KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dështon tenderi 16 milion euro për zgjatjen e hekurudhës Tiranë-Durrës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Dështon tenderi 16 milion euro për zgjatjen e hekurudhës Tiranë-Durrës
AktualeAnalizeEkonomiFokusKryesoreSociale

Dështon tenderi 16 milion euro për zgjatjen e hekurudhës Tiranë-Durrës

Përditësimi i fundit: 20 Korrik, 2026 11:29 am
80 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Tenderi 16 milionë euro për ndërtimin e 4 kilometrave linjë të re hekurudhore që do të lidhë Terminalin e Transportit Publik me Stacionin e Trenit Tiranë ka dështuar. Hekurudha shqiptare njoftoi se në garën e shpallur nuk u paraqit asnjë ofertë e përshtatshme dhe për këtë arsye tenderi është anulluar.

Sipas njoftimit të publikuar në Buletinin e Prokurimeve Publike, një ofertë e paraqitur, ajo e bashkimit të kompanive BE-IS dhe 2T nuk plotësonte kriteret për kualifikim pasi nuk kishte përfojë në realizimin e sistemeve hekurudhore dhe ndërtimin e linjave elektrike.

“Dokumentacioni i paraqitur nga operatori ekonomik nuk demonstron se ai ka realizuar më parë punime që përfshijnë ndërtimin e sistemeve të sinjalizimit hekurudhor dhe elektrifikimit të linjave hekurudhore. Për pasojë nuk provohet përvoja e nevojshme në raport me komponentët teknikë më kritikë të kontratës objekt prokurimi,” thuhet në arsyetimin e refuzimit të ofertës.

Tenderi me fond limit 1.5 miliardë lekë, ose 16 milionë euro me kursin aktual, u shpall në muajin maj si një shtesë objekti për hekurudhën Tiranë-Durrës. Ai parashikonte ndërtimin e një linje me gjatësi 4 kilometra për të lidhur Terminalin e Transportit Publik me Stacionin e Trenit në fund të bulevardit të ri të Tiranës.

Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas nisi të ndërtohet në 2021-shin. Kjo linjë parashikon ndërtimin e një sistemi udhëtimi me shpejtësi 70-100 km/orë përmes trenave elektrikë. Kostot e projektit janë rritur disa herë, ndërsa afatet e tij janë shtyrë po ashtu në më shumë se një rast.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Toni Blair, 100 mijë € nga kontratat me Edi Ramën

Sherri i armatosur në Radhimë/ Bie pista e gjobëvënies, gjykata liron Luan Muçën

Kosova rrezikon 166 milion euro nga fondet e BE-së për planin e rritjes

Zjarret në vend/ 32 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive

Formula 1/ Fiton Antonelli në Monza, piloti italian niset nga vendi i 19-të

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kinezët ikin nga bakri shqiptar
Artikulli tjetër “Endrra për Shqipërinë e pas 10 viteve”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Superiore/ Tirana më në fund buzëqesh, vjen fitorja e parë në kampionat
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 6 Shtator, 2026
Edhe një herë për çmimin e bananeve
Analize Kryesore Opinion Sociale 5 Shtator, 2026
Dështojnë dëgjesat për Reformën Territoriale/ Salla bosh në Belsh, Cërrik e Prrenjas
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 5 Shtator, 2026
Kompania e Kushner sulmon protestën shqiptare
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.