KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Durrës/ Qeveria i jep leje Çim Babasit për të ndërtuar “kullat binjake”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Durrës/ Qeveria i jep leje Çim Babasit për të ndërtuar “kullat binjake”
AnalizeEkonomiKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Durrës/ Qeveria i jep leje Çim Babasit për të ndërtuar “kullat binjake”

Përditësimi i fundit: 6 Tetor, 2026 8:58 am
73 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ndriçim Babasi, ka marrë një leje tepër të dyshimtë në qytetin e Durrësit, ku do të ndërtojë dy kulla pranë pallateve egzistuese.

Ndërtimi do të bëhet në ish oborrin e pallateve të vjetra pranë zonës së Portit të Durrësit, ku duket mjaft qartë se dikur zona ka qenë park dhe lulishte.

Duket se, babëzia e betonit ka prekur edhe qytetin bregdetar, ku me një shpejtësi tepër të madhe, janë dhënë leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, për disa kulla, ku përfitues janë të njëjtët njerëz.

Babasi ka qenë eksponent i PD-së, pra opozitës, ndërkohë që pas konflikteve në Parlament, ai vendosi që t’i përkushtohej biznesit, fillimisht duke marrë tendera me shumë zero, veçanërisht në Krujë e Kurbin, ndërsa aktualisht po ndërton disa kulla në Tiranë.

Por, rasti më flagrant vjen nga Durrësi, ku firma e tij, “Babasi Coo” do të ndërtojë dy kulla, e para 19 kate dhe e dyta 13 kate, ndërsa dyshimet më të mëdha kanë të bëjnë me sipërfaqen që do të ndërtohet.

Megjithëse në letra shkruhet se prona është e familjes “Meçe”, nga dokumentet dhe fotot e hulumtuara nga redaksia jonë, rezulton se prona ka qenë e gjelbër, ndërkohë që nuk dihet sesi është bërë private.

Në muajin qershor të këtij viti, qeveria ka zbardhur një tjetër leje tepër të dyshimtë, kësaj herë në Durrës.

Megjithëse miratimi ishte bërë në vitin 2025, KKTU-ja ka pritur për muaj me radhë për t’i zbardhur lejen, pas dyshimeve se mund të ishte lulishte apo oborr i pallateve egzistuese.

Në fund, në mënyrë tepër të diskutuar, kanë zbardhur lejen e ndërtimit për objektin “Skalitur Tower”, strukturë me funksione komplekse, shërbim, hoteleri dhe rezidencial me 2, 10,13, 16, 19 kate mbi tokë dhe 3 kat nëntokë, me vendndodhje pranë Rrugës “Myfti Kodra”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Babasi Coo” sh.p.k.

Dyshimet janë se, persona të tjerë kanë vepruar për vite me radhë për tjetërsimin e lulishteve dhe oborrit të pallateve egzistuese dhe më pas për t’a certifikuar.

Mjafton një verifikim nga organet ligjzbatuese për të zbardhur të gjitha këto veprime, që natyrisht s’janë bërë gjatë një dite apo nate të vetme.

Në fotot e dokumenteve të tenderit rezulton se në truallin ku do të ndërtohen kullat, ka banesa 1 katëshe. Ndoshta të ndërtuara për të legalizuar apo tjetërsuar të gjithë oborrin, një skemë e ngjashme në të gjitha qytetet, për të marrë truallin.

Pozicioni i truallit është mjaft i favorshëm, duke qenë se janë në vijën e parë, ku dikur prona ka qenë totalisht në favor të pallateve të vjetra.

Në fotot e “google maps” duket mjaft qartë se trualli është pjesë e gjelbër, lulishte dhe e tjetërsuar në mënyra tepër të dyshimta.

Në dokumente cilësohet se “objekti i propozuar ndodhet në qytetin e Durrësit, hapësira në të cilën do të ndërtohet objekti i ri ‘Skalitur Tower’, e gjithë hapësira është pronë private e familjes Meçe.

Zona ku parashikohet të ndërtohet objekti ka një sipërfaqe totale prej 2961 m², siperfaqja e zënë nga struktura (kati përdhe) është 873.5 m², që përkon me një koefiçient shfrytezimi prej 29.5%”.

Në letra shkruhet se projekti i propozuar bën pjesë në zonë me prioritet zhvillimin e turizmit, “Brezi Bregdetar”.

Sipas saj, kulla e parë 13 kate do të ketë restorante, hotel dhe më pas apartamente për banim.

Kulla e dytë do të jetë 19 kate mbitokë, ku do të ketë njësi tregtare dhe më pas apartamente banimi.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Nuk është vetëm nafta
Artikulli tjetër Dyfishohet në 22 mln euro kostoja e rrugës Qafa e Buallit-Martanesh

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.