KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Policia kërkon kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të bankave
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Policia kërkon kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të bankave
AnalizeFinanceFokusHI-TechKryesoreOpinionSociale

Policia kërkon kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të bankave

Përditësimi i fundit: 2 Nëntor, 2026 3:01 pm
80 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët për SMS-të mashtruese që dërgohen në emër të bankave, me qëllim vjedhjen e të dhënave personale dhe bankare. Autorët përdorin lidhje të falsifikuara dhe afate të shkurtra për të nxitur qytetarët të japin informacionet e tyre financiare.

Njoftimi i plotë:

Kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të institucioneve bankare! Policia e Shtetit apelon për mbrojtjen e të dhënave personale dhe bankare.

Policia e Shtetit, nëpërmjet strukturave të specializuara për Hetimin e Krimit Kibernetik, paralajmëron qytetarët për qarkullimin e mesazheve telefonike (SMS) mashtruese, të cilat dërgohen në emër të institucioneve të ndryshme bankare, me qëllim vjedhjen e të dhënave personale dhe bankare, si dhe përvetësimin e paligjshëm të fondeve nga llogaritë e qytetarëve.

Nga rastet e evidentuara, rezulton se qytetarëve u dërgohen SMS nga numra të ndryshëm telefoni, në të cilat autorët prezantohen në mënyrë të rreme si institucione bankare, duke i njoftuar se duhet të kryejnë verifikimin e identitetit brenda një afati të shkurtër kohor, zakonisht 24 ose 31 orë.

Në përmbajtje të këtyre mesazheve vendosen lidhje elektronike (linke), të cilat nuk u përkasin faqeve zyrtare të bankave, por synojnë t’i orientojnë qytetarët drejt faqeve të falsifikuara, të krijuara për të përvetësuar të dhënat e tyre.

Kjo formë mashtrimi kibernetik, e njohur si “Smishing”, synon të shfrytëzojë besimin e qytetarëve ndaj institucioneve bankare dhe ndjesinë e urgjencës që krijohet nga afatet e vendosura në mesazhe.

Nëpërmjet këtyre faqeve, autorët synojnë të sigurojnë të dhëna të ndjeshme, si numrat e kartave bankare, fjalëkalimet e shërbimeve bankare online dhe kodet e verifikimit. Këto të dhëna mund të përdoren më pas për të siguruar akses të paautorizuar në llogaritë bankare të qytetarëve dhe për të kryer transaksione financiare, duke përvetësuar fondet e tyre.

Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin këto masa parandaluese:

-Mos klikoni në lidhjet elektronike që përmbajnë SMS-të e dyshimta, pavarësisht se në përmbajtjen e tyre mund të shfaqet emri i një banke të njohur.

-Mos jepni në asnjë rast të dhënat e kartave bankare, fjalëkalimet, PIN-et apo kodet e verifikimit në faqe të hapura përmes këtyre mesazheve.

Mos u ndikoni nga mesazhet që vendosin afate kohore për verifikimin e identitetit apo paralajmërojnë kufizimin e shërbimeve bankare.

-Verifikoni çdo komunikim të dyshimtë drejtpërdrejt me bankën tuaj, nëpërmjet kanaleve zyrtare të komunikimit.

-Nëse keni vendosur të dhënat tuaja bankare në një lidhje të dyshimtë, kontaktoni menjëherë bankën për të kërkuar bllokimin e kartës apo të aksesit në llogari dhe raportoni rastin në Polici.

Policia e Shtetit sqaron se përdorimi i emrit të një institucioni bankar në një SMS nuk do të thotë se mesazhi është dërguar nga vetë banka. Qytetarët duhet të verifikojnë gjithmonë burimin e komunikimit dhe adresën elektronike përpara se të ndërmarrin çdo veprim.

Strukturat e Hetimit të Krimit Kibernetik vijojnë punën për evidentimin dhe hetimin e këtyre veprimtarive kriminale, identifikimin e autorëve dhe parandalimin e dëmeve financiare ndaj qytetarëve.

Policia e Shtetit fton të gjithë qytetarët që kanë marrë mesazhe të tilla apo kanë rënë viktimë e këtyre skemave mashtruese, të denoncojnë rastet pranë strukturave të Policisë, duke ruajtur mesazhet, numrat e telefonit nga të cilët janë dërguar dhe lidhjet elektronike që ato përmbajnë.

Mbrojtja e të dhënave bankare fillon nga kujdesi i secilit prej nesh. Mos klikoni në lidhje të dyshimta dhe mos ndani të dhënat tuaja financiare!

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Opozita izraelite bashkon forcat, nisin negociatat për koalicionin e madh

Tatimet me asistent virtual për t’iu përgjigjur shqetësimeve të bizneseve

Shqipëria në krizë energjetike

Bankat në Shqipëri fituan mbi 300 milionë euro, për 9 muaj

Dokumentari amerikan zbulon perandorinë e mashtrimit dhe korrupsionit të dhëndrit të Trump në Shqipëri

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm BSH paralajmëron qeverinë për uljen e pragut të TVSH-së, për bizneset e vogla
Artikulli tjetër Bullgaria me Presidente grua/ Iljana Jotova fitoi me 57.5% në balotazh

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët sërish në protestë/ Të rinjtë mesazhe me pankarta
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 3 Nëntor, 2026
Veliaj letër GJKKO-së: “Transferimi në Fier ishte me urdhër të Ramës, duhet hetuar”
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Mali i Zi drejt BE-së/ Zbardhet plani i Brukselit
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 3 Nëntor, 2026
Rama në Bruksel shqetësohet për Serbinë, mbron Melonin, u jep ‘mend’ britanikëve dhe sulmon studentët shqiptarë
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.