KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mali i Zi drejt BE-së/ Zbardhet plani i Brukselit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Mali i Zi drejt BE-së/ Zbardhet plani i Brukselit
AktualeAnalizeFokusPolitikeRajoni

Mali i Zi drejt BE-së/ Zbardhet plani i Brukselit

Përditësimi i fundit: 3 Nëntor, 2026 2:11 pm
19 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Mali i Zi mund t’i përfundojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në fund të dhjetorit 2026, ndërsa marrëveshja e anëtarësimit mund të nënshkruhet në qershor të vitit 2027. Këto afate parashihen në një plan paraprak të Komisionit Evropian.

Plani është pjesë e një udhërrëfyesi që Komisioni Evropian pritet ta publikojë më 4 nëntor për katër vendet që kanë përparuar më së shumti drejt anëtarësimit në BE: Malin e Zi, Shqipërinë, Ukrainën dhe Moldavinë.

Sipas dokumentit që siguroi Radio Evropa e Lirë, Mali i Zi pritet t’i mbyllë kapitujt e mbetur të negociatave gjatë dy konferencave ndërqeveritare, në nëntor dhe dhjetor të këtij viti. Më pas, në pranverën e vitit 2027, pritet të përfundojë hartimi i marrëveshjes së anëtarësimit, e cila mund të nënshkruhet deri në verë, mundësisht në qershor.

Deri tani, Mali i Zi ka mbyllur përkohësisht 21 nga gjithsej 33 kapitujt e negociatave. Të paktën edhe një kapitull pritet të mbyllet deri në fund të kësaj jave. Komisioni Evropian, megjithatë, thekson se këto afate nuk janë përfundimtare.

Sipas tij, përparimi i negociatave do të varet nga sa shpejt Mali i Zi i përmbush kushtet për anëtarësim. Komisioni sqaron, gjithashtu, se plani nuk garanton përfundimin e negociatave apo nënshkrimin e marrëveshjes brenda afateve të parashikuara. Vendimet përkatëse do të varen edhe nga institucionet e BE-së, përfshirë Këshillin e BE-së, Komisionin Evropian dhe Parlamentin Evropian.

Dy konferenca ndërqeveritare deri në fund të vitit

Mali i Zi synon t’i mbyllë të gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian deri në fund të këtij viti. Për këtë qëllim, janë planifikuar dy konferenca ndërqeveritare, në nëntor dhe dhjetor.

Sipas udhërrëfyesit të Komisionit Evropian, në konferencën e nëntorit pritet të mbyllen përkohësisht pesë kapituj: Energjia. Politika e transportit. Siguria ushqimore, politikat veterinare dhe fitosanitare. Tatimet dhe Lëvizja e lirë e mallrave.

Komisioni planifikon që konferencat e fundit ndërqeveritare të mbahen në dhjetor, kur pritet të mbyllen kapitujt e mbetur: Shërbimet financiare. Politika rajonale dhe koordinimi i fondeve strukturore. Mjedisi dhe ndryshimet klimatike. Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes. Dispozitat financiare dhe buxhetore. Gjyqësori dhe të drejtat themelore (kapitulli 23). Drejtësia, liria dhe siguria (kapitulli 24)
Institucionet dhe çështjet e tjera (kapitujt 34 dhe 35). Kapitujt 23 dhe 24, që lidhen me sundimin e ligjit, Mali i Zi i ka hapur që në vitin 2013.

Këta janë ndër kapitujt më të rëndësishëm të procesit të anëtarësimit, pasi përparimi në ta ndikon në ritmin e përgjithshëm të negociatave. Sipas rregullave të BE-së, ata hapen ndër të parët dhe mbyllen të fundit. Prandaj, edhe në planin e Komisionit Evropian, mbyllja e tyre është paraparë në fazën përfundimtare të negociatave.

Në paketën e zgjerimit, që Komisioni Evropian do ta publikojë të mërkurën, vlerësohet se Mali i Zi ka vazhduar të shënojë përparim në reformat që lidhen me të drejtat themelore, duke përmbushur kriteret përfundimtare për mbylljen e kapitujve 23 dhe 24. Megjithatë, mbyllja e kapitujve është e përkohshme. Sipas rregullave të negociatave, marrëveshja për secilin kapitull nuk konsiderohet përfundimtare derisa të arrihet një marrëveshje e përgjithshme për të gjithë kapitujt.

