KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pagesat me kartë rriten, por kartat e kreditit nuk “ndezin” për shqiptarët
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Pagesat me kartë rriten, por kartat e kreditit nuk “ndezin” për shqiptarët
AktualeAnalizeFinanceKryesoreSociale

Pagesat me kartë rriten, por kartat e kreditit nuk “ndezin” për shqiptarët

Përditësimi i fundit: 16 Shtator, 2026 8:36 am
5 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Ndërkohë që pagesat me kartë po shënojnë rritje të lartë prej disa vitesh radhazi, produkti kartave të kreditit ngelet në stanjacion edhe gjatë vitit 2026.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në mesin e këtij viti sektori bankar shqiptar raportonte gjithsej 119,813 karta krediti aktive. Numri i kartave të kreditit ka shënuar një rritje shumë të vogël, me më pak se 0.2% që nga fillimi i vitit.

Gjithmonë duke iu referuar statistikave të Bankës së Shqipërisë, numri total i pagesave me kartë krediti për 6-mujorin e parë të vitit arriti në 2.62 milionë, ne rritje me 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Megjithatë, numri dhe vlera e pagesave me kartë nuk i referohet vetëm kartave të kreditit të lëshuara nga bankat shqiptare, por të gjitha pagesave të kryera me kartë në infrastrukturën e POS-eve të sektorit bankar. Vlerësohet se një peshë të rëndësishme kanë edhe pagesat e kryera me kartë krediti nga turistët apo vizitorët e huaj.

Sidoqoftë, rritja e pagesave me kartë krediti është ndjeshëm më e ulët krahasuar me rritjen prej 23% të regjistruar nga pagesat me kartë debiti.

Shifrat tregojnë se kartat e kreditit ngelen një produkt pak i zhvilluar në sektorin bankar shqiptar. Numri i tyre aktual, pre afërsisht 120 mijë kartash, përfaqëson edhe një kufi historik. Kartat e kreditit nuk kanë arritur ndonjëherë të rriten përtej këtij kufiri. Kjo mund të shpjegohet kryesisht me faktin se ekonomia shqiptare vazhdon të ketë një shkallë shumë të lartë të përdorimit të parasë fizike si instrument për transaksionet ekonomike, ndërkohë që karta e kreditit është një produkt i dedikuar kryesisht për pagesat jo cash.

Kjo e ka bërë të vështirë depërtimin e këtij produkti në treg dhe vetë sektori bankar në përgjithësi nuk ka pasur një fokus shumë të fortë mbi të në segmentin e produkteve konsumatorë. Deri në fund të vitit 2024, tregu dominohej nga dy banka, BKT dhe Raiffeisen, që së bashku zotëronin më shumë se 64% të numrit të kartave aktive.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare efektive e interesit e kartave të kreditit për 6-mujorin e parë 2026 (për shumat e deri në 200 mijë lekë) ishte 27.91% për kartat në Lekë dhe 24.46% për kartat në Euro. Krahasuar me vitin e kaluar, normat mesatare të interesit kanë pësuar rritje të ndjeshme, si për Lekun, ashtu edhe për Euron.

Në terma mesatarë, megjithatë, normat e interesit të kartave ngelen relativisht të larta në raport me produktet e ngjashme të kredisë konsumatore bankare. Kjo ndodh për shkak të një shkalle të lartë të rrezikut që kartat e kreditit bartin si produkte kreditore, por edhe me ekzistencën e një periudhë faljeje, brenda të cilës klienti mund ta paguajë detyrimin pa interesa.

Rritja e shpejtë e numrit të bizneseve që pranojnë pagesa me kartë mund të jetë një parakusht i rëndësishëm për të zhvilluar tregun e kartave të kreditit, si produkt kreditor i orientuar kryesisht te pagesat jo cash. Megjithatë, deri tani shifrat tregojnë se ky produkt nuk po arrin të zhvillohet dhe rritet më tej.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bie akuza për krime kundër njerëzimit ndaj katërshes së UÇK-së

KESH shton importet e energjisë, blerjet arrijnë në 80 milionë euro

“Call Center-at” çuan në rrëzimin e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës

Kompanitë guaskë në krye të skemave të pastrimit të parave

Shqipëria, prodhuesi më i madh i naftës bruto në Ballkan, i varur nga importi dhe pa rezerva

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Një në katër të punësuar merr pagë minimale
Artikulli tjetër Çmimet e larta nuk frenojnë kërkesën, shitjet e karburanteve rriten

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Një xhami e re në Parma, nismë e Komunitetit Musliman të Shqipërisë
Analize Kryesore Sociale Zhvillim 16 Shtator, 2026
Mes protestave, qeveria forcon MIA-n dhe centralizon komunikimin
Analize HI-Tech Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Shtator, 2026
Ç’na duhet leku i fortë kur nuk ul dot çmimin e naftës?
Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Shtator, 2026
Mashtrimi i “ortakut” të Lul Bashës/ Plani vendor lejon pallate deri në 8 kate, Sharxhi po e ndërton 12 kate
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.