KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bankat në Shqipëri fituan mbi 300 milionë euro, për 9 muaj
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Bankat në Shqipëri fituan mbi 300 milionë euro, për 9 muaj
AnalizeFinanceKryesoreSocialeZhvillim

Bankat në Shqipëri fituan mbi 300 milionë euro, për 9 muaj

Përditësimi i fundit: 3 Nëntor, 2026 2:24 pm
16 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Bankat në Shqipëri fituan mbi 300 milionë euro në periudhën janar-shtator, teksa 2026-a po profilozohet si një tjetër vit i artë për sektorin financiar.

Të dhënat zyrtare të publikuara nga Shoqata e Bankave tregojnë se në fund të shtatorit të vitit 2026, fitimi neto kumulativ i të 12 bankave që operojnë në vend arriti në rreth 27.4 miliardë lekë ose 301 milionë euro. duke u rritur me mbi 5.2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kush janë “Gjigantët” që po ndajnë tortën e fitimit?

Tregu mbetet i përqendruar tek disa lojtarë të mëdhenj, me dy bankat kryesore që kontrollojnë më shumë se gjysmën e të gjithë fitimit të realizuar në vend.

Banka Kombëtare Tregtare konfirmohet sërish si makineria më fitimprurëse e sistemit. Sipas të dhënave, BKT ka arkëtuar një fitim neto kumulativ prej 101.67 milionë Euro (9.24 miliardë Lekë), duke zënë 33.7% të të gjithë përfitueshmërisë kombëtare.

Në vendin e dytë renditet Raiffeisen Bank, fitimi i së cilës për 9 mujorin rezultoi 61.34 milionë Eurove (5.57 miliardë Lekë) ose rreth 20.3% e të gjithë tregut.

OTP Albania, konsolidohet si banka e tretë më fitimprurëse në vend me një fitim të pastër prej 33.02 milionë Eurove (3.0 miliardë Lekë). Ndërkohë që Tirana Bank dhe Banka Amerikane e Investimeve mbyllin pesëshen e parë duke kontribuar përkatësisht me 26.63 milionë Euro (8.8%) dhe 25.17 milionë Euro (8.3%) të tregut.

Asetet e sistemit prekin vlerën 26.7 Miliardë Euro

Ky zgjerim galopant i fitimeve po ecën paralelisht me rritjen e volumit të përgjithshëm të sektorit. Asetet totale të të gjithë sistemit bankar prekën vlerën e 26.79 miliardë Eurove (2.43 trilionë Lekë).

Njëkohësisht, depozitat e qytetarëve dhe bizneseve në banka kanë thyer një tjetër tavan historik duke arritur në 22.18 miliardë Euro (2.01 trilionë Lekë).

Rritet punësimi dhe degët
Për të përballuar këtë volum masiv transaksionesh dhe investimesh, bankat nuk i kanë kursyer burimet njerëzore dhe shtrirjen në terren. Numri i të punësuarve në sektor është rritur në 8,007 punonjës, me një rritje prej mbi 7 për qind krahasuar me një vit më parë.

Gjithashtu, rrjeti fizik i degëve u zgjerua në 447 pika në të gjithë vendin, ku shtrirjen më të madhe e gëzojnë BKT (62 degë), Credins (52 degë) dhe OTP Albania (50 degë).

Në përfundim, ky 9-mujor po dëshmon se pavarësisht forcimit të Lekut dhe luhatjeve gjeopolitike, bankat në Shqipëri po funksionojnë si një makinerie e vërtetë financiare, duke prodhuar mbi 301 milionë Euro fitim të pastër vetëm në 9 muaj.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Opozita izraelite bashkon forcat, nisin negociatat për koalicionin e madh

Tatimet me asistent virtual për t’iu përgjigjur shqetësimeve të bizneseve

Shqipëria në krizë energjetike

Dokumentari amerikan zbulon perandorinë e mashtrimit dhe korrupsionit të dhëndrit të Trump në Shqipëri

Studentët sërish në protestë/ Të rinjtë mesazhe me pankarta

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Dokumentari amerikan zbulon perandorinë e mashtrimit dhe korrupsionit të dhëndrit të Trump në Shqipëri
Artikulli tjetër Shqipëria në krizë energjetike

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Veliaj letër GJKKO-së: “Transferimi në Fier ishte me urdhër të Ramës, duhet hetuar”
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Mali i Zi drejt BE-së/ Zbardhet plani i Brukselit
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 3 Nëntor, 2026
Rama në Bruksel shqetësohet për Serbinë, mbron Melonin, u jep ‘mend’ britanikëve dhe sulmon studentët shqiptarë
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Eurojust dhe Europol zbulojnë skemën e mashtrimit të “Call Center” në Kosovë
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Rajoni Sociale 3 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.