Drafti i marrëveshjes së anëtarësimit në pranverën e vitit 2027

Komisioni Evropian parashikon që hartimi i marrëveshjes për anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian të përfundojë në pranverën e vitit 2027. Për ta arritur këtë, Komisioni duhet ta paraqesë pjesën e mbetur të draftit në fillim të vitit të ardhshëm. Për hartimin e marrëveshjes është duke punuar një grup i posaçëm pune, i themeluar në prill, i cili mblidhet pothuajse rregullisht në Bruksel. Më pas, teksti i marrëveshjes duhet të harmonizohet dhe të miratohet nga të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe Mali i Zi. Ai duhet, gjithashtu, të përkthehet në të gjitha gjuhët zyrtare të BE-së dhe në gjuhën malazeze.

Nënshkrimi i marrëveshjes në qershor 2027 

Sipas planit paraprak, marrëveshja e anëtarësimit mund të nënshkruhet në qershor të vitit 2027. Por, përpara nënshkrimit duhet të përmbushen disa kushte: Legjislacioni themelor i BE-së duhet të përkthehet në gjuhën malazeze dhe përkthimi të rishikohet nga Këshilli i BE-së. Komisioni Evropian duhet të japë mendim pozitiv për anëtarësimin e Malit të Zi. Parlamenti Evropian duhet të japë pëlqimin për anëtarësimin. Këshilli i BE-së duhet të miratojë vendimin për pranimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian.

Mbikëqyrje deri në anëtarësim dhe mundësi për shtyrjen e tij

Marrëveshja e anëtarësimit të Malit të Zi pritet të jetë e para e një gjenerate të re marrëveshjesh, që do të përmbajnë mekanizma më të rreptë mbrojtës, në përputhje me politikën e re të paraanëtarësimit, të publikuar nga Komisioni Evropian më 30 shtator.

Marrëveshja parasheh që BE-ja të vazhdojë ta monitorojë Malin e Zi deri në ditën kur ai të bëhet anëtar i saj. Për këtë qëllim, dy herë në vit do të përgatiten raporte në formë tabelash për të vlerësuar përparimin e vendit. Nëse gjatë kësaj periudhe Mali i Zi shënon hapa prapa në përmbushjen e kushteve dhe masat për korrigjimin e problemeve nuk japin rezultat, BE-ja mund ta shtyjë anëtarësimin e tij, si masë të fundit.

Pas nënshkrimit, marrëveshja duhet të ratifikohet nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe nga Mali i Zi. Kroacia, vendi i fundit që iu bashkua Bashkimit Evropian, e nënshkroi marrëveshjen e anëtarësimit në dhjetor të vitit 2011, ndërsa u bë anëtare më 1 korrik 2013. Qeveria e Malit të Zi ka vendosur si objektiv që vendi të bëhet anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian deri në vitin 2028.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Opozita izraelite bashkon forcat, nisin negociatat për koalicionin e madh

Tatimet me asistent virtual për t’iu përgjigjur shqetësimeve të bizneseve

Shqipëria në krizë energjetike

Bankat në Shqipëri fituan mbi 300 milionë euro, për 9 muaj

Dokumentari amerikan zbulon perandorinë e mashtrimit dhe korrupsionit të dhëndrit të Trump në Shqipëri

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rama në Bruksel shqetësohet për Serbinë, mbron Melonin, u jep ‘mend’ britanikëve dhe sulmon studentët shqiptarë
Artikulli tjetër Veliaj letër GJKKO-së: “Transferimi në Fier ishte me urdhër të Ramës, duhet hetuar”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët sërish në protestë/ Të rinjtë mesazhe me pankarta
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 3 Nëntor, 2026
Veliaj letër GJKKO-së: “Transferimi në Fier ishte me urdhër të Ramës, duhet hetuar”
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Rama në Bruksel shqetësohet për Serbinë, mbron Melonin, u jep ‘mend’ britanikëve dhe sulmon studentët shqiptarë
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Eurojust dhe Europol zbulojnë skemën e mashtrimit të “Call Center” në Kosovë
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Rajoni Sociale 3 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.