31,9%. Megjithatë, pavarësisht rritjes së eksporteve, diferenca ndërmjet mallrave që Kosova blen nga jashtë dhe atyre që shet në tregjet ndërkombëtare mbetet e madhe.

Në muajin shtator 2026, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur me 0,2 % krahasuar me muajin gusht 2026.

“Rritja është ndikuar nga grupet kryesore të COICOP-it:pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (0,9 %), transporti (0,9 %), shërbimet arsimore (0,5 %), sigurime dhe shërbime financiare (0,3 %), kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme (0,2 %), shëndetësi (0,2 %), restorante dhe shërbime akomodimi (0,2 %), strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (0,2 %), informacion dhe komunikim (0,1 %), veshje dhe këpucë (0,1 %) dhe mobilje, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore shtëpiake (0,1 %).

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SPAK dhe Policia aksion kundër një grupi kriminal që kalonte klandestinë
Artikulli tjetër Taksa e strehimit 3% do të paguhet vetëm në vlerë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.