KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Çmimet e larta nuk frenojnë kërkesën, shitjet e karburanteve rriten
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Çmimet e larta nuk frenojnë kërkesën, shitjet e karburanteve rriten
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreSociale

Çmimet e larta nuk frenojnë kërkesën, shitjet e karburanteve rriten

Përditësimi i fundit: 16 Shtator, 2026 8:37 am
6 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Çmimet e larta të karburanteve nuk kanë sjellë ulje të konsumit të naftës në tregun vendas. Në tremujorin e dytë të vitit 2026, kur çmimi i shitjes me pakicë të gazoilit u luhat në nivele rreth 180–200 lekë për litër, shitjet e hidrokarbureve në njësitë tregtare të specializuara u rritën me 8,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të INSTAT, tregtia me pakicë në tërësi vijoi zgjerimin në 3-mujorin e dytë 2 2026, me një rritje prej 6,8% të volumit të shitjeve në raport me një vit më parë. Rritja e karburanteve ishte më e lartë se mesatarja e tregut, duke treguar se kërkesa për naftë mbeti e qëndrueshme edhe në kushtet e një kostoje më të lartë për konsumatorët.

Gjatë kësaj periudhe, çmimet e miratuara nga Bordi i Transparencës për gazoilin ndryshuan disa herë, duke reflektuar zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe taksat përkatëse. Në prill, çmimi tavan për shitjen me pakicë të gazoilit ishte vendosur në rreth 203–210 lekë për litër, ndërsa në fund të majit zbriti në 187 lekë për litër.

Pavarësisht këtyre niveleve, shitjet e karburanteve dhanë një kontribut prej 2,1 pikë përqindje në rritjen totale të tregtisë me pakicë. Pas tyre, ndikimin më të madh e patën artikujt jo-ushqimorë, me 2,7 pikë përqindje, ndërsa ushqimet, pijet dhe duhani kontribuuan me 2 pikë përqindje.

Në krahasim me tremujorin e parë të vitit, shitjet e hidrokarbureve u rritën me 2,1% pas eliminimit të efekteve sezonale. Ndërkohë, artikujt jo-ushqimorë u zgjeruan me 1,9%, ndërsa ushqimet, pijet dhe duhani me 0,4%.

Rritja e konsumit të karburanteve në një periudhë me çmime të larta lidhet edhe me karakteristikat e kërkesës për naftë, e cila mbetet më pak elastike ndaj ndryshimeve të çmimit, veçanërisht për përdoruesit që varen nga automjetet për transport dhe aktivitet ekonomik.

Tregtia me pakicë vijoi të zgjerohet edhe në tremujorin e dytë të vitit 2026, duke reflektuar rritje të volumit të shitjeve në të gjitha grupet kryesore të aktivitetit.

Rritja u mbështet nga zgjerimi i shitjeve si në mallrat e konsumit të përditshëm, ashtu edhe në produktet jo-ushqimore dhe karburantet.

Sipas strukturës së tregtisë, kontributin më të madh në rritjen totale e dhanë artikujt jo-ushqimorë, me +2,7 pikë përqindje, të ndjekur nga tregtia e hidrokarbureve me +2,1 pikë përqindje dhe grupi i ushqimeve, pijeve dhe duhanit me +2,0 pikë përqindje.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bie akuza për krime kundër njerëzimit ndaj katërshes së UÇK-së

KESH shton importet e energjisë, blerjet arrijnë në 80 milionë euro

“Call Center-at” çuan në rrëzimin e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës

Kompanitë guaskë në krye të skemave të pastrimit të parave

Shqipëria, prodhuesi më i madh i naftës bruto në Ballkan, i varur nga importi dhe pa rezerva

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pagesat me kartë rriten, por kartat e kreditit nuk “ndezin” për shqiptarët
Artikulli tjetër UEFA revolucionarizon Ligën e Kombeve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Një xhami e re në Parma, nismë e Komunitetit Musliman të Shqipërisë
Analize Kryesore Sociale Zhvillim 16 Shtator, 2026
Mes protestave, qeveria forcon MIA-n dhe centralizon komunikimin
Analize HI-Tech Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Shtator, 2026
Ç’na duhet leku i fortë kur nuk ul dot çmimin e naftës?
Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Shtator, 2026
Mashtrimi i “ortakut” të Lul Bashës/ Plani vendor lejon pallate deri në 8 kate, Sharxhi po e ndërton 12 kate
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